"Operacioni aktual" është mjeti më i rëndësishëm i shtypjes së anëtarve në sektin Rajavi

Categoria: Lajme

feraghnews.ir

Me guxim mund të pretendohet se "operacioni aktual" është një nga mjetet më serioze të shtypjes individuale dhe kolektive në organizatën e Rajavit. Nga operacionet aktuale, sjelljet kontrollohen dhe verefikohen. Për shembull, si një aparat fotografik CCTV që e kontrollo vetë personi dhe më pas në një takim duhet të tregoni aktivitetet e përditshme tuaj para të tjerëve. Askush nuk mund të mungojë një ditë në takimet kushtuar operacionit aktual ose të mos ketë regjistruar aktivitetet e tyre të përditshme.

Rajavi e ka futur këtë në sekt në një mënyrë të tillë që duket se mos marrja pjesë në takimet të operacionve aktuale është e barabartë me mos faljen e namazit ose me faljen e namazit me vonesë!

Këto takime mbahen dhe kontrollohen nga një nga zyrtarët në secilin departament. Ai duhet të dëgjojë me kujdes aktivitetet e përditshme të anëtarëve dhe ti regjistrojë ato. Nëse është e nevojshme, ai duhet të hetojë aktivitetin në vend dhe ta raportojë atë menjëherë tek një autoritet më i lartë.

Faktet, domethënë aktivitetet të përditshme, mblidhen për çdo ditë dhe dërgohen në një vend të panjohur. Askush nuk është i lumtur për këtë dhe janë të shqetësuar, sepse njerëzit thonë që më vonë faktet që kemi shkruar do t'i përdorin kundër nesh si prova. 

Sigurisht, kjo është gjithashtu shumë e vërtetë, sepse nganjëherë kur një person bën një gabim sipas mendimit të atyre, për të aprovur pohimin e tyre, ata vendosin përpara faktet që personi ka shkruar dhe thonë: "A nuk është ky realiteti juaj? "A nuk e keni shkruar vetë këtë? Pra, pse është kështu, e kështu me radhë.

Nga ana tjetër, faktet aktivitetet e përditshme regjistrohen çdo ditë në mbledhje nga një prej pjesëmarrësve në takim, i cili quhet sekretar i mbledhjes dhe dërgohen në kompjuterin e përgjegjësit të parë të selisë përkatëse.

Në të njëjtin drejtim që thashë, nëse dikush nuk ka shkruar faktet në takimin aktual të operacionit, ai do të qortohet ashpër. Arsyeja për të mos shkruar faktet aktivitetet e tij të përditshme duhet të jetë plotësisht logjike dhe e pranueshme nga organizata, për shembull, personi që nuk i ka shkruar faktet kishte një temperatur prej dyzet gradësh dhe ishte në prag të vdekjes, përndryshe nuk është e pranueshme dhe personi duhet të kontrollohet.

Disa njerëz janë kokëfortë në protestën ndaj situatës që u krijohet atyre dhe nuk pranojnë të shkruajnë aktivitetet e tyre të përditshme për takimet të operacioneve aktuale, për të treguar kokëfortësinë dhe protestën e tyre. Në përgjigjje të pyetjes së përgjegjësit të takimit pse nuk i keni shkruar faktet, personi thotë: Nuk kisha.

Por përgjegjësi nuk është nga ata që ta lërë çështjen me kaq dhe ai përpiqet të vërë në dyshim situatën e personit dhe mosshkrimi i fakteve të tij nuk është aspak e pranueshëm nga ana e përgjegjësit, ai e bind atë që të shkruajë aktivitetet e përditshme në të njëjtin takim dhe në fund ti lexojë të gjitha faktet e tij dhe për këtë ai duhet të kërkojë falje dhe kritikojë veten për neglizhencën që ai nuk ka respektuar publikun.

Shkruajtja e një fakti aktivitet të përdishëm, në operacionin aktual përbëhet nga disa përbërës: forma e faktit, pika e fillimit ose arsyeja e këtij fakti, detyrimet, humbja e faktit, e cila më e rëndësishmja prej tyre është forma e faktit dhe arsyeja. Pjesa tjetër e përbërësve nuk janë shumë të rëndësishme. Në të vërtet, Rajavi është në kërkim të çështjes dhe problemit. Pamja e çështjes është e mirë dhe duket se personi kritikon veten dhe ndjen kontradiktë brenda vetes, por qëllimi i Rajavit në këtë çështje është të kontrollojë mendjet e njerëzve dhe të kuptojë çështjet brenda organizatës së tij më shpejt dhe nëse ndihet në rrezik ta ndjekë dhe parandalojë.

Shënim nga: Bekhshali Alizadeh


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur