Huffington Post: Parazitët e quajtur “ Muxhahidine Halk” nuk mund ta ndihmojnë Trampin

Categoria: Lajme

Një website amerikan shkroi: Qeveria e re amerikane nuk duhet ta përputhë politikën e saj të jashtme me një grup terrorist si MKO-ja,pasi kjo nënkupton armiqësi të Amerikës me popullin e Iranit, i cili ka armiqësi të thellë me këtë grup.

Website i gazetës amerikane Huffington Post ka shkruar: Thonë se zëri i veprimit është më i lartë se zëri i fjalëve. Duke parë përtej tufanit Twitter, që në të vërtetë ka një efekt shtrembërues për të mbajtur të fshehtë qëllimet e vërteta të qeverisë së Donald Trampit, presidentit të Amerikës, duket qartë se populli iranian është në plan të parë të vijës së zjarrit të Amerikës. Ndonëse kjo nuk është aspak e papritur, pasi Tramp gjatë fushatës së tij kishte kërcënuar se do ta prishte marrëveshjen bërthamore iraniane. Kështu është mëse e dukshme se ai nuk është pro iranianëve. Akti i tij i parë si presidenti i Amerikës ishte lëshimi i dekretit armiqësor kundër Iranit.

Ai e vendosi Iranin në listë e shtatë vendeve muslimane të cilëve u ndalohet hyrja në Amerikë dhe më pas e paralajmëroi për shkak të testeve të raketave balistike që Irani bëri, ndonëse ky shtet kishte njoftuar më pare që ishin testime për vetëmbrojtje. Kjo tregon që Irani është në objektivat kryesor të Trampit dhe ekipit të tij. Dëshmitarë dhe dokumenta të tjera ekzistojnë gjithashtu që tregojnë se jo vetëm një person, por gjithë qeveria është kundër Iranit dhe një ndër to është mbështetja e Orgazinatës Muxhahidine Halk.

Autori i këtij artikulli shtoi: Kjo organizatë është e njohur si “ Kulti Rexhavi” gjithashtu. Ky grup terrorist ka më shumë se tre dekada që propagandon idenë e ndryshimit të regjimit në Iran me anë të dhunës dhe forcës. Mbështetësit e këtij grupi kanë dyshime se mos kjo thirrje agresive është një luftë e kryesuar nga Amerika, madje dhe para ardhjes së Trampit në pushtet, shumë analistë janë shprehur të shqetësuar për faktin se këshilltarët dhe funksionarët e kabinetit të Trampit janë mbështetës të MKO-së.

E shkuara e pistë e MEK përfshin vrasjen e 6 amerikanëve nga ky grup para Revolucionit Islamik në Iran. Organizata e MKO-së më vonë ka vlerësuar vrasjen e këtyre shtetasve amerikanë dhe është shpehur e kënaqur nga ky fakt. Pjesëtarët e familjes së oficerit të marinës  Jack Turner, i cili u vra nga ky grup terrorist, thanë: “ Ne jemi viktimat e para të terrorizmit, madje shumë kohë para se të shpallej  lufta kundër terrorizmit.” Kjo familje vazhdon akoma të ndjekë dosjen e marrjes së dëmshpërblimit për vrasjen eoficerit Jack Turner nga Organizata Muxhahidine Halk.

Oficeri Paul Shaffer është një tjetër ushtarak amerikan i cili u vra nga muxhahidinët para fitores së Revolucionit Islamik. Megjithatë, duket se presidenti i  ri i Amerikës nuk i ka marrë parasysh këto fakte dhe shqetësime dhe ka vendosur që asistentët dhe këshilltarët e tij t’i zgjedh nga mesi i atyre personave që mbështesin MKO-në.

Tramp ka bërë disa lëvizje duke mos dënuar Organizatën Muxhahidine Halk: Së pari me këtë veprim ka treguar së armiqësia e tij nuk është me shtetin e Iranit, por me vetë popullin iranian. Ky popull, brenda dhe jashtë vendit, e urren MKo-në më shumë se çdo organizatë dhe grup tjetër terrorist. Duke mos e dënuar këtë organizatë, ai gjithashtu ka treguar se armiqësia e tij nuk është me grupin terrorist ISIS, por me Iranin.

Një nga arsyet e suksesit të Tramp ishte se gjatë fushatës elektorale ai premtoi se do ta shkatërronte fare ISIS-in. Mirëpo , ISIS mund të shkatërrohet vetëm nëse angazhohen forcat e koalicionit, ku përfshihet edhe Irani. Realitieti në Siri dhe Irak tregon se dështimi i ISIS në Mosul dhe Alepo është vetëm për shkak të ndërhyrjes së Iranit. Kjo tregon qartë se Tramp nuk e ka patur kurrë qëllim shkatërrimin e ISIS-it.

Duke marrë ndihma nga Organizata Muxhahidine Halk, qeveria amerikane tregon se kutia e mjeteve të Amerikës është boshatisur. Përveç grushtit të sanksioneve të dobëta dhe jo efikase, me futjen në lojë të MKO-së, Amerika tregoi se nuk ka asnjë gur shahu për të kërcënuar shtetin iranian dhe nga ana tjetër është marrëzi që Amerika ta lidhë fatin e saj me ideologjitë imagjinare të grupit terrorist MEK.

Është qesharake sesi MEK, si një parazit, shkon në gjithmonë në atë krah që mendon se është fitues. Në këtë mënyrë zgjedhja e mbështetësve të MKO-së  nuk është një veprim inteligjent. Ayatullah Khomeini (ra) i kuptoi menjëherë objektivat e këtij grupi për të arritur në pushtet dhe i dëboi nga Irani.  Hapi tjetër i tyre( i MKO-së) ishte bashkimi  me Sadam Huseinin kundër Iranit në luftën Iran-Irak. Kjo lëvizje e Muxhahidine Halk ishte një tradhëti ndaj kombit që asnjë iranian nuk e harron.

Pas rënies së Sadamit , MEK kujtonte se me trazirat e krijuara në Irak, nga të cilat u krijua dhe Al Kaeda,  qëllimet dhe objektivat e këtij grupi do të realizoheshin. Edhe pas shfaqjes së ISIS dhe Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë, MEK kujtonte se do të merrte në dorë drejtimin, por në vend të kësaj, Muxhahidine Halk u dëbua nga baza në Irak dhe u dërgua në Shqipëri. Në këtë mënyrë, Shqipëria nuk ka asnjë arsye që të kundërshtojë Iranin.

Një prej mbështetëve të vjetër të Organizatës Muxhahidine është Izraeli,  i cili i ka përdorur anëtarët e këtij grupi për të vrarë shkencëtarët bërthamorë iranianë. Një tjetër mbështetës i organizatës është Arabia Saudite anti shiite. Kjo në një kohë kur vetë Izraeli dhe Arabia Saudite janë duke u përballur vetë me probleme të brendshme.

Për këtë arsye MKO po përpiqet të rregullojë marrëdhëniet me qeverine Tramp. Qeveria e Obamës mbante distancën e saj nga MEK dhe nuk e mbrojti kurrë hapur këtë grup. Në kohën kur qeveria irakiane kërkoi nga Amerika dhe OKB-ja që të largonin MKO-në  nga territori irakian, Hillary Clinton, ish sekretare e shtetit amerikan, mori përsipër misionin për heqjen e këtij grupi nga lista e grupeve terroriste të Amerikës, me qëllim që një vend i tretë t’i pranonte ata.

Nga viti 2001 e deri tani, të gjithë kolegët e mëparshëm të tramp janë përpjekur të ngrenë sisteme të fuqishme mbrojtëse për Amerikën dhe kanë bërë përpjekje për t’u përballur me kërcënimet e ISIS ndaj tyre dhe Europës. Mesa duket të gjitha këto do të zhduken me ardhjen në pushtet të një qeverie e cila e urren Iranin. Qeveria e Tramp, në vend që të kuptojë strategjinë e interesave të bashkëpunimit me vende si Irani dhe Iraku në luftën kundër terrorizmit, preferon që ta përballë popullin iranian me terror dhe frikë. Në këtë gjendje,  imagjinata më e gabuar e qeverisë  Tramp është që ta konsiderojë MKO-më si një grup të besueshëm në çdo fushë.

Nëse Donald Tramp do të vepronte me më shumë zgjuarsi dhe vëmendje, nuk do të nxirrte dekrete kontradiktore  dhe do të arrinte në përfundimin se Muxhahidine Halk vepron si parazit. Koordinimi i politikave të jashtme të Amerikës me një kult si MKO-ja, me siguri që nuk do të sigurojë fitoren e Amerikës kundër Iranit. Nga ana tjetër, një veprimtari e tillë do të trondiste pozitën e Amerikës në nivel botëror dhe padyshim bota nuk do të kthehet në një vend më të sigurt dhe më të mirë.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur