Muxhahedinet sollën koronën britanike në Shqipëri

Categoria: Lajme

Sipas Agjencisë së Lajmeve Analitike Habilian, sipas Mehr, duke iu referuar transferimit të një anëtari të Organizatës Muxhahedin Khelk në departamentin e urgjencës së spitalit, mjeku raportoi se gjendja e tij fizike ishte përkeqësuar.

Mjeku shtoi: "Bazuar në testet e kryera tek ky person, ai është diagnostikuar me korona virusin anglez".

Rreth 20 anëtarë të moshuar të grupit kanë vdekur tashmë nga virusi Covid 19 dhe janë varrosur në Varrezat lokale në Manzë të Durrësit në Shqipëri. Varrimi i tyre në varrezat e Manzës u prit me një reagim të ashpër nga njerëzit e kësaj zone. Pas zemërimit të qytetarve të Manzës, kjo zonë u vizitua nga Kryebashkiakja e Durrsit Emiriana Sako  dhe më vonë nga Kryeministri shqiptar Edi Rama për të qetësuar  banorët  të cilët ishin të zemëruar për praninë e këtij grupi pranë tyre dhe për përdorimin e energjisë elektrike dhe ujit falas nga ky grup.

Deri më tani, rreth 80 mij njerëz në të gjithë Shqipërinë janë infektuar me Covid 19 dhe 1,400 kanë vdekur. Zona e Durrsit, vendi ku janë strehuar grupi Muxhahedin, është qyteti i dytë më vdekjeprurës në vend pas Tiranës. Rritja e frikshme e korona virusit në këtë vend të Ballkanit ka arritur një nivel shumë alarmant.

Më 2 shkurt, numri i përgjithshëm i rasteve të infektuar në vend arriti në 942, një numër shumë i lartë krahasuar me muajin e kaluar në të njëjtën periudhë që ishte vetëm 268 raste.

Grupi terrorist i Muxhahedinve, që janë vendosur në një kamp shumë të madhe afër Tiranës, nuk lejon gazetarët dhe mjekët të hyjnë në këtë kamp, dhe veprojn me të infektuarit dhe me të vdekurit nga covid 19 jashtë protokolleve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe qeverisë shqiptare. Kjo ka ngritur shqetësime në lidhje me vdekjet e përhapura të anëtarëve, kryesisht të moshuarve mbi 60 vjeç.

Me ardhjen e Korona virusit anglez në këtë kamp, duhet të presim një katastrofë për njerzit e zonës së Manzës dhe Tiranës dhe do të rrezikojnë shëndetin e qindra mijëra njerëzve në këtë zonë dhe zonat fqinje.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur