Qendra e Luftës Kundër Terrorizmit në Shqipëri e ka radhitur Organizatën Muxhahedinët Khalk në listën e organizatave terroriste dhe grupeve ekstremiste të dhunshme.
Sipas raportit të Habilian, kjo qendër kundër terrorizmit, në një lajm të ri të agjencive shqiptare ka deklaruar se MEK është një grup ekstremist që ka vendosur në rrezik të ardhmen e vendit duke nxitur njerëzit të kryejnë akte terroriste.
Kjo qendër gjithashtu për të informuar studentët e këtij vendi ka shpërdarë broshura ku shpjegohen detaje rreth terrorizmit në mënyrë që të mos bien pre e tyre.
Tema e këtyre broshurave është "Ekstremizmi i dhunshëm në Shqipëri dhe botë" në të cilat renditen emrat e disa organizatave terroriste në mbarë botën me Kultin Rajavi në krye të listës.
Kjo qendër e ka deklaruar zyrtarisht Kultin Rajavi ose të nohur ndryshe Muxhahedinët Khalk ,organizatë ekstremiste terroriste.
Në këto broshura 11 faqëshe, tre grupet ISIS, Al-Nusra dhe Muxhahedinët Khalk janë prezantuar si mjaft të rrezikshme, të dhunshme dhe terroriste.
Kjo qendër e cilësoi këtë aksion të tyre si të mirë për të informuar popullin shqiptar në veçanti studentët dhe shtoi: "Duke mësuar për grupet ekstremiste , studentët bëhen më vigjilentë dhe nuk bien pre e kurtheve të tyre.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir