WikiLeaks flet mbi vrasjen e anëtarëve të Muxhahidine Halk (MEK)

Categoria: Dokumente

Torturat, vrasjet  dhe  keqtrajtimet  e  persekutimet  e  anëtarëve   të  pakënaqur  (që  donin  të  largoheshin)  të  Muxhahidine  Halk nga  ana  e  po  këtij  grupi , është  një  nga  temat  që  tregohet  dhe  dëshmohet  nga  të  gjithë  anëtarët  e  larguar  nga  ky  grup. Nga  ana  e  anëtarëve  të  larguar  nga  ky  grup  raportohen  sjellje  të  ashpra  dhe  c’njerzore  ndaj  tyre  nga  ana  e  drejtuesve  të  Muxhahidine  Halk  si  gjatë  kohës  të   qëndrimit  në  Eshref  ashtu  edhe  gjatë  qëndrimit  në  Kampin  Liberty (kampin  e  lirisë). Edhe  tani  gjithashtu  që  ky  grup  po  qëndron  në  Shqipëri, akoma  vazhdon  që  të  mbajë  konferenca  për  dhënie  porosish  dhe  udhëzimet  e  veta  ndaj  anëtarëve  dhe  i  ka  nën  kontroll  të  gjitha  lëvizjet  e tyre (anëtarëve). Dokumenti  i  mëposhtëm  i  publikuar  nga  ËikiLeaks  tregon   mbi  kohën  e  qëndrimit  të  munafikinëve  në  garnizonin  e  Eshrefit  në  veri-lindje  të  Bagdadit.

Në  një  dokument  që  në  vitin  2011  u  bë  publik  nga  ambasada  Amerikane  në  Bagdad  në  lidhje  me  Muxhahidine  Halk  (MEK) ,është  treguar  se  anëtarët  e  pakënaqur  të  këtij  grupi  persekutoheshin  dhe  keqtrajtoheshin.  Këto  dokumente  janë  shtënë  në  dorë  gjatë  një  interviste  të  anëtarëve  të  arratisur të  munafikinëve  ,dhe  në  të  Ministria  e  Jashtme  e  Amerikës  ka  përshkruar  pamje  të  dhunshme  të  shtypjes  së  anëtarëve  të  Muxhahidine  Halk  nga  ana  e  udhëheqësve  të  këtij  sekti (kulti). Në  këtë  raport  thuhej  gjithashtu  se  me  urdhërin  e  udhëheqësit  të  këtij  grupi  duhej  të  ekzekutohej  menjëherë  cdokush    që  zihej  duke u  arratisur  apo  dyshohej  për  këtë.

<< Shumë  nga  anëtarët  e  arratisur  pretendonin  se  Organizata  i  kishte  dëmtuar  dhe  dhunuar  fizikisht  dhe  psikologjikisht  që  nga  to  mund  të  përmendet  futja  në  dhomat  e  izolimit  në   burgjet  e  garnizonit  të  Eshrefit.>>

Disa  nga  të  arratisurit  pretendonin  se  munafikinët  i  mashtronin  ata  duke  u  premtuar  se  do  ti  dërgonin  për  “studime  apo  për  të  jetuar  jashtë  shtetit”  mirëpo  i  dërgonin  në  Eshref.Disa  të  tjerë  gjithashtu  ishin  robër  lufte  që  i  kishin  premtuar  se  do  ti  kthenin  në  Iran  apo  në  një  shtet  të  tretë  (tjetër)  i  dërgonin  në  garnizonin  e  Eshrefit.

Në  këtë  raport u  theksua    <<  fjalimet  e  anëtarëve  të  larguar  të  organizatës, pohojnë  të  qënit  sekt  e  kësaj organizate.>>      <<Të  gjithë  anëtarët  e  larguar  të  kësaj  organizate  e  kishin  dëshiruar  largimin  nga  Iraku  dhe  besonin  se  edhe  anëtarët  e  tjerë  dëshironin  të  njëjtën  por  qe e  kishin  humbur  shpresën  për  një  gjë  të  tillë.>>

BURIMI:  WikiLeaks


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur