Doktor Anthony John Billingsley, ekspert për Lindjen e Mesme dhe profesor në Universitetin e New South Wales në Australi ,argumentin se e shkuara e Muxhahidine Halk nuk është dhe aq e pistë sepse ka zhdukur armiqtë tanë e ka hedhur poshtë dhe ka thënë se ajo organizatë ka vrarë qytetarë të pafajshëm dhe për atë organizatë që vret njerëz të pafajshëm, cilësimi më i saktë është terrorizmi.
Në shtator të vitit 2012 ,si pasojë e lobimit të politikanëve që mbështesin këtë organizatë,Shtetet e Bashkuara të Amerikës e hoqën MKO-në nga lista e organizatave terroriste. Pas heqjes nga lista, Ministria e Jashtme deklaroi se nuk ka për ta harruar të shkuarën terroriste të Organizatës Muxhahidine Halk.
Tani ,me pretendimin se ka hequr dorë nga e shkuara, MKO-ja me ndihmën e lobistëve që e mbështesin, po përpiqet ta heqë emrin e saj nga lista australiane e organizatave terroriste, por nuk është e qartë nëse MEK do të heqë dorë nga dhuna e së shkuarës. Ata anëtarë të parlamentit australian që përkrahin MKO-në si Claire Moore i Partisë Laburiste dhe John Williams i Partisë Nacionaliste , shpresojnë ta heqin MKO-në nga kjo listë.
Senatori Williams beson se është e vlefshme t’u japësh atyre një shans për të ndrequr të shkuarën . Ai për çështjen e sigurisë së Australisë pas heqjes së MKO-së nga lista e terrorizmit, ka shtruar këtë pyetje: “A janë ata një kërcënim për popullin tonë dhe për të gjithë botën?”
Përgjigjen e jep po vetë: “Shumë shtete nuk e kanë hequr atë(MKO-në) nga lista e organizatave terroriste, që do të thotë se MKO-ja konsiderohet si një kërcënim.”
Peter Murphy, nënkryetar i Komitetit i cili është njëri nga autralianët që janë pro “demokracisë” në Iran me pretendimin se MKO-ja është një forcë paqedashëse, demokratike dhe kushtetuese ka shprehur se me heqjen e MKO-së nga lista amerikane e organizatave terroriste nuk është për tu habitur,por Doktor Profesor Anthony John Billingsley ekspert për Lindjen e Mesme dhe profesor në Universitetin e New South Wales beson se ky koncept në lidhje me MEK është i gabuar. Ai në një intervistë me Australian Associated Press ka thënë: “Supozimi se MKO është një alternativë demokratike, është një iluzion që buron nga injoranca.”
Billingslay shtoi: “Muxhahidine Halk është një organizatë terroriste dhe tmerrësisht e dhunshme që i ka duart e lara me gjakun e shumë qytetarëve dhe pushtetarëve iranianë.”
Ky profesor universiteti duke theksuar se idea e atyre që mendojnë se MEK është një organizatë paqësore është e gabuar, thotë: “Disa persona të cilët thonë se e shkuara e kësaj organizate nuk është dhe aq e pistë argumentohen duke thënë se MKO-ja ka zhdukur shumë nga armiqtë tanë. Unë besoj se MKO-ja është organizatë terroriste sepse ajo ka vrarë shumë qytetarë të pafajshëm dhe vrasja e njerëzve të pafajshëm quhet terrorizëm.”
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Australisë , në një intervistë me Associatet Press ka treguar se në vitin 2001 qeveria australiane e ka futur MKO-në listën e organizatave terroriste sepse në atë kohë njihej si e tillë.
Sipas qeverisë australiane, një terrorist ka këto përkufizime: “Dikush që kryen vepra terroriste ; dikush që rekrutohet nga një organizatë terroriste ose që bashkëpunon në ndonjë vepër terroriste dhe ai që lehtëson kryerjen e saj.”
Sipas saj një organizatë terroriste ka këto tipare: “Një grup që udhëhiqet ose financohet nga një person i tillë ose një grup për të cilin punojnë personat e konsideruar terroristë.”
Në vitin 1992, afërsisht 15 persona nga anëtarët e Organizatës Muxhahidine Halk kanë sulmuar dhe shkatërruar ambasadën australiane në Iran, vepër e cila është filmuar nga vetë MEK.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir