Raporti zyrtar i departamentit të sigurisë “Westpalia” Gjermani

Categoria: Dokumente

Tetor 2005
Transformimi i Organizatës Muxhahedine Halk nga një grup gueril në një lëvizje demokratike në mërgim.
Para zgjedhjeve presidenciale të qershorit në Iran, Këshili Kombëtar i Rezistencës bëri thirrje, në veçanti nëpërmjet internetit, për bojkotimin e zgjedhjeve dhe e prezantoi veten si e vetmja forcë opozitare demokratike dhe pluraliste. Më 24 qershor 2005 ishte raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale me kandidaturën e Rafsanxhanit dhe Ahmedinezhadit që përfundoi me zgjedhjen e këtij të fundit, krahu politik i MKO-së që ishte Këshilli Kombëtar i Rezistencës  organizoi protesta kundër kësaj zgjedhjeje me pjesëmarrjen e 200 personave në qytete të ndryshme si Këln, Duseldorf, Bonn dhe Dortmund .


MKO-ja së bashku me krahun e saj politik Këshillin Kombëtar të Rezistencës ka për qëllim përmbysjen e regjimit iranian. Për këtë qëllim ata kanë krijuar një forcë ushtarake të quajtur Ushtria Çlirimtare. Me përpjekjet për të arritur objektivat me dhunë dhe gjithashtu me  parapërgatitjet për të , rrezikohen interesat e jashtme gjermane.
 Në Vazhdim të këtij raporti 13 faqësh shpjegohet shkurtimisht  historia e MKO-së brenda dhe jashtë vendit  dhe gjitashtu u fol edhe për ngjarjet në Francë. Në pjesëne  fundit shkruhet që Këshilli Kombëtar i Rezistencës në marrëdhëniet e jashtme mohon lidhjet me ndonjë nga veprimtaritë e dhunshme të MKO-së dhe Ushtrisë Çlirimtare.


Që me pushimin e aktivitetit të Ushtrisë Çlirimtare në Irak në vitin 2003 dhe me zhdukjen e Mas’ud Rexhaviut, Merjem Rexhavi është e vetmja që drejton Këshillim Kombëtar të Rezistencës. Tani Merjem Raxhavi ka marrë pamjen e fytyrës së vetme  të Këshillit Kombëtar të Rezistencës(NCRI) që lufton për të drejtat e njeriut dhe të femrave në veçanti. Imazhi që ofrohet në faqet e NCIR në internet për Merjem Rexhavi , është i pastruar nga fotot dhe tekstet që tregojnë për të kaluarën e saj në strukturën udhëheqëse. Faqet e vjetra të internetit ose janë fshirë ose janë ndryshuar. Përkundrazi, ajo tani ekspozohet e veshur me rroba joushtarake  dhe  me një sjellje politikanësh. Nga tetori i 2003-shit NCRI ka kërkuar një referendum  që të specifikojë llojin dhe strukturën e shtetit. Kjo kërkesë ishte një imazh ndryshe nga ai i  viteve 90-të ku kërkohej përmbysja e pushtetit në Iran me forcë ushtarake.


Që nga tetori i vitit 2004 Ushtria Çlirimtare është poseduese e një faqeje interneti. Në të tregohet jeta e banorëve të kampit Ashraf me tekse dhe foto. Burrat dhe gratë me uniforma ushtarake mezi shihen në ato foto. Shumica e fotove i paraqisin lexuesit më shumë imazhin e një  qendre trajnuese dhe vend pushimin dhe  jo atë të një kampi terrorist ushtarak.
Vlerësim:  Muxhahedinët janë forca e vërtetë  në Këshilin Kombëtar të Rezistencës, por në marrëdhëniet e jashtme e fshehin veten pas perdes. Pas afrimit të perëndimit me Iranin, NCRI-ja është përpjekur që politikisht ta shfaqë veten si një opozitë demokratike. Kështu ,vitin e kaluar organizata është përpjekur të qëndrojë në kontakt me parlamentarët perëndimorë që të fitojë mbështetjen e tyre.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur