Konferenca e komunitetit të ish-anëtareve femra të Organizatës Muxhahidine Halk u mbajt në Evropë dhe tema kryesore ishte përkrahja dhe mbrojtja e të gjithë viktimave dhe ish-anëtarëve të kësaj organizate dhe në veçanti femrat.
Në këtë konferencë ,ish-komandantja Nasrin Ibrahimi, dhe dy zonja të quajtura Betul Soltani dhe Zahra Mirbakeri, ish-anëtare të këshillit drejtues të organizatës, të cilat janë arratisur nga kampi Ashraf në provincën Diyala në Irak, përgatitën një material duke treguar ngjarjet pikëlluese të metodave brutale të Mas’ud Rexhavi me anëtaret femra të organizatës, në veçanti me anëtaret e këshillit drejtues dhe komandantet. Metoda si përdhunimi, dështimi i fëmijëve, burgosja, torturimi, vrasja dhe krime brutale.
Para kësaj,Merjem Sanxhabi, ish-anëtare e këshillit drejtues e cila është arratisur para dy vitesh nga kështjella makabre e kampit Ashraf tregoi për mënyrat e burgosjeve, torturimeve brutale të anëtarëve të organizatës, vrasjes dhe vetëvrasjeve të kryera nga anëtaret femra të MKO-së në prani dhe dëshmi të saj. Në vijim janë disa nga intervistat dhe deklaratat e disa ish-anëtareve femra të MKO-së:
Mas’ud Rexhavi na përdhunonte duke u nxitur nga gruaja e tij Merjem Rexhavi!!
Betul Soltani, ish-anëtare e këshillit drejtues të MKO-së: “Në dimër të vitit 1998 u ftuam në një mbledhje e cila ishte organizuar nga Merjem Rexhavi. Na thanë se duhet të laheshim mirë dhe të ishim të pastra. Duhet të hiqnim shamitë dhe të vishnim rroba të reja dhe të bukura sepse kjo mbledhje po bëhet në hollin e udhëheqësisë dhe aty duhet të bëhet vallëzim i lirë!
Më dha një ndjesi të çuditshme dhe më kaploi frika e stresi aq sa e humba kontrollin e vetes dhe fillova ti bëja pyetje vetes se ç’do të thonte vallëzim i lirë?! U bëra kurioze për këtë temë dhe fillova të përpiqesha ta zbuloja këtë gjë dhe të takoja përgjegjësen e zonës numër 4 të kampit Ashraf(zona në të cilën do zhvillohej mbledhja) Faeze Muhabetkar.
Më në fund erdhi koha e premtuar. Unë së bashku me një grup të madh femrash anëtare të këshillit drejtues u paraqitëm te vendi i sunduesit dhe komandantit të përgjithshëm të Organizatës Muxhahidine Halk në Kampin Badizagedan në rajonin Ebu Garib të Bagdadit. Pas një ore, njëri nga sekretarët e zyrës së udhëheqësit i cili ishte përgjegjës i shërbimit të udhëheqësve erdhi pranë nesh duke na dhënë peshqirë dhe mjete kozmetike dhe tha se kushdo që ka ardhur pa u pastruar duhet të bëjë banjo, të parfumoset dhe të jetë e pastër në maksimumin e mundshëm. Unë e pyesja veten se cili ishte qëllimi i këtyre kërkesave?! A kërkon Mas’udi të na shohë të zhveshura?! Përse na thonë të lahemi dhe të parfumosemi pikërisht këtu te vendi i Mas’udit dhe Merjemes?!
Unë kam qenë duke luftuar me veten time dhe u përpoqa ta bind veten se ata thjeshtë po testonin përkushtimin tonë ndaj udhëheqësve. Pasi u përgatitëm të gjitha na urdhëruan të futemi te salloni “X”. Në qilim ishin shpërndarë fletë të bardha. I gjithë salloni ishte i veshur me ngjyrë të bardhë. Në mes ndodheshin dy kolltukë të bardhë dhe përballë tyre një tavolinë me një Ku’ran, pasqyrë, sënduk dhe një tortë të madhe disa katëshe. Më vonë e kuptuam se në sënduk ndodheshin byzylykë dhe varëse ari.Pas disa minutash filloi shfaqja dhe Mas’udi së bashku me Merjemen hynë në sallon. Mas’udi ishte veshur me rroba shtëpie dhe madje as çorapet nuk i kishte veshur ndërsa Merjem Rexhavi erdhi pa shami dhe me flokë të zbukuruara. Të dy u ulën te kolltuqet që ndodheshin në mes. Më pas Merjemja u ngrit dhe qëndroi në këmbë mbrapa kokës së Mas’udit. Njëra nga gratë i tha se përse nuk ulej?! Merjem iu përgjigj me buzëqeshje: “Unë e lashë këtë kolltuk të lirë për ty dhe gratë e tjera të Mas’udit!”
Unë u shokova nga fjala “gratë e tjera të Mas’udit” dhe u habita shumë kur gratë e tjera të këshillit të udhëheqjes i hoqën shamitë e tyre. Në ato momente zemra më rrihte fort dhe nuk e dija se cili ishte plani dhe faza tjetër e tij. Mendoja se për shkak të përkushtimit dhe besëlidhjes sonë me udhëheqësin duhet të përgatiteshim të pranonim një urdhër për tu martuar me të. Më pas me një veprim të paracaktuar Mas’udi pyet Merjemen: “Merjem çfarë duan këto dhe përse i ke sjellë këtu?!”
Merjem Rexhavi i përgjigjet: “Kanë ardhur këtu që ti të kryesh ceremoninë martesore mes vetes dhe tyre... A nuk të thashë që ç’do grua duhet të marë rrugën tonë?!...Unë e kam thënë dhe përsëritur disa herë se femrat e Muxhahidine Halk janë gratë e tua dhe nuk është thjeshtë një poezi për një çështje serioze.”
Më pas ajo na tha: “Të gjitha ju duhet të vini të uleni një e nga një në këtë kolltuk që Mas’udi të lexojë aktin e martesës dhe të gjitha ju duhet të shprehni pëlqimin tuaj për këtë.”
Pasi Mas’ud Rexhavi lexoonte aktin e martesës, merte një varëse nga sënduku, na e vendoste në qafë, na përqafonte dhe na puthte.”
Në ato momente Merjem Rexhavi na tha: “Nga sot e tutje ju jeni gratë e Mas’udit.”
Papritur filloi muzika dhe gratë e moshuara dhe anëtaret e vjetra të këshillit të lidershipit me urdhërin e tij u zhveshën dhe filluan të kërcenin mbi qilimin me fletë të bardha mbi të. Aty Mas’ud Rexhavi tha: “Ky është vallëzimi i lirë!”
Më pas na tha me zë të lartë: “Ju jeni për mua su gratë e profetit, që do të thotë e keni të ndaluar të martoheni me dikë tjetër.”
Më pas ai lexoi ajetin 32 të sures Ahzab në Kur’anin Famëlartë : “يَا نِسَاءَ النَّبِيِّ لَسْتُنَّ كَأَحَدٍ مِّنَ النِّسَاءِ إِنِ اتَّقَيْتُنَّ فَلَا تَخْضَعْنَ بِالْقَوْلِ فَيَطْمَعَ الَّذِي فِي قَلْبِهِ مَرَضٌ وَقُلْنَ قَوْلًا مَّعْرُوفًا ,O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura.”
Në ato momente Merjen Rexhavi i nxiste gratë e tjera të hiqnin rrobat dhe të kërcenin lakuriq përballë burrit të saj Mas’udit dhe thonte: “Përse nuk mundoheni të konkuroni me njëra tjetrën që ti merni leje Mas’udit që të futeni te dhoma private e tij dhe të flini bashkë?”
Të gjithë gratë u rreshtuan dhe morën radhën që një natë secila nga ato të flinte me të derisa një natë më erdhi radha mua. Merjemja më thirri dhe më tha: “Sonte është nata jote e parë e martesës dhe nata e ngritjes në qiell.”
Atë natë ajo më shoqëroi në dhomën e gjumit të Mas’udit dhe atë natë ai fjeti dhe kryeu marrëdhënie me mua. Njëra nga anëtaret e këshillit të udhëheqjes më tha privatisht se kishte parë me sytë e saj Mas’ud Rexhaviun të kryente marrëdhënie seksuale në kolektiv me të gjitha femrat e këshillit ët udhëheqjes në kampin Ashraf.
Metodat më të tmerrshme të torturimit në burgun Rexhavi të kampit Ashraf
Merjem Sanxhabi , ish-anëtare e këshillit të udhëheqjes së MKO-së , thotë: “Në fillim të vitit 1995, pasi kishin kaluar 8 vite nga rekrutimi im dhe puna në këshillin e udhëheqjes së Organizatën Muxhahidine Halk në kampet e Bagdadit, më zhvendosën në kampin Ashraf. Atje më vendosën në një vend të quajtur “Kalaja” që ishte një burg famëkeq dhe pikëllues. Unë isha në makinë kur më dërguan atje në rrugën 400 të kampit Ashraf. Pasi i kyçën dyert e hekurta më zbritën nga makinë dhe filluan të më rrihnin pastaj më hodhën te një dhomë në të cilën ndodhej një tavolinë ku ishte ulur Mahbubeh Jamshidi e cila ishte zëvendës komandantja e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Më ulën në karrige dhe Mahbubja menjëherë filloi të bërtiste duke më sharë dhe tha: “Ti je mercenare dhe agjente e regjimit dhe ne do të të vrasim!”
Kur doja të flisja ato më rrihnin dhe më shanin. Pas disa minutash mi mbyllën sytë dhe më futën te një qeli në të cilën ndodheshin dhe 5 gra dhe vajza të tjera. Emrat e disa prej tyre ishin Ferideh Alizadeh, Mozhgan Muhamed Zamani dhe Zahra Ahmedi. Më pas e kuptova se aty ndodheshin edhe 3 apo 4 qeli të tjerë në të cilat ishin burgosur anëtaret femra të organizatës. Dyert e qelive i hapnin vetem tre herë në ditë për të shkuar në banjo dhe për të marë abdest. Na lidhnin sytë dhe na dërgonin në banjo në rresht dhe nuk na lejonin të qëndronim më shumë se një minutë dhe në qoftë se e kalonim kufirin e lejuar të kohës, kur dilnim nga banjo na rrihnin.
Afërsisht pas një jave më shpërngulën te një qeli ku ishin burgosur 30 gra. Gjatë kësaj kohe rojet e qelisë sonë, Hashmet Tiftakchi, Nahed Sadeghi, Kobra Husnavand dhe Fatimah Khordmand më kanë rrahur vazhdimisht dhe Fatima më ka goditur shumë herë në fytyrë me kambalet ushtarake . Gjatë rrahjeve ato më fyenin me fjalë të ndyra dhe Fatima më godiste fuqishëm derisa më prishej fytyra dhe nga buzët e cara më rridhte gjak i pandalshëm duke më lënë shenja që duken akoma edhe sot.
Një ditë tjetër Fatima Khordmandi më sulmoi si një kafshë e egër për të më thyer dorën duke e përdredhur atë derisa të thyhej, por nuk ia arriti qëllimit sepse unë e shtyva pas fuqishëm. Vetëm dora e djashtë m’u dëmtua dhe ka qëndruar për disa vite e mpirë për shkak se ishin dëmtuar nervat dhe kjo gjë dallohet edhe sot.
Kjo lloj torture mbi mua vazhdoi kështu për 10 ditë. Një ditë Shahin Haeri, Sejideh Shaherkhi dhe të tjera roje erdhën te unë , por nuk arrita ti shoh mirë të gjitha. Këta tre persona më tërhoqën zvarrë te një dhomë dhe pasi mi lidhën duar e këmbë më rrahëm me kamxhik derisa i humba ndjenjat. Më pas më hodhën ujë në fytyrë që të vija në vete dhe përsëri më goditën derisa i humba ndjenjat për të dytën herë. Kështu më torturuan për 10 ditë njëra mbas tjetrës dhe pastaj më kthyen përsëri te rruga 400 e kampit Ashraf.
Para se të kryente marrëdhënie me femrat , Mas’udi u varte atyre në qafë varëse floriri me foton e vet (Mas’udit) dhe 95 gra kanë dështuar foshnjat e tyre me urdhër të tij!
Zahra Al-Saadat Mirbagheri , ish-anëtare e këshillit të udhëheqjes së MKO-së, thotë: “Kam qëllim t’u tregoj njerëzve një listë. Listën e 95 grave anëtare të Organizatës Muxhahidine Halk të cilat janë detyruar të dështojnë foshnjat e tyre me pretekste të ndryshme. Do të them emrat e disa prej tyre. Kobra Tahmasebi(Hajer), Sadigheh Khodayi Sefat, Habibeh Taveli, Huri Sejidi, Huri Chernedabi, Shehr Banu Sangeri, Tahere Zarenji, Aniseh Doulatshahi, Merjem Nezam Al-Meleki, Farah Emami, Aniseh Golizadeh, Fateme Hamedani, Ashraf Taghvai dhe shumë gra të tjera...
Mjekja xhelate me emrin Nafisa Badamchi kryente operacionin e dështimit për këto gra të gjora dhe i nxirte jashtë foshnjat e tyre. Në fakt ne na thërrisnin sipas radhës për të marë pjesë te festat e ndryshme pranë Mas’udit. Ai na jepte dhurata nëpërmjet Merjem Rexhavi dhe anëtarëve të tjerë të organizatës. Ai na dhuronte gjëra të tilla si peshqira, veshmbathje femrash, parfume të ndryshme dhe varëse floriri me foton e tij të cilën na e vendoste vetë në qafë. Tani ju e shihni , kjo është një nga varëset me foton e tij të gdhendur në të.
Merjem Rexhavi së bashku me anëtare të tjera të organizatës na nxisnin të shkonin në takime me të dhe ti shfaqnim atij “dashurinë” tonë duke përdorur fjalë të dashuruarish si, i dashur, dashuria ime, etj.”
Zahra Mirbagheri gjithashtu njoftoi për vrasjen e anëtareve të pakënaqura të organizatës me urdhër të Mas’ud dhe Merjen Rexhavi si vrasja e pamëshirshme e Merhi Musawi, Minu Fetahali, Masumeh Gheybipoor dhe Marjan Akberi për shkak se kishin kundërshtime politike dhe ideologjike me Mas’udin dhe kishin kërkuar të largoheshin nga organizata.
Ajo gjithashtu ka njoftuar dhe për metodat dhe mënyrat si janë kryer këto vrasje. Janë përdorur metoda si kapërdimi i kapsulave me lëndë toksike vdekjeprurëse ose injektimi i lëndëve helmuese nga doktoreshë Nafisa Badamchi e cila ishte anëtare e këshillit drejtues të organizatës. Kufomat e tyre janë varrosur në varrezën “Morvarid” të kampit Ashraf dhe është deklaruar se kanë vdekur si pasojë e bombardimeve amerikane mbi kampin Ashraf në vitin 2003 ose nga ataku kardiak.
Merjem Rexhavi zgjidhte disa femra për bashkëshortin e saj që ai t’i përdhunonte!!
Nasrin Ebrahimi , njëra nga komandantet e Organizatës Muxhahidine Halk, thotë: “Sa herë që një burrë nga anëtarët e MKO-së që jetonin në kampin Ashraf vështronte një femër, e burgosnin dhe e torturonin. Për këtë arsye Mas’ud Rexhavi i kishte të gjitha femrat për vete, bënte ç’të donte me to dhe dënonte ç’do femër apo mashkull që mendonte për ish-bashkëshortin/en. Ne i shikonim të gjitha këto sjellje të Rexhaviut dhe afrim të tij me vajzat dhe gratë por nuk mendonim kurrë që ai do ta përdorte bashkimin dhe luftën për organizatën , për të pëmbushur epshet e tij.
Më kujtohet që kur ai na ftonte në mbledhje , vishte rroba të cilat nuk i përdorte kurrë në mbledhjet me anëtarët meshkuj të organizatës. Në muajt e Ramazanit ulej me gratë dhe vajzat dhe i urdhëronte ato që të mblidheshin rreth tij dhe ta përqafonin. Në qoftë se ky veprim bëhej nga anëtarët e tjerë të organizatës, do të quhej një mëkat i pafalshëm, por vetë Mas’ud Rexhavi ulej në mesin e vajzave dhe për t’u shfaqur atyre dashurinë u jepte të pinin nga pjesa e mbetur e çajit të tij që kështu të përfitonin bereqet.
Në këto mbledhje dhe festa private të Mas’ud Rexhavi, ishin prezente vajza dhe gra të reja dhe të bukura të cilat zgjidheshin nga mesi i anëtareve të tjera dhe ai i thirte me emrat e tyre të shkurtër dhe i urdhëronte që t’i uleshin pranë. Më pas ai luante me to duke i fërkuar në trup. Më kujtohet që atje ishte prezente një vajzë e bukur e quajtur Sara Hosni të cilën e thirri Mas’udi dhe i tha: “Sara më sill pak çaj.”
Pasi ajo i solli çajin ai filloi menjëherë të luante dhe të bënte shaka me të. Pas një farë kohe ne nuk e pamë më për muaj me radhë Sarën dhe kur e pamë nuk ishte në gjendje të mirë dhe ishte në depresion dhe gjendje psikologjike të rënduar. Saktësisht nuk e dinim se ç’kishte bërë Rexhaviu me të.
Në kampin Ashraf , Mas’ud Rexhavi nuk kryente marrëdhënie me gratë e këshillit drejtues por vajzave të reja nuk u jepte leje të qëndronin virgjëresha dhe i përdhunonte veçmas ose në grup.
Gjithashtu mbaj mend se ka qenë një vajzë e bukur me emrin Alheh e cila dinte të kërcente mirë bellydance(kërcim arab) sepse vetë ishte nga arabët e Iranit. Një herë, në një festë që u mbajt në kampin Ashraf, kërceu përballë Merjem Rexhavi. Merjem i tha: “Kur Mas’udi të hyjë në festë, kërce para tij.”
Alheh gjithashtu bëri siç i tha ajo dhe më pas vetë Merjem Rexhavi e dërgoi te vendi ku jetonte Mas’udi.”
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir