Senatorja amerikane mbështetësja e Muxhahidine Halk, dënohet me burg

Categoria: Lajme

Senatorja demokrate  Corrine Brown që, nga viti 1933 ka qënë përfaqësuese e Floridës në Kongresin e Amerikës, akuzohet se ka shpenzuar paratë e një organizate për cështjet e saja personale. Znj Senatore në Fondacionin Van Doorn-që u jepte kredi pa përqindje fitimi studentëve të varfër- ka marrë shumë para nga këta të fundit duke i shpenzuar për ceremoni pritjeje të mëdha, udhëtime dhe blerje të shumta. Senatorja Brown deri tani ka pranuar 18 prej akuzave të bëra ndaj saj.

Senatorja Corrine Brown  që për vite me rallë, ka qënë një nga mbështetëset më të forta të Muxhahidine Halk duke marrur pjesë pothuajse në të gjitha programet dhe ceremonitë e tyre, ka marrë  shuma të majme parash nga ky sekt. Ajo që të tërheq vëmëndjen dhe që vlenë të përmendet këtu është se shumica e mbështetësve amerikanë të Sektit Raxhevi ( të njohur edhe si; Munafikin,Muxhahidin Halk,MKO,PMO,MEK,PMOI etj.), kanë qënë dhe janë nga po ky lloj i personave dhe politikanëve që për shumë nga ata është hapur dosja për lloje të ndryshme mashtrimi dhe korrupsioni financiar si edhe për abuzime seksuale.

Radioja Zëri i Amerikës (VOA) ka thënë se është e mundur që Brown, pjesën e mbetur të jetës së saj ta kalojë në burg. Para saj gjithashtu, edhe Rudy Giuliani që ka qenë kandidat për postin e ministrit të jashtëm të Amerikës, për arsye të kritikave të shumta për marrje parash nga Muxhahidine Halk dhe marrëdhënieve të ngushta me këtë sekt (kult), u largua nga kanditatura.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur