Nëse MEK nuk do të ishte çarmatosur, tani do të ishte duke luftuar krah ISIS për Amerikën

Categoria: Lajme

‘’Rrallë ndodh që fjala hipokrizi ashtu si vërtetësia e veprimeve të medias dhe politikave të Amerikës, të përshtaten me veprime të tjera.’’ Kjo është fjalia e hapjes së një artikulli që Xhozef Tomas, redaktori i New Atlas, ka shkruar duke fajësuar politikën mashtruese të SHBA-së në lidhje me terrorizmin.



Sipas të dhënave analitike të bazës së lajmeve Habilian, Xhozef Tomas në vazhdim, duke iu referuar një artikulli të botuar nga një prej autorëve të Institutit Brookings në të cilin Irani është prezantuar si një shtet që sponsorizon terrorizmin, shtetet si Rusia, Siria, Somalia etj pandershmërisht janë akuzuar për terrorizëm dhe në të kundërt , aleatët e Amerikës, përfshirë Arabinë Saudite, Katarin dhe Izraelin janë vlerësuar për luftën kundër terrorizmit, shkruan: ‘’ Shtetet e Bashkuara me ekzistencën e shtirur të luftës globale kundër terrorizmit,  kanë marrë vetë pjesë në terrorizëm. Institucioni Brookings gjithashtu është duke u përpjekur për realizimin e qëllimeve gjeopolitike të Amerikës, thirrjen haptazi për mbështetje financiare,trajnimet dhe armatosjen e grupeve të huaja terrroriste.’’



Në vazhdim të këtij artikulli autori përmend tekstin e raportit të vitit 2009 të Institucionit Brookings me emër ‘’ Cilën rrugë për në Persi ?’’ dhe shton se në këtë raport, përveç ekspozimit të përdorimit të protestave paqësore dhe demokratike për aktet e fshehura të dhunës nën mbrojtjen e Amerikës, përmendet dhe emri i një grupi të huaj terrorist ( grupit terrorist Muxhahidine Halk ) si grup i favorshëm për rebelim kundër qeverisë së Iranit dhe shkatërrimin e tij përfundimtar.



Tomas në vazhdim të shkrimit të tij i referohet kësaj teme se në raportin e Brookings është përmendur madje dhe historia e terroristëve MKO në vrasjen e civilëve dhe zyrtarëve amerikanë në të kaluarën dhe është deklaruar që grupi ka qenë i përfshirë në listën e SHBA-së si organizatë e huaj terrroriste.



Në një pjesë tjetër të artikullit të tij shton:’’ Institucioni Brookings ka deklaruar se Organizata Terroriste Muxhahidine Halk vazhdon të kryejë operacione terroriste kundër qeverisë dhe popullit të Iranit dhe vë në dukje se nëse është e thënë që kjo organizatë të përdoret me sukses kundër Iranit, atëherë duhet të hiqet nga lista e Organizatave të Huaja Terroriste. Përfundimi i kësaj, po ajo që ka ndodhur ‘’ ...



Editori i revistës New Atlas shkruan në vazhdim të artikullit të tij:’’Paaftësia e MEK për të kryer akte të dhunshme nuk ka qenë për shkak të angazhimit të tyre ideologjik, por kjo çështje ka ndodhur për shkak të kufizimeve strategjike nga forcat e sigurisë iraniane dhe irakiane ndaj këtij grupi.’’



Tomas në pjesët e fundit të artikullit të tij shpehet se nëse grupi terrorist Muxhahidine Halk nuk do të ishte çarmatosur, tani do të ishte i angazhuar në konflikte të armatosura me Teheranin në të dyja anët e kufirit Iran-Irak  dhe do të ishte përkrah grupeve të tjera terroriste nën mbrojtjen e Amerikës në të gjithë rajonin dhe do të përdorej si pjesë e një instrumeti të luftës prokurë të Amerikës kundër Sirisë, Rusisë dhe Iranit.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur