Një zëdhënës i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit tha: “Republika Islamike e Iranit është një nga viktimat e terrorizmit dhe shumica e qeveritarëve dhe pushtetarëve iranianë janë sulmuar nga organizata terroriste Muxhahidine Halk, por organizatat e të drejtave të njeriut pa marrë parasysh këtë detaj, po përpiqen të fshijnë të kaluarën e zezë të organizatës”
Sipas raportit të agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve, Keivan Khosravi , për një takim të kryer një javë më parë me kreun e agjencisë shtetërore të lajmeve në Shqipëri, Gëzim Podgoricën, shtoi: “Qasja e rrezikshme dhe sektare e udhëheqësve të Organizatës Muxhahidine Halk që përpiqen të sigurojnë interesat e tyre të paligjshme nëpërmjet shpëlarjes së mendjes së anëtarëve të organizatës dhe marrjes së tyre peng, duhet të ndiqet nga mediat e pavarura për të minimalizuar dëmtimin e popujve evropianë.”
Asistenti i kulturës dhe marrëdhënieve të sekretariatit përsëriti: “Në fillim të shfaqjes së grupeve terroriste al-Nusra dhe ISIS në Siri dhe Irak, Organizata Muxhahidine Halk i ka mbështetur këto grupe terroriste duke shfaqur identitetin e tyre të përbashkët.”
Ai vuri në dukje zhvillimin e kërcënimit nga ekstremizmi, dhuna dhe terrorizmi në rajon dhe në botë dhe tha: “Bashkëpunimi i mediave të pavarura në krijimin e qendrave të përbashkëta kërkimore , do të luajë një rol vendimtar në miratimin e praktikave efektive kundër mediave që reklamojnë grupet e dhunshme ekstremiste dhe terroriste.”
Ai e quajti shkëmbimin e lajmeve dhe analizave midis dy shteteve si forcën që do to shkatërronte monopolizimin e lajmeve nëpërmjet ndërgjegjësimit të masave popullore dhe shtoi: “Kuptimi i marrë në këtë aspekt ndërmjet Teheranit dhe Tiranës posedon karakteristika të rëndësishme.”
Khosravi, duke e konsideruar miratimin e qasjes së disa mediave nga programet e lidhura me sistemin hegjemonist , që ishte shkak i ndjenjave diskriminuese në komunitete të ndryshme dhe që shërbente si terren i krijimit të forcave ektremiste dhe terroriste ,tha: “Indiferenca e mediave perëndimore për masakrën që ndodh në rajon dhe theksimi i një akti terrorist në një vend evropian padyshim është shkak i formimit të ndjenjave diskriminuese.”
Kreu i agjencisë shtetërore të lajmeve në Shqipëri gjithashtu duke theksuar nevojën e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit mes mediave iraniane dhe shqiptare dhe duke pasur parasysh të përbashkëtat e të dy vendeve, ka njoftuar se prioriteti i agjencisë shtetërore të lajmeve është përhapja e lajmeve të sakta.
Gëzim Podgorica shtoi: “Mediat e pavarura nuk duhet t’i lejojnë terroristët të përfitojnë nga ata duke i përdorur si mjet reklamimi.”
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir