Opozita iraniane në Shqipëri: Teherani po nxit fshatarë kundër nesh

Categoria: Lajme

Muxhahedinët e kampit “Ashraf 3” në Manzë të Durrësit, pretendojnë se disa fshatarë rreth e rrotull po nxiten nga regjimi iranian për t’u përplasur me ta.

Ky reagim vjen pasi ditë më parë, një grup fshatarësh të Manzës, shprehën protestë ndaj faktit se atyre po  ju rrëmbëhej një tokë pranë varrezave, e cila do shkonte po për varreza, por dedikuar si hapësirë muxhahedinëve.

Sipas tyre, banorët e kampit të opozitës iraniane mundet të gjenin tjetër vend e jo në varrezat e tyre.

Por për banorët e “Ashraf 3”, janë shprehur se këtu ka gisht regjimi i Teheranit.   “Kjo është një akuzë false dhe ky tubim i vogël u provokua dhe u organizua nga disa elementë që punojnë për regjimin iranian“, thuhet në reagimin për mediat.

Opozitarët iranianë pretendojnë se ato shkojnë mirë me fshatarët rreth e rrotull, porse një pakicë që po tenton ta cenojë këtë stabilitet social.

Kjo nënkupton kërcënim të sigurisë  për njerëzit  që jetojnë në ‘Ashraf 3’“, thuhet më tej në reagim.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur