“Organizata Muxhahidine Halk dhe grupet e lidhura me Al Kaedën janë të ngjashëm me njëri-tjetrin.”

Categoria: Lajme

 Doktoreshë Yangai Hiyang , Këshilltarja e Ministrit të Jashtëm Koreano Jugor për Lidjen e Mesme dhe drejtoreshë e Qendrës për Studime Rajonale, në një bisedë me Kongresin Ndërkombëtar të 17000 viktimave të terrorizmit në Iran që është e lidhur ngushtë me Shoqatën Habilian, duke iu referuar MKO-së, ka shprehur se besonte se kjo organizatë (MKO) është e ngjashme me Al Kaedën.

Ajo në lidhje me temën e sulmeve terroriste të ndërmarra kundër popujve në perëndim të Azisë dhe në veri të Afrikës nga terroristë të tillë si Organizata Muxhahidine Halk  dhe grupet ekstremiste të lidhura me Al Kaedën si ISIS, ka shprehur: “Organizata Muxhahidine Halk dhe grupet e lidhura me Al Kaedën janë të ngjashëm me njëri-tjetrin. Sidomos në këtë prespektive se të gjithë ata po përpiqen të zënë një rol në shoqërinë ndërkombëtare dhe kanë arritur të tërheqin vëmendjen e tyre.”

Më pas, doktoreshë Hyang duke iu referuar kësaj çështje se të dy muslimanët shiitë dhe suni në përgjithësi janë viktima të këtyre ngjarjeve terroriste, në lidhje me opinionin e komuniteteve lindore për muslimanët, tha: “ Njerëzit e thjeshtë nuk janë në dieni të faktit se muslimanët janë viktimat kryesore të këtyre grupeve terroriste. Perceptimi i publikut në një shoqëri si Koreja e Jugut psh. mund të jetë se terroristët janë muslimanë dhe synojnë të godasin të huajt, jo muslimanët dhe perëndimorët. Arsyet për këtë nivel të ulët të vetëdijes mund të jenë tre: 1- Njerëzit e thjeshtë nuk janë të dhënë pas çështjeve të politikës së jashtme; 2- Lindja e Mesme është larg nga Azia verilindore; 3- Njerëzit e këtij rajoni që përfshihen në këtë çështje problematike janë të njohur si Koreja e Veriut.”
Ajo në një pjesë tjetër të kësaj bisede, në lidhje me rolin e organizatave të huaja si Kombet e Bashkuara në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe nëse organizata e ka përmbushur apo jo detyrën e saj në lidhje me këtë fushë, tha: “ Natyra e Kombeve të Bashkuara është e tillë që në shumë çështje dhe probleme të huaja nuk merr masa konstruktive.”


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur