Grupi Raxhevi (Muxhahidin Halk) i ka të gjtha karakteristikat e një sekti(kulti)

Categoria: Lajme

Muxhahidine  Halk  ne  strukturen,mekanizmin  dhe  sjelljet  e  saj, ka  tre  karakteristikat  kryesore  që  përdoren  për  identifikimin  e  sekteve(ketu me  kuptimin  e  grupeve te devijuara,terroriste  etj); Raxhavi  dhe  bashkeshortja  e  tij  kanë  rolin  e  një  udhëheqësi  vendimtar ,karizmatik  dhe  autoritar; ata  përdornin  riformatimin mendor  dhe  bindjet  e  imponuara  që  të  lënë  përshtypje  (të  kenë  ndikim)  sa  më  të  madh  mbi  anëtarët  (e  Muxhhidine  Halk)  dhe  pastaj  I  shfytëzojnë  këto  (përshtypje,mbresa)  qe t’I  manipulonin  mendjet  e  anëtarëve  dhe  keqpërdorin  në  dobi   të  interesave  të  veta.

Rik  Alan  Ross   është  ekspert  dhe  konsulent  i  shquar  i   sektit (Muxhahidine Halk)  dhe  themelues  e  drejtor  ekzekutiv I  << Institutit  të Studimit të Sekteve>>  në  Trenton ,New  Jersey.Misioni  I  Institutit  është  studimi  sekteve  dhe  grupeve  shkatërruese dhe  lëvizjeve  të  diskutueshme si  dhe  ofrimi  I  një  game të  gjërë  informacionesh  dhe  shërbimesh  duke  përfshirë  edhe  kurse  mësimore  on-line  që  ata kanë  ne  fushen  sekteve. Ross  gjatë  tre  dekadave  të  kaluara  ka  marrë  pjesë  në  pothuajse  500 seanca  arsimore  me  temë  <<Sektet>>, si  ekspert  I  sekteve  ai  ka  dëshmuar  ne  gjykatë  dhe  ka  bërë  kërkime  rreth  kesaj  teme  në  të  gjithë  botën. Ai  me  ndihmën  a  anëtarëve  aktualë  dhe  të  mëparshëm  të  sekteve,shumë  nga  taktikat  mbizotëruese  të  këtyre  grupeve  për   të  kontrulluar  njerëzit  dhe  kanalizuar  mendjet  e  tyre , dhe  mbi  te  gjitha ,metodat dhe  menyrat  per  permbysjen  e  këtyre  taktikave ,I  ka  ofruar  ne  librat  e  veta. Duke  lexuar  veprat  e  Ross-it, njerëzit  fitojnë  një  kuptim  më  të  thellë  rreth  natyrës  së  sekteve  destructive   dhe   nëse   ata  vetë  apo  të  afërmit  e  tyre  do  të  ballafaqohen  me   propogandat  e  tyre (grupit) dhe  të  ideve  të  tyre  devijuese  do  të  jenë  më  të  aftë  për  të  vlerësuar  situatën  dhe  të  shpëtojnë  nga  devijimi(humbja). Ajo  që  vijon,është  teksti  I   intervistës  së  plotë  I  gazetarit  të  Fondacionit  Habilijan  me  Rick  Ross  rreth    sektit  të  grupit  terrorist  të  Munafikin-nëve  qe  I  ofrohet  publikut  për  lexim.

Habilian: Sekti  Raxhevi  e  kundërshtojnë  akuzën e  të  qënit   sektaristë duke  thënë  se  si  mund  të  jenë    sekt  ndërkohë  që  janë  një  lëvizje  aktive  politike! A  mund  të  jenë  aktivitetet  politike  një  kriter  për  të  cilesuar  apo jo  nje  grup  apo  lëvizje  si  sekt?
Ross:  Besimet  dhe  bindjet  e  një  grupi  mbi  të  qënit  e  tij   sekt  apo  jo, janë  të  pavend(s’kanë  vlerë); përkundrazi  ajo  që  e  përcakton  këtë  është  sjellja, mekanizmi  dhe  struktura  e  grupit.Një  sekt  mund  të  jetë  i  bazuar  dhe  përqendruar  në  një  filosofi,politike,fe,mjekësi,  kurse  trajnimi  të  sukksesit  individual(personal), pretendim  të  marëdhenie  me  aliene, cështje  pseudo-shkencore  dhe  arte  luftarake.Në  përgjithësi  janë  tre  karakteristika  që  përcaktojnë  sektet  dhe  që  duhen  marrë  parasyshë.Këto  karakteristika  i  ka  shtruar(paraqitur)  për  të  parën  herë  Robert  J.  Lifton,psikolog  dhe  shrimtarë  në  fushën  e  sekteve, dhe  unë  i  kamë  cituar  ato  në  librin <<Sektet;  Një  Vështrim  Nga  Brenda>> ,në  kapitullin << Përkufizimi  i  Sekteve  Destruktive.>>      Këto  tre  karakteristika  vijojnë  si më  poshtë;
1. Udhëheqje  karizmatike  që  përcakton  parimet  e  përgjithshme  dhe  kornizën  ideologjike  të  grupit  dhe  e  mbron  atë  dhe  gradualisht  kthehet(bëhet)  objekt  adhurimi.Udhëheqësi  ka  autoritet  absolut  dhe  si  jep  llogari  askujt  për  vendimet  që  merr;
2. Procesin  indoktrinues apo  mësimor  që  i  thonë  të  bindurit  e  imponuar  apo  riformatim  mendor (lavazh  truri);
3. Shfrytëzim  ekonomik  dhe  seksual  i  anëtarëve  të  grupit  nga  udhëheqja(duke  shrytezuar  postin).

Organizata  Muxhahidin, në  strukturën, mekanizmat  dhe  sjelljet  e  veta  i  i  ka  të  tre  këto  karakteristika  kryesore  që  përdoren  për   njohjen  dhe  përcaktimin  e  një  sekti:  Raxhevi  dhe  bashkëshortja  e  tij kanë  rolin  e  një  udhëheqje  përcaktuese  karizmatike  autoritare( mund  të thuhet  dhe  diktaturiale);  Ato  përdorin  riformatimin  mendor  dhe  bindjen  e  imponuar që  të  kenë  sa  më  shumë  ndikim  mbi  anëtarët  e  grupit ; dhe  këtë  ndikim (influencë,impakt) ta  shfrytëzojnë  për  manipulimin  e  mendjeve  të  anëtarëve  të  tyre  dhe  t’i  shfrytëzojnë  ata  për interesat   e  tyre.

Hbilian :  Përvec  këtyre  tre  cilësive  qe  përmendët  , a  ekzistojnë  edhe  kritere  të  tjera  për  të  njohur  dhe  përcaktuar  sektet  dhe  a ndodhen  këto  cilësi  te  Organizata  e  Muxhahidinë-ve?

Ross : Lifton  përmend  tetë  karakteristika  të  përbashkëta  të  sekteve ( 1. Kontrolli  i  mjedisit,  2. Indoktrinimi ,  3. Kërkesa  për  të  pastruar  papastërtitë  e  brendshme, 4. Rrëfimi,  5.  <<Dituri  enciklopedike (ose absolute) >>  e  udhëheqësit,  6.Gjuha  ideologjike,7.  Manipulim  mendor ,   dhe   8.  Të  supozuarit  se   vetë   janë  në  të  vërtetën  (në  të  drejtën)  dhe  të  tjerët  në  të  gabuarën. Unë  besoj  se  Organizata  Muxhahidine  Halk  I  ka  në  plan-programin  e  saj  të  gjitha  këto   tetë  karakteristika  që  Lifton  I  ka  përmendur.

Habilian:   Anëtarët  e  Muxhahidine  Halk  zakonisht  një  herë  në  javë  jane  te  detyruar  të  flasin  rreth  vetes  së  tyre  të  brendshme(të  tregojn  të  fshehtat  e  tyre,të  rrëfehen)  dhe  të  kërkojnë  falje  për  devijimet  ideologjike. Kjo  metodë  a  është  e  përbashkët  ndërmjet  sekteve? Arësyeja  e  këtij  fenomeni  që  në  vetvete  është  një  lloj  rrëfimi, a  është  një  mjet  dhe  teknikë  për  të  kontrolluar  mendjet (e  anëtarëve) ?

Ross:  Ky  proces  që  ju  përshkruani, Lifton  në  kapitullin 22  të  librit  të  tij  e  shpjegon në  detaje.Edhe  unë  gjithashtu   e  kam  shpjeguar  në  librin  Sektet; Një  vështrim  nga  Brenda, në  kapitullin  <<  Shpërlarja  e  Trurit  në Sektet(brenda  sekteve ) . Lifton  Këto  lloj  veprimesh  I  quan  <<Rrëfime>>  dhe  unë  gjithashtu  kam  shpjeguar  në  librin  tim  se  si  kthehen  këto  metoda  në  një  mjet  për  t’I  vënë  (pasur)  nën  kontroll  anëtarët  dhe  manipuluar  mendjet  e  tyre.
Nga  informatat  sekrete  që   sigurohen  nëpërmjet  rrugëve  konfindenciale, në  të  ardhmen  mundet  të  shfrytëzohen  si  një  levë  për  të  shkatërruar  personalitetin, manipulimin   mendor  dhe  të   kontrolluarit  e  anëtarëve  të  grupit.

Habilijan:  Ka  raportime  të  sakta  si  p.sh.  deklaratat  e  znj.  Sultani  që  ka  qënë  një  nga  pjesëtaret  e  udhëheqjes  së  Muxhahidine  Halk  dhe  e  afërt  me  Raxhevin,se  posedon  dokumenta  të  shumta  origjinale për  marëdhëniet  seksuale  të  Raxhevit  me  gratë  e  këtij  sekti, dhe  për  mendimin  tim  në  rrethanat   e  presionit  politik  dhe  vështirësitë  e  telashet  e kësaj  organizate  një  veprim  I  tillë  nuk  ka  justifikim  logjik.Si  mund  ta  analizoni  këtë   veprim?

Ross:  Udhëheqësit  e  grupeve  qe  janë  autoritet-imponues (mund  të thuhet  edhe  diktatorë)  si  të  Muxhahidine  Halk  dhe  Daesh(ISIS) –it  shpeshherë  abuzojnë  seksualisht  me  anëtarët  dhe  pasuesit  e  tyre.Udhëheqësit  nuk  I japin  llogari  askujt  për  këto  veprime  të  tyre.Askush  nuk  mundet  dhe  as  guxon  t’I  kërkojë  atyre  llogari  dhe  t’I  ndalojë  ata.

Habilijan:   Ideologët   e  Muxhahidine  Halk  dhe në  mënyrë  të  vecantë  vetë  Raxhevi   përpiqen  shumë  që   veprimet  e  sektit  si  p.sh.  të  emëruarit  e  grave  në  poste  organizative  dhe  heqjen  e  burrave  nga  këto  poste t’i  paraqesë  si  një  hap  përparimtar  dhe  feminist, si  p.sh.  të  zgjedhurit  e  Merjem  Raxhevi  si  Presidente  që  mund  ta  qeverisë  Iranin;  por  në  të  vërtetë  a  është  kështu?

Ross:  Nuk  është  e  rëndësishme  se  c’far  pune  kryejnë(si  veprojnë  me  ndarjen  e posteve)  udheheqësit  e  Organizatës  së  Muxhahidine  Halk  në  grupin  e  tyre, ajo  që  është  e  rëndësishme  është  se  Mas’ud  dha  Merjem  Raxhevi  mund  të  përpilojnë  ligje  të  reja,pastaj  t’I  ndryshojnë  përsëri  ato, pra  me  pak  fjalë  mund  të bëjnë  c’do  gjë  që  u  do  zemra(që  dëshirojnë). Ata  zakonisht  I përdorin  ligjet  e  përpiluara  nga  vetë  ata  që  t’I manipulojnë  mendjet  e  ndjekësve  tyre  dhe   të  kenë  kontroll  mbi  ta. Atyre  u  pëlqejnë  gjërat  mbi  të  cilat  kanë  kontroll  dhe  gjërat  mbi  të  cilat  s’munden  t’I  kontrollojnë  nuk  I  pëlqejnë.

Habilijan:  A  është  e  mundur  që  të  flisni  pak  më  shumë  rreth Raxhevit  dhe  bashkëshortes  së  tij?
Ross:  Ata  të  dy  konsiderohen  zemra  e  sektit  ,elementi  kryesor   dhe  forca  lëvizëse  e  tij.Pra,nuk  ekziston  asnjë  mjet  dhe  formë  mbikëqyrje  apo  monitorimi  që  do  të  mundte  t’a  kufizonte  pushtetin  e  tyre. Ata  si  japin  llogari  askujt  për  vendimet  që  marrin,dhe  vecanërisht  në  lidhje  me  paratë  dhe  pasuritë  e  grupit  nuk  tregojne  transparencë.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur