Shumë nga krimet makabre të Muxhahidine Halk nuk mund t’i shfaqësh në një film

Categoria: Lajme

Sipas raportit të Habilin, më 16 prill stacioni televiziv OFOGH në programin e tij të quajtur “Jahan Ara” ka transmetuar filmin kinematografik me temë “Aventura e mesditës”.

Ky film u transmetua në prezencë të Muhamed Hasan Roozitalab, studiues dhe shkrimtar i historisë bashkëkohore iraniane, redaktor i revistës “Ramze Obur”(fjalëkalimi) dhe asistent i Qendrës Dokumentuese të Revolucionit Islamik, Behruz Afkhami, shkrimtar dhe regjisor kinemaje, dhe gjithashtu në prani të Muhamed Husejn Bedri si një prezantues dhe ekspert  në temën e filmit “Aventura e mesditës” dhe Organizatës Muxhahdine Halk.

Në fillim të bisedës , duke shprehur arsyen e pëlqimit të filmit “Aventura e mesditës”, Behruz Afkhani tha: “ Aventura e mesditës, është filmi më i suksesshëm i kinematografisë iraniane  i cili është xhiruar duke u bazuar në ndodhitë dhe temat  politike të viteve të fundit në Iran. Ky film ka karakteristika dhe vlera të dukshme të cilat askush nuk mund t’i mohojë.”

Më parë ai ka patur shoqëri me Z.Mahdavian(regjisor)  dhe i pëlqente shumë filmat “Ditët e fundit të dimrit” dhe “Qëndrimi në mjegull”, por për të ishte me të vërtetë tërheqës dhe nuk e priste që ai ta xhironte këtë film në një kohë kaq të shkurtër për rreth gjashtë muaj dhe të ishte kaq ndikues dhe në formë të bukur.

Në veçanti për muxhahidinët ai ka shprehur: “Nga viti 1979 për shkak të pranisë në grupin politik të televizionit  dhe pjesëmarrjes  në krijimin e disa programeve që  analizonin zhvillimet politike brenda vendit,  fillova të planifikoj programe  televizive rreth këtyre organizatave. Kur filluan vrasjet dhe konflikti ushtarak në vitin 1980 , kemi transmetuar programin televiziv të titulluar “Baziye Khordeha”(emri që imam Khomeini përdorte për ta) për gjysëm ore në javë. Në program flitej për vrasjen e dëshmorëve nëpër rrugë dhe rrugica (shumica e të cilëve ishin njerëz të thjeshtë, bukëpjekës, pastrues dhe kasapë) dhe transmetoheshin intervista të ndryshme me familjarët e tyre(dëshmorëve). Ata ishin qytetarë të thjeshtë të cilët u vranë gjatë vitit 1980. Në këtë program gjithashtu janë transmetuar edhe intervista me terroristë të arrestuar të këtij grupi(MKO) dhe kemi vazhduar për 30 javë me radhë.”

Në vazhdim të emisionit Roozitalab  duke i kthyer përgjigje pretendimit se Revolucioni Islamik  që fitoi në 11 shkurt të vitit 1979 nuk ishte i përbashkët për të tërë popullin, tha: “Lufta e armatosur revolucionare nuk zgjati as 24 orë. Filloi në mbasditen 10 shkurtit dhe mbaroi të nesërmen në mesditë me marrjen nën kontroll të kazermave dhe qendrave qeveritare. Ky ishte një revolucion popullor.”

Ai në lidhje me Organizatën Muxhahidine Halk  tha se kjo organizatë  për shkak të ideologjisë dhe mësimeve që kishte e njihte Revolucionin Islamik si një ndryshim superstruktural, ndërsa vetë revolucionin një ndryshim thelbësor, prandaj ata nuk e quanin islamikun  fitimtar sepse ata besojnë se forma , mënyra dhe metoda që islamikët përdorën nuk ishte  revolucionare. Thjesht është larguar dikush dhe ka ardhur një tjetër duke qenë i njëjti regjim i mëparshëm.

Më parë, Muhamed Reza Pahlevi, për të forcuar legjitimitetin e pushtetit të tij shprehu se kishte një qeveri të fortë që parandalonte ndarjen e Iranit dhe kthimin në Iranistan. Ai gjithashtu tha se qeveria e tij qëndronte e palëkundur përballë armiqve komunistë dhe të majtëve dhe po të mos ishte ky qëndrim do ndodhnin dy gjëra me Iranin: 1.Iranianët do ndaheshin në shtete të ndryshme. 2. Vendi dhe frenat e pushtetit në të do të binin në dorë të komunistëve. Në të vërtetë alternativa e dytë ndodhi më 12 shkurt 1979 me rënien e garnizonit të Mahabadit, bazës më të madhe ushtarake në perëndim të vendit.

Ky studiues i historisë së revolucionit islamik u shpreh se nga njëra anë, një ditë pas fitores të huajt janë përpjekur të thyejnë Iranin dhe nga ana tjetër për t’ia arritur qëllimit të tyre ata filluan  vrasjen e organizatorëve të programeve televizive me pikëpamje të majta dhe marksiste. Më 2 maj 1979, 80 ditë pas fitores së revolucionit grupet sektare  kryen vrasjen e Ajetollah Mutaharit duke e konsideruar atë një Kryetar të Këshillit Revolucionar. E gjitha kjo tregon se vendi u përball me fenomenin e terrorit në më pak se tre muaj pas fitores së revolucionit. Në atë kohë nuk ka patur forca të sigurisë në vend që t’i kundërpërgjigjeshin atyre. Për shkak të famës së keqe që kishte marrë SAVAK-u askush nuk ishte i gatshëm që të deklaronte se ishte agjent i specializuar në atë fushë. Për shembull , në vitin 1980 , dëshmori i madh Mustafa Chamrani, zëvendës kryeministri i sistemit të ri politik dhe pjesëtar i forcave të sigurisë, ishte në mëdyshje për përfshirjen e ish-agjentëve të SAVAK-ut në forcat e reja të sigurisë. Kjo gjendje vazhdoi deri në vitin 1985 me formimin e Ministrisë së Informacionit.

Asistenti i Qendrës Dokumentuese të Revolucionit Islamik  në përgjigje të pyetjes se cili ishte roli i të rinjve revolucionarë të tërhequr në sistemin e sigurisë tha se me të vërtetë disa prej tyre të cilët ishin të zgjuar dhe të përkushtuar iu bashkangjitën forcave të sigurisë duarbosh duke u mbështetur te Zoti. Është e njohur mirë se vetëm një martir i quajtur  Hasan Bakeri i cili ka shërbyer në luftë mund të jetë shembull për atë që ka ndodhur brenda Iranit. Në operacioni Fath Ol-Mobin të udhëhequr nga të rinj anonim në një zonë të Iranit, u vra komandanti i lartë ushtarak i Sadam Huseinit, Abdulrashidi. Ishin po këta të rinj që morën pjesë në revolucion  të cilët pas vitit 1979 u përballën me terrorin dhe grupin MKO duke qëndruar përballë tyre me zgjuarsi dhe trimëri.

Në një pjesë tjetër të emisonit Afkhami duke iu përgjigjur pyetjes se përse nuk ishin xhiruar më shumë filma të tillë rreth Organizatës Muxhahidine Halk ,por thjesht janë treguar në shumë pak skena të telenovelave dhe filmave të ndryshëm iranianë ,  tha: “Skriptin e parë rreth MKO e kam shkruar unë dhe më vonë u xhirua filmi i quajtur “Dorëshkrimet” nga regjisori Mehrzad Minaji. Ai film u xhirua në vitin 1987(kur kjo dukuri dhe përballje ishte në pikat kulminante). Në ato momente ishte mëse normale për regjisorin  e filmit që të merrte telefonata me kërcënim me vdekje dhe skenarin e filmit e shkruajti të gjithin duke qenë i vetëdijshëm për rrezikun.”

Në vazhdim ai shtoi: “Deri më sot këto kërcënime janë pengesa kryesore  dhe akoma nuk janë zhdukur si për aktorët ashtu dhe për regjisorët. Kanë gjetur numrat e tyre të telefonit dhe i telefonojnë nga jashtë shtetit. Për shembull ,Xhelil Ferxhadi, heroi i filmit “Dorëshkrimet” është kërcënuar disa herë rregullish derisa ai i kërkoi leje armëmbajtjeje shtetit për vetëmbrojtje.

Në veçanti për zhanerat dhe standartet e larta kinematografike të filmit “Aventurat e mesditës” Afkhami pranoi se ky film jo vetëm që është i ngjashëm me filmat me spiunë, por është i ngjashëm edhe me shumë filma policeskë si “Los Angeles Confidential”. Në këtë film të Hollywood bëhet fjalë për një grup policësh që përleshen me mafiozë  të cilët sundojnë qytetin. Në të vërtetë mafiozët sundonin nga brendia e sistemit policor. Një nga arsyet e suksesit të “Aventurat e mesditës” është se temat  historike  janë në krye të vëmendjes dhe fokusit. Arsyeja e besueshmërisë së filmit është  se nuk tregohen skena në brendësi të strukturave të Organizatës Muxhahidine Halk, por ç’do gjë ndodh në mesin e policëve dhe u afrohen objektivit (MKO-së) së bashku  me ta. Skena e fundit e filmit ishte mjaft e mirëmenduar dhe e projektuar në formë perfekte. Filmi është xhiruar në një mënyrë të atillë që duket sikur të jetë një dokumentar dhe kameramani në momentin që futet në njërën nga shtëpitë e terroristëve, qëndron në cep të dhomës për të mos u qëlluar nga ndonjë plumb. Pozicioni i filmimit është mjaft i përshtatshëm për të krijuar përshtypjen se është një film dokumentar dhe rrit nivelin e besueshmërisë.

Duke folur rreth arsyes së shikueshmërisë së filmit dhe interesimit të shikuesve , shtoi: “Aventurat e Mesditës” është një film mjaft emocionues dhe realist policesk. Mahdevian ka përdorur një zhaner i cili ishte harruar këto 10-15 vitet e fundit.”

Studiuesi duke shpjeguar arsyet e rënies së audiencës së kinematografisë iraniane tha se më parë në Iran ishin në modë filmat policeskë, politikë dhe të thjeshtë , por sot kinemaja iraniane ka shkuar në një drejtim në të cilin janë harruar përbërës të ndryshëm dhe me rëndësi të filmave. Vetëm një lloj filmi kishte mbetur të cilin kritikuesit e quanin film social ose komedi, por në fakt ishte një lloj gjesti intelektual që luante bllofin në pozitën e të qenurit mësues i misticizmit dhe etikës, pozitë e cila me ç’do kusht përpiqej të ishte në përshtatje me kërkesat e festivaleve të huaja. Përveç filmave socialë, ç’do film tjetër është kritikuar dhe përbuzur. Pak nga pak drejtuesit kanë hequr nga lista të gjitha filmat policeskë, për fëmijë,aksion dhe ç’do film josocial derisa arritën të largonin 95% të audiencës. Kompromisi në politikat praktike të Ministrisë së Kulturës në 10-15 vitet e fundit dhe kërkesat e festivaleve të huaja të filmit  u bënë shkak që kinemaja iraniane të xhirojë filma të një lloji që nuk kishte aspak audiencë.”

Më pas ai shtoi: “Afërsisht 2% përqind e njerëzve shkojnë në kinema 2 apo 3 herë në vit. Kinematë shfaqin dy-tre filma në vit me regjisorë dhe aktorë të panjohur dhe audienca janë njerëzit e thjeshtë. Audienca e kinemasë kishte arritur në 10 milionë nga të cilët vetëm 2 milionë prej tyre e frekuentonin shpesh kinemanë. Ato dy –tre milionë njerëz të cilët përbënin 4-5% të popullsisë së Iranit e frekuentonin kinemanë për të parë filma komikë. Kështu filmat policeskë dhe investigues u harruan dhe nuk i interesonin më kujt.”

Afkhani theksoi se Mahdaviani ka kryer një punë më të rëndësishme se sa xhirimi i një filmi në “Aventurat e mesditës”. Ai ka ringjallur dhe një herë filmat aksion, policeskë dhe emocionues dhe shreson se në të ardhmen zhaneri policesk do të jetë një zhaner mjaft tërheqës për publikun dhe do të ketë mjaft të ardhura në mbarë kinematë e vendit gjithashtu.

Roozitalab vuri në dukje se sjelljet ç’njerëzore të anëtarëve të Organizatës Muxhahidine Halk  i kanë kaluar të gjitha kufijtë e dhunës. Kur organizata planifikonte strategjitë, i përdorte të gjitha mënyrat e mundshme, qoftë të dhunshme apo jo, për t’ia arritur qëllimit që kishte. Dhunën e tejskajshme, ligësinë dhe krimet e tmerrshme të organizatës nuk mund t’i shfaqin në kinema. Për shembull rrëmbimi i dy të rinjve dhe rrjepja e lëkurës së kokave dhe fytyrave të tyre  ose torturimi i një shkencëtari dhe varrosja e tij për së gjalli.

Ai  shtoi se në qoftë se nuk do të ishin përballur me MKO-në, sot i gjithë Irani do të ishte kampi Ashraf. Ata nuk mëshirojnë as veten. Mund të guxojmë të themi se muxhahidinët janë një shkallë më lart se ISIS dhe janë po ata që i mësuan këtyre të fundit  sulmet vetëvrasëse. Sulmi i parë vetëvrasës u krye kundër një burri të vjetër 90 vjeçar, Ajetollah Dastgejbit.

Redaktori i “Ramze Oboor”  vuri në dukje se sjelljet e Muxhahidine Halk janë të ngjashme me veprimet e Khmer Rouge në Kamboxhia. Gjatë kohës së qeverisjes së Kamboxhias, Khmer Rouge kanë vrarë  2 milionë njerëz të një shteti me popullsi 10 milionë. Muxhahidinët gjithashtu nuk do të hezitojnë të vrasin miliona njerëz për të marë pushtetin dhe këtë gjë e konsiderojnë të mundësishme. Nje shembull i mirë për këtë është hyrja e tyre me armë dhe maska në një bankë dhe vrasja e njerëzve me pretekstin se janë bashkëpunëtorë të regjimit. Një shembull tjetër është vrasja e grave dhe fëmijëve me po të njëjtin pretekst. 

Studiuesi i historisë së Revolucionit Islamik  deklaroi: “Ata janë treguar të ngathët në ironizimin e dhunës së tyre dhe shumica e njerëzve i urrenin. Për shembull ata kanë vrarë një rouhani( klerik shi’it) me turban të zi në rrugë gjë që ishte skena e parë në film, por për arsye se ishte e pabesueshme e hoqën nga filmi duke e shfaqur sikur ata e kishin vrarë për shkak të mjekrës ose sepse ishte i pastrehë që flinte në karton.

Ai theksoi: “Ky grup nuk i njeh sjelljet njerëzore që të sillesh butë me të. Janë marrë vendime të mira ushtarake dhe pas operacionit Mirsad u ndërmorën disa veprime që shkaktuan largimin dhe shporrjen e tyre nga strukturat ushtarake.”

Afkhami,në përgjigje të pyetjes se si u tërhoqën të rinjtë nga kjo organizatë, duke shpjeguar faktin se i ka ndjekur nga afër dhe ka qenë dëshmitar i rekrutimit të tyre qoftë edhe në kohën e luftës me Irakun,tha: “Njerëzit u përballën me një gjendje ku për të mbrojtur familjen dhe qytetin e tyre u detyruan të shkojnë në frontin e luftës dhe të durojnë  një gjendje të tmerrshme duke parë trupat e fëmijëve të ndarë në copa.”

  Ai vazhdoi: “Këto fatkeqësi u ndodhën njerëzve në zonat e luftës një vit para vrasjeve të verës së vitit 1981. Kjo gjëndje u bë shkak që njerëzit të rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur sigurinë e vendit, familjen, qytetin dhe Revolucionin Islamik.”

Akhami duke vendosur theksin mbi këtë çështje tha: “Natyrisht ai që ndodhet në pozicionin kundër Revolucionit Islamik  shtyhet në rrugë të dhunës  sepse përballet me njerëz që nuk të hapin rrugë. Ata e kishin parë këtë lloj brutaliteti nëntë muaj para se të mbaronte lufta. Në një moment kur njerëzit janë duke luftuar dhe e kanë bastisur armikun në frontin jugor, është e qartë që e vetmja rrugë për Organizatën Muxhahidine Halk është të përdorë mënyra brutale për t’ia arritur qëllimeve.”

Drejtori i televizionit dhe kinematografisë duke shpjeguar se këto sjellje primitive nuk janë domosdoshmërisht politike dhe ideologjike, tha: “Disa nga aventurat fillojnë atëherë kur te një person ka potenciale për sjellje primitive dhe ajo që është e nevojshme për ta shfaqur këtë është thjeshtë ta lënë pak veten të lirë dhe jashtë kontrolli.”

Ai rikujtoi: “Në qoftë se do të studioni dosjet e lajmeve të viteve 1981-1986 në Teheran do të shikoni se kanë ndodhur shumë vrasje që nuk kishin lidhje me politikën dhe ideologjitë por ishin sjellje primitive të dhunshme të shfaqura te njerëz të thjeshtë.”

Afkhami citoi një rast të përdhunimit të 21 femrave nga 4 persona dhe tha: “Këta 4 persona ishin familjarë me njëri-tjetrin. Ata i merrnin femrat si pasagjere në makinat e tyre dhe pasi i përdhunonin, u merrnin sendet me vlerë dhe i linin të lira në shkretëtirë.”

Ai duke thënë që njeriut i mjafton ta lërë pak veten të lirë dhe do shohë rezultater e dhunës dhe sjelljes primitive, shtoi: “Për arsye se ka potenciale të prezencës së dhunës në ç’do person, nuk është nevojshme që dikush të përfshihet në një organizatë dhe ti justifikojë këto sjellje me ideologjinë e saj(organizatës). Në një organizatë mafioze nuk funksionon kjo gjë dhe duhet të bësh gjithçka që të kërkohet për të vërtetuar që je besnik ndaj grupit. Unë kisha një ndjenjë për kampin Ashraf  dhe thoja që ishte një pavion të sëmurësh mendorë por me një ndryshim që edhe vetë kryetari i saj është i sëmurë dhe budalla gjithashtu.”

Drejtori i televizionit duke shpjeguar se nga 10 persona me probleme mendore njëri ka mundësi jetë i dhunshëm dhe të kënaqet me sjelljen primitive dhe kafshërore, tha: “ Disa persona janë të atillë nga natyra. Dikush ndjek epshet dikujt tjetër i pëlqen dhuna. Këto gjëra nuk kanë përse t’i bashkangjiten ideologjive.”

Ai duke shpjeguar se si disa persona arrijnë në atë pikë nëpërmjet ideologjive duke e shfaqur atë në formë abstrakte, e krahasoi këtë temë me sjelljen e Republikës Islamike dhe arriti në këtë përfundim: “Një nga arsyet e suksesit të Republikës Islamike në kontrollin e zonës së Kurdistanit ishte mos pasja frikë e komandantëve dhe përpjekja e tyre për të komunikuar me ta(kurdët e majtë). Garda Revolucionare e Iranit nuk e ka parë ç’do person me armë në dorë si një armik që duhet luftuar por gjithmonë janë përpjekur të bisedojnë me ta dhe kurrë nuk janë munduar t’ua marrin armët nga duart.”

Në vazhdim, Muhamed Hasan Roozitalab duke u shprehur se nuk ishte shumë dakort me fjalët e Z. Afkhami, tha: “Ne nuk pretendojmë se të gjithë anëtarët e Organizatës Muxhahidine Halk i janë bashkangjitur kësaj organizate për shkak të ideologjisë që ajo posedon, por është e mundur që edhe gjendja e tyre psikologjike të ketë ndikuar te ata duke i dërguar deri në atë pikë. Kur dikush hedh hapin e parë  nuk ka shumë rëndësi se sa të madh e hedh, por e rëndësishme është të dimë që jo ç’do gjë është për shkak të strategjisë së organizatës. Nuk është e përcaktuar nga strategjia e organizatës që dashamirësit të bëjnë atë që bëjnë ose jo.”

Ai shtoi: “Shehid Laxhurdi nga mesi i vitit 1984 dha dorëheqjen  nga prokuroria  e revolucionit  ndërsa shehid(martir) Sejadi mori pjesë në operacionin Mirsad në vitin 1988 dhe u vra më vonë në vitin 1998. Kjo nuk ishte strategjia e organizatës dhe ata nuk vendosën t’i kryejnë vrasjet  e tyre në ato vite. Kjo do të thotë se përkrahësit, vija e parë e ushtrisë dhe forcat speciale nuk është se nuk mund të bëjnë asgjë pa patur një strategji.”

Studiuesi i historisë së Revolucionit Islamik tha: “Në fakt organizata nuk ishte në kërkim të shtresës sociale më aktive, për këtë arsye sheh shumë pak studentë në të. Ndërkohë ata thonin ne kemi tërhequr elitën. Në qoftë se studentët donin të bëheshin opozitë do i bashkangjiteshin grupeve të tjera dhe jo MKO-së. Edhe punëtorë të thjeshtë gjen pak në mesin e tyre, por mund të shohësh shumë nxënës të shkollave të mesme dhe gra sepse janë të ndjeshëm. Ata  nuk kanë nevojë për justifikime dhe mund t’i emocionosh me një fjalë dhe një lëvizje.”

Rreth studimit të këtij skripti, Roozitalab tha: “Nuk ishte vendosur që ky studim të kthehej në një film. Për të ndërtuar filmin, dy ose tre vjet më parë duhej mbledhur informacion dhe duhej biseduar me aktorët realë të cilët kanë marrë pjesë në ato ngjarje.”

Ai shtoi: “Ndodhi diçka që unë fillova të kem takime me Z.Rezavi , por sigurisht sado që ne jemi përpjekur për të shtuar ndonjë dokument, po të mos ishte Z. Mahdavian nuk do kishim arritur të nxirrnim gjë në dritë. Sigurisht ajo që ju shihni sot është për shkak të përpjekjeve të Mahdavianit dhe trimërisë së Z. Rezavi të cilit i hodhën cianur gjatë kohës së xhirimit të filmit.”

Në vazhdim, duke theksuar se e kishte lexuar librin “Shkëmbi i fortë” të Z.Roozitalab, Afkhami vuri në dukje: “Hulumtimet në këtë film kanë burime të përshtatura dhe skripti i Mahdavianit konsiderohet i adaptuar. Është shumë i lidhur me hulumtimet dhe për këtë arsye është mjaft i ngjashëm me filmin “LA Confidentia”.”

Ai shtoi: “Ky film bazohet në një roman të shkrimtarit prestigjioz James Elroy. Ai konsiderohet si specialist i Los Angeles. Arsyeja përse i dhanë çmimin Oskar ishte kjo se ai mundi të ripërmblidhte më shkurtimisht përmbledhjen e romanit voluminoz të letërsisë bashkëkohore amerikane.”

Në një pjesë tjetër të emisionit, kur Roozitalab u pyet se sa mundësi kishte MKO-ja të ndërhynte në punët e brendshme të shtetit iranian apo të kishte informatorë në të, duke u përgjigjur se këtë pyetje duhet t’ua bënte specialistëve të sigurimit, tha: “Kemi dy breza me ndikim, brezi i parë janë ata të cilët ishin të udhëhequr nga vrasjet dhe sabotimet, ndërsa brezi i dytë janë ata që kishin kundërshtime me sistemin dhe shfrytëzonin të metat si historia e Z. Montazeri i cili në mënyrë indirekte thonte se Imam Khomeini i kishte thënë që pas tij t’ua linin pushtetin liberalëve që më vonë ata ta kalonin në dorë të Muxhahidine Halk.”

Studuesi i historisë së Revolucionit Islamik  duke vendosur theksin mbi termin se doktrina e Imam Khomeinit për zgjidhjen krizave ishte popullore, tha: “Fitorja e revolucionit, lufta dhe menaxhimi i sigurisë kombëtare në këto kriza me 17000 martirë, ishte mjaft popullore.”

Në fund ai tha: “Në qoftë se personat të cilët janë përballur  me rrjetin më të madh terrorist në historinë e Iranit nuk do të respektohen, nuk është e mundur që të dalë kush në mbrojtje të vendit tonë në qoftë se ai do të kërcënohej në këtë rajon plot kriza. Nuk duhet ta presësh degën ndërkohë që je ulur në të.”


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur