Një valë e re e rënies së forcave të kultit Rajavi

Categoria: Lajme

Sipas lajmeve të përfituara gjatë kësaj kohe, afërsisht është larguar një anëtar për çdo ditë nga Organizata Muxhahedinët Khalk. Në mesin e të ndarëve gjithashtu shihen dhe anëtarë të lartë dhe komandantë të vjetër. Ka zëra se numri i të ndarëve do të shtohet akoma më shumë gjatë ditëve në vazhdim. Deri më tani, numri i anëtarëve të vendosur te kampi Ashraf 3 është vlerësuar një mijë persona.

Kulti Rajavi ka njoftuar komisionerër se e kanë evakuuar tërësisht zonën e mëparshme, por lajme të ndryshme tregojnë se një numër i madh i tyre ndodhen akoma në karantinën që ndodhet në zonën e Kasharit dhe nuk duan të firmosin kontratën që i detyron të shkojnë te kampi i ri.

Në pamje të parë duket sikur politika e kultit Rajavi është që pak nga pak t'i lërë ata të lirë dhe t'i dërgojë në kërkim të komisionerëve. Përveç kësaj, zyra e Husejn Tehranchiut është akoma e hapur dhe vazhdon t'u paguajë pensionet anëtarëve . Mesa duket ata kanë krijuar karantinën e anëtarëve të ndarë në Kashar dhe nuk lejojnë askënd të  zbulojnë emrat dhe numrin e tyre. Kulti ka frikë se mos këta të ndarë të shkojnë menjëherë pranë komisionerëve të OKB dhe ta përkeqësojnë më shumë seç është gjendjen e përgjithshme të organizatës. Personat e ndarë janë shprehur se ata i kanë kërcënuar frikshëm për gjendjen jashtë organizatës  dhe shumica e atyre që kanë nënshkruar kontratën dhe kanë shkuar te kampi i ri, e kanë bërë këtë për shkak të frikës dhe mos njohjes së kushteve jashtë tutelës së kultit Rajavi.

Përmbytje te City Park

Njëri nga kampet e Organizatës Muxhahedinët Khalk në Shqipëri  ndodhet në zonën pranë City Park , zonë e cila gjatë ditëve të fundit ka vuajtur nga përmbytja. Përmbytja ka shkaktuar dëme të mëdha te kampi i kulti Rajavi. Përmbytja ishte e tillë që e gjithë qendra tregtare City Park u mbush me ujë dhe autostrada që lidh Tiranën me Durrësin(vendin ku ndodhet Ashraf 3) është mbyllur për një ditë e gjysëm. Sipas lajmeve nuk kishte mbetur vend që nuk ishte zhytur në ujë apo të kishte mbetur i padëmtuar. E gjithë zonë u përball me një përmbytje të madhe dhe sigurisht që dëmet më të mëdha i kishte kampi i muxhahedinëve i cili është një katësh dhe shumë pranë City Park dhe autostradës. Na kanë njoftuar se kulti Rajavi në atë zonë ka përdorur çadrat për të strehuar anëtarët e atjeshëm. Pjesa më e madhe e zonës është evakuuar me ndihmën e policisë por e gjithë zona është e mbuluar nga uji dhe balta dhe shteti e shpalli si zonën më të dëmtuar nga përmbytja. Kampi i kultit ndodhet pranë autostradës dhe pikërisht në vendin ku kishte rreshtjet më të dendura dhe me siguri ka pësuar dëme të mëdha.

City Park është vendi i komandatëve ashtu siç ishte Badizadegan në Irak. Ashraf 3 pritet të jetë zëvendësi i kampit Ashraf në Irak. Që do të thotë se kampi i komandantëve është ndarazi nga ai i anëtarve të thjeshtë. Në Tiranë dhe Durrës gjithashtu kanë apartamente dhe shtëpi të sigurta ku mund të bëjnë punë të ndryshme pa qenë e nevojshme të përzihen me të tjerët. Njëlloj si në Francë ku merrnin shtëpi për të kryer punët e tyre të jashtligjshme për të cilën u bë polemikë.

Marrëdhëniet  me mafian

Vendi në të cilin është ndërtuar kampi Ashraf 3 në të cilin kulti Rajavi do të vendosë anëtarët e tij si gladiatorë amerikanë është një zonë ushtarake që nuk shihet në google map. Ky vend është në ndërtim e sipër dhe është një sipërfaqe e madhe toke që është vendosur në dispozicion të forcave të Organizatës Muxhahedinët Khalk për t'u stërvitur. Akomë nuk është e ditur se kush e vendosi këtë tokë në dispozicion të tyre. A është pronë e shtetit shqiptar? A e kanë blerë me para? A është pronë e Pentagonit apo CIA-s?

Materialet e ndërtimit janë tërësisht të prodhuara në Itali dhe janë kontrabanduar nga mafia. Aktualisht, Zyra e Anti-Trafikimit në Shqipëri është shumë e ndjeshme ndaj kësaj teme. Duhet të kujtojmë se lidhja mes lobit kryesor të kulti Rajavi në Shqipëri, domethënë ish sekretarja e ministrisë , me mafian është kthyer në një polemikë për shtypin vendas. Kjo zonjë  që përkrah kultin Rajavi në Shqipëri ka patur lidhje të fshehta me një nga personat më të njohur të mafias italiane. Bashkëshorti i saj gjithashtu ka qenë disa vite në burg për këtë temë. Këto ishin gjëra që mbaheshin të fshehura nga kulti Rajavi , por tani çdo gjë është e qartë. Marrëdhëniet e Organizatës Muxhahedinët Khalk me kompani që kanë lidhje me mafian në Shqipëri tashmë kanë dalë sheshit. Kampi i tyre është ndërtuar nga materiale kontrabandë. Ata kanë blerë nga këto kompani aparate të përgjimit të telofonatave të anëtarëve të tyre qjë e cila u zbulua nga shërbimi sekret shqiptar dhe u detyruan t'i dorëzojnë dhe madje me arsye të ndryshme kanë mbledhur të gjithë celularët që u kishin dhënë anëtarëve të thjeshtë.

Transferimi i ISIS në Shqipëri

Debati për  sjelljen e komandantëve të arratisur të ISIS nga Siria dhe Iraku në Shqipëri po rritet dita ditës. Madje thuhet se ata do të vendosen te kampi i muxhahedinëve në Kashar. Një gazetë në Shqipëri shkruan: "Pas sjelljes së Organizatës Muxhahedinët Khalk në Tiranë, a kërkon shteti shqiptar të mikpresë ISIS-in? Çfarë të keqe kërkojnë të sjellin amerikanët mbi këtë vend?"

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur