Mossad-i ka përdorur Muxhahedinët Khalk për vrasjen e Fakhrizadesë

Categoria: Lajme

Korrespondenti i huaj: Vrasja në Iran ka për qëllim të dëmtojë Biden

“Izraeli dhe Trump qëllimisht po mundohen të krijojnë një krizë për presidentin e ardhshëm,”-thonë burimet iraniane.

Imagjinoni për një moment se çfarë do të mund të ndodhte sikur vrasës të panjohur të vrisnin një shkencëtar të lartë amerikan të armëve kimike. Le të themi se zyrtarët iranianë do të merrnin përgjegjësinë, duke argumentuar se SHBA-të kanë shkelur ligjin ndërkombëtar për shkak se vazhdon të mbajë rezerva të gazit të sinapit, agjentë nervorë XV dhe sarin, pavarësisht përpjekjeve të shumta për t’i shkatërruar ato  duke filluar nga vitet e hershme 1990. Krahasoje këtë vrasje fiktive me vrasjen e fundit izraelite të Muhsen Fakrizadesë, një shkencëtar i njohur iranian i përshkruar si “babai i bombës iraniane”. Vrasja fiktive dhe ajo realja janë analoge me një përjashtim të vogël:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur armë kimike që në vitin 1917. Irani nuk ka asnjë program për armë bërthamore.”

Profesor Joshua Landis, drejtor i “Farzaneh Family Center” për studimet rreth Iranit dhe Gjirit Persik në Universitetin e Oklahomës, më tregon se nëse Irani do të vriste një lider ushtarak apo shkencëtar amerikan, do të shkaktonte zemërim absolut dhe ndëshkim shumë të shpejtë.

Më 27 nëntor, Fakrizade, një lider ushtarak dhe profesor, është vrarë rrugës kur po shkonte për të vizituar të afërmit e tij jashtë Teheranit. The New York Times citon burime nga shërbimi inteligjent të cilat në këtë sulm identifikojnë si fajtor Izraelin.

“Njerëzit janë të nevrikosur”,-më tregon profesor Seyed Mohammad Marandi nga Teherani. Ai është kryetar i Departamentit të Studimeve Amerikane në Universitetin e Teheranit. “Njerëzit presin përshkallëzime, një sulm vdekjeprurës ndaj caqeve izraelite,”-thotë ai.

Ndërkohë që natyre e kundërpërgjigjes ushtarake është e paqartë, Marandi thotë: “Do të ketë bashkëpunim të pakësuar me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA) dhe do të rritet pasurimi i uraniumit.”

Më 2 dhjetor, parlamenti iranian votoi për të rritur pasurimin e rezervave të uraniumit në një nivel më të lartë se ai i duhuri për të prodhuar energji bërthamore, por që përsëri mbetet nën nivelin e duhur për të ndërtuar një bombë. Gjithashtu i dhanë Uashingtonit afat deri në fillim të shkurtit që të heqë të gjitha sanksionet ekonomike përndryshe Irani do të ndalojë hyrjen e çdo inspektori të IAEA në vend.

Për mua duket e qartë se në ditët në vazhdim, administrata e Trump i ka hapur rrugën Izraelit për të provokuar një krizë. Trump dhe Netanyahu shpresojnë t’ia lidhin duart presidentit të zgjedhur Joe Biden në marrëveshjet e mëvonshme me Iranin.

Më kujtohen mjaft mirë ditët para pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003, kur e shpjegova se Sadam Husejni nuk kishte armë të shkatërrimit në masë dhe nuk ishte një kërcënim për popullin amerikan.

Tani po e bëj përsëri me Iranin, me përjashtimin se Uashingtoni po i fillon luftë kundër Iranit në mënyrë të fshehtë e jo të hapur. Duke u bazuar në raportime në Izrael dhe Iran, në librin tim të titulluar “The Iran Agenda Today” shkrova se zyrtarë amerikanë dhe izraelitë e dinë mjaft mirë se Irani nuk ka një program armësh bërthamore.

Mos i mjaftoni me fjalët e mia për këtë. Në dy raporte të ndara, CIA dhe agjencitë inteligjente më kryesore amerikane kanë zbuluar se deri në vitin 2003 Irani nuk ka pasur asnjë program për armë bërthamore. Liderët e Iranit thonë se ata nuk kanë pasur kurrë një program armësh bërthamore në përgjithësi. Regjimi i Netanyahut në Tel Aviv nuk e ka pranuar kurrë qëndrimin e CIA-s, duke argumentuar se Teherani ka vazhduar një program sekret madje edhe pasi firmosi marrëveshjen bërthamore. Netanyahu thotë se në vitin 2008 Izraeli mori dokumente nga një depo në Teheran të cilat vërtetojnë se Irani ka vazhduar programin e tij të armëve, madje duke përmendur edhe emrin e Fakhrizadesë. Kritikët thonë se historia e depos së informacionit nuk zgjat shumë, duke thënë se dokumentet e publikuara nuk kanë as shenjat e qeverisë iraniane. Dhe asnjë ekspert i pavarur persisht folës nuk është lejuar të kryejë një analizë kriminalistike mbi dokumentet origjinale.

Izraeli, i cili në vitet 1960 ka zhvilluar armë bërthamore në mënyrë të fshehtë, është në pozita të vështira për të kritikuar Iranin. Izraeli ka 200 bomba bërthamore të afta për të shkatërruar Iran  dhe çdo vend tjetër arab. Tani Netanyahu duket i vendosur për të shkatërruar potencialin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, dhe të parandalojë konsumimin e marrëveshjes bërthamore.

Sipas profesor Marandit, Muxhahedinët Khalk (MEK) janë të dyshuarit për vrasjen e Muhsen Fakhrizadesë. “MEK punon me SHBA-të dhe Izraelin,”-thotë ai.  “Disa ekipe të MEK janë përfshire në ngjarje në të shkuarën.”

Nga viti 2007-2012, Izraeli ka përdorur MEK për të kryer vrasjet e sofistikuara të 5 shkencëtarëve bërthamorë brenda Iranit, siç është raportuar në “Christian Science Monitor”. Mossadi i Izraelit ka stërvitur anëtarët e MEK për të kryer goditjet.

MEK filloi aktivitetin e saj në vitet 1970 si një grup revolucionar kundër diktaturës së Shahut. Por luftoi përkrah trupave të Sadam Husejnit gjatë luftës Iran-Irak në vitet 1980-88, duke fituar urrejtjen e vazhdueshme të shumicës së iranianëve.

Kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës pushtuan Irakun në vitin 2003, MEK ndryshoi përsëri anën dhe u bë aleate me Uashingtonin dhe Tel Avivin. Ky grup nuk j lejon anëtarët e tij të martohen dhe i mban ata të izoluar nga bota e jashtme.

“MEK është një sekt dhe organizatë terroriste,”-tha Marandi.

“Administrata e Trump ka harxhuar burimet dhe ka shkatërruar aleancat me evropianët në fushatën e tij të dështuar të “presionit maksimal” kundër Iranit,”-thotë profesor Landis.

Sipas profesor Marandit, Muxhahedinët Khalk (MEK) janë të dyshuar për vrasjen e Muhsen Fakhrizadesë. “MEK punon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin,”-thotë ai. “Disa ekipe të MEK janë përfshire në të shkuarën.” Nga vitit 2007-2012, Izraeli ka përdorur MEK-un për të kryer vrasjet e sofistikuara të 5 shkencëtarëve bërthamorë brenda në Iran, siç ka raportuar “Christian Science Monitor”. Mossad-i i Izraelit ka stërvitur anëtarët e MEK për të kryer sulmet.

“Amerika ka nevojë për një marrëveshje,”-vazhdon ai. “Supremacia amerikane në botë ka rënë. Fuqitë e tjera po konkurrojnë me sukses kundër SHBA-ve.  Amerika është zhytur poshtë në Lindjen e Mesme dhe është e detyruar të ndalojë përhapjen bërthamore në rajon pa u futur në luftë me Iranin.”

Luftënxitësit demokratë dhe republikanë së bashku, duan të marrin më shumë koncensione nga një Iran i dobësuar duke kërkuar ndalimin e disa raketave konvencionale dhe tema të tjera të cilat Irani më parë i ka refuzuar. Përshkallëzimet e mundshme të Iranit për vrasjen e Fakhrizadesë mund t’i komplikonin më shumë çështjet.

Marandi mendon se administrata e Biden duhet t’i ribashkohet marrëveshjes, pavarësisht se çfarë aktesh mund të ndërmarrë Irani në kundërpërgjigje të vrasjes. “Kundërpërgjigja ndaj sulmit terrorist dhe pritja për Biden që të respektojë marrëveshjen bërthamore, janë dy çështje të ndara,”-tha ai. “Nëse Biden zgjedh të zbatojë marrëveshjen, kjo është në rregull për Iranin.”

Por linjat e ashpra në Iran thonë se Uashingtoni nuk mund të besohet, the e kundërshtojnë hapjen e negociatave. Ata mbështesin “ekonominë rezistuese”, duke luftuar efektet e sanksioneve amerikane me prodhimin e më shumë produkteve në vend, dhe krijimin e marrëdhënieve më të afërta me Kinën dhe Rusinë. Ndjekësit e linjës së ashpër njihen si principalistë pasi ata pretendojnë se mbajnë principet islamike të Revolucionit Iranian.

“Principalistët po e refuzonin marrëveshjen bërthamore që në ditën e parë,”-më tregon një gazetar i lartë iranian nga Teherani.  Marandi shpjegon: “Gjerësisht në Iran besohet se Biden nuk do ta zbatojë plotësisht marrëveshjen dhe do të respektojë angazhimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kemi për ta parë.”

Mendoj se Uashingtoni mund të tregohet i besueshëm duke hequr sanksionet para hapjes së negociatave. Të dyja palët mund të bashkëpunojnë në shkatërrimin e uraniumit të tepër të pasuruar dhe rregullimin e inspektimeve të shpeshta ndërkombëtare. Iranianët por presin që Biden të bëjë lëvizjen e parë pas inaugurimit të tij më 20 janar të vitit 2021. Heqja e sanksioneve të njëanshme amerikane është çelësi i mposhtjes së përpjekjeve të Trump për të lidhur duart e administratës së re. Do të shohim nëse Biden do të gjejë një zgjidhje të mirë.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur