I nderuar drejtor i Zyrës së Emigracionit të Shqipërisë
Ne do të dëshironim t’ju njoftojmë se ne, një grup i ish-anëtarëve të organizatës së MEK, jemi të shqetësuar për situatën e ish-shokëve tanë të cilët për momentin janë anëtarët të Organizatës Muxhahedinët Khalk.
Gjatë përhapjes së COVID-19, organizata i mbajti anëtarët e saj në një ambient të mbyllur, gjë që i bën kushtet më të rrezikshme për përhapjen e kësaj sëmundjeje në mesin e njerëzve.
Ju jeni të vetëdijshëm se kjo organizatë ka marrëdhënie të mbyllura, dhe i ka të gjitha karakteristikat e një sekti që kontrollon mendjet.
Njerëzit që jetojnë në këtë kolektiv sektar nuk kanë akses te bota e lirë dhe qendrat mjekësore. Kjo i rrit shqetësimet tona për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve që jetojnë në kampin e Manzës.
Në situatën e tanishme, me rrezikun që paraqet COVID-19, jetët e këtyre njerëzve janë në rrezik. Për fat të keq, kjo organizatë nuk merakoset për jetët e këtyre njerëzve.
Për shkak të kushteve të rrezikshme brenda kampit dhe sjelljes së papërgjegjshme të liderëve të kultit ndaj jetës së anëtarëve të tij, ne lëshojmë këtë paralajmërim dhe bëjmë thirrje për ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve përkatëse të vendit tuaj dhe të organizatave shqiptare të të drejtave të njeriut për të marrë kontrollin që kështu të shpëtojnë jetët e këtyre njerëzve.
Me respekt: Një grup i ish-anëtarëve të MEK
Hassan Heyrani
Abdolrahman Mohammadian
Ali Hajari
Reza Slami
Moosa Damroodi
Gholamali Mirzaei
Parviz Hezginejhad
Reza Mezginejhad
Hassan Shahbaz
Malek Baitmshaal
Gholamreza Shekari
Fhsan Bidi
Bager Mohammadi
kopje për:
për të nderuarin president të Shqipërisë
Kryeministrin e Sjqipërisë
Ministrin e brendshëm të Shqipërisë
Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë
Organizata RMSA Shqipëri
Zyra e kombeve të Bashkuara, Gjenevë.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir