Kohët e fundit ,Mohamed Ali Hoseini , këshilltari libanez i Maryam Rajavi në botën arabe, lëshoi një deklaratë ku njoftoi largimin e tij nga ky grup.
Hoseini, i ashtuquajturi Ajetollah nga mediat e Muxhahedine Khalk, me njohjen e mashtrimeve të këtij grupi, pasi deklaroi se ishte ndarë nga MEK u takua me dhjetëra ish-anëtarë në Paris.
Ndarja dhe shpallja që ai bëri për këtë grup ishte aq e mërzitshme për MEK saqë me anë të deklaratave të ndryshme , muxhahedinët ia hoqën emrin Ajetollah dhe përdorën emra të rëndomtë duke e cilësuar si një spiun që punonte për shërbimin e inteligjent të Iranit.
Muxhahedine Khalk si një masë kundër largimit nga organizata i quante të larguarit spiunë të Iranit.
Faqja zyrtare e MEK i ka fshirë të gjitha tekstet që përmbajnë emrin e tij.
Villepinte. Në faqen e tij në Twiter me shpallje kundër muxhahedinëve , Hoseini ka thënë se konferenca e MEK në Villepinte Paris është e shtrenjtë dhe plot slogane. Ai gjithashtu tha se njerëzit që kanë të njëjtin mendim me Maryam Rajavi dhe qëndrojnë me të janë të nderuar, ndërsa ata që nuk ndajnë të njëjtat mendime me të janë spiunë të Iranit.
Nga viti i rënies së regjimit të Sadam Huseinit(2003) deri tani, janë larguar rreth 800 anëtarë nga Organizata Muxhahedine Khalk.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir