Opinioni i Gjykatës Penale Amerikane rreth Organizatës Muxhahedine Halk(MKO)

Categoria: Dokumente

Tetor 2005


Gjykata Penale Amerikane votoi që qeveria e këtij vendi(Amerikës) ka të drejtë që organizatat e huaja , duke përfshirë munafikinët(MKO), ti deklarojë  terroriste dhe ta bëjë të jashtëligjshme ndihmën ekonomike ndaj tyre. Sipas raportit të “News France”  nga San Fransisko, ky ligj është votuar posaçërisht në lidhje me mbledhjen e fondeve në Kaliforni për munafikinët(MKO), grup i cili që nga viti 1997 njihej si një organizatë terroriste nga qeveria amerikane. Sipas këtij raporti, kritikuesit e kësaj dosjeje besonin se kjo organizatë nuk ishte terroriste dhe për këtë arsye ata  kanë të drejtë ti ndihmojnë, por gjykata e refuzoi këtë kërkesë duke thënë që liria në marrjen e ndonjë ndihme financiare nuk mund të krahasohet me lirinë e fjalës.
Vendimi i gjykatësit Cleinfeld nuk i përfshin fjalët si armë dhe bomba. “News France” në raportin e saj ka shtuar:  “Ligji i lëshuar thotë që me ndryshimin gjeografik të grupit mund të ndryshojë dhe perceptimi i tij, por është qeveria amerikane ajo që vendos për këtë. Sipas vendimit të gjykatës amerikane, analiza e kujdesshme e agjendës politike të një grupi të huaj për të vendosur nëse është një kërcënim terrorist për SHBA-në, është nën ekskluzivitetin e Ministrisë së Jashtme dhe pushtetit ekzekutiv”.


Gjykatësi Andrew Cleinfeld  në një panel prej tre gjyqtarësh shkroi që caktimi i pushtetit ekzekutiv për të vendosur nëse është një organizatë e huaj terroriste apo jo, është një mënyrë e logjikshme dhe ligjore. “Ligji nuk e ndalon kongresin ti detyrojë njerzit të shmangin  mbeshtetjet materiale për organizatat e klasifikuara si terroriste qoftë kjo me ose pa pajtimin e tyre me vendimin e pushtetit ekzekutiv.” Vendimi i Gjykatës  së Apelit të Qarkut numër 9  të SHBA-së u miratua dhe kështu mori përsipër të ndalojë personat të cilët mblidhnin fonde në Kaliforni për MKO-në,grupin opozitar iranian i cili në vitin 1997 është klasifkuar nga qeveria amerikane si organizatë terroriste .


25 Qershor 1999
Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit të SHBA-së në datën 25 qershor 1999 në seancën që u ngrit me kërkesën e munafikinëve për të hequr Organizatën Muxhahedine Halk nga lista amerikane e terrorizmit , e cila është konsideruar e tillë edhe nga raporti i CIA-s në korrik të 1993, përfshirja e tyre në vepra terroriste dhe të dhunshme , hedhin poshtë  kërkesat e saj  sepse shkelin  parimet demokratike.
Në këtë raport  gjithashtu theksohet ideologjia e tyre marksiste dhe armiqësia me perëndimin. Vrasja e gjashtë qytetarëve amerikanë në Iran, vendosja e bombave në Komunitetin iraniano-amerikan, në zyrat e “Pepsi” dhe “General Motors”, dëmtimi i linjave American Airlines brenda Iranit, dëmtimi i “Shell Oil”  dhe i disa organizatave angleze, janë  disa nga veprat e tjera  terroriste të kësaj organizate që u theksuan në vendimin e gjykatës.Gjithashtu në atë vendim është dokumentuar  sulmi i anëtarëve të organizatës në vitin 1992 ndaj ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Amerikë, Kanada, Gjermani, Francë, Angli, Svicër, Hollandë, Suedi, Norvegji,  Danimarkë dhe Australi. Kjo gjykatë e përjashtoi përgjithmonë kërkesën e munafikinëve për tu hequr nga lista e organizatave terroriste.


Tetor 2009
Sipas raportit të vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit në SHBA në muajin tetor të vitit 2009, u listua: “Organizata Muxhahedine Halk ka kryer një sërë sulmesh terroriste në Iran” dhe  “Përkrahësit e kësaj organizate, në vende publike si aeroportet, kanë mblledhur para me pretekstin se po mblidhnin ndihma për jetimoret dhe viktimat e torturës, dhe i përdornin ato për qëllime të organizatës duke përfshirë edhe aktet terroriste.”
 Në një pjesë tjetër të vendimit të kësaj gjykate duke iu referuar raportit të një gjykate angleze rreth munafikinëve, pavarsisht nga vendimi i MKO-së në vitin 2001 për të hequr dorë nga dhuna dhe terrori, duke ditur që kjo organizatë, sulmet e armatosura kundër Iranit nuk i ka quajtur kurrë si vepra terroriste, do të thotë që kjo shpallje nuk i ndalon ata në sulmimin e  objektivave iraniane. Në një pjesë tjetër të vendimit thuhet qartë që sipas raportit të ministrit të jashtëm, Organizata Muxhahedine Halk ka forcën dhe gatishmërinë për të kryer vepra terroriste.Domosdoshmërisht duhet theksuar se të gjitha kërkesat e MKO-së në këtë aktgjykim, janë shpallur të refuzuara.


2 Prill 2002
Pasi Ministria e Jashtme Amerikane në vitin 1997 e vendosi MKO-në në listën e organizatave terroriste, degë të tjera të saj si Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit i janë shtuar gradualisht listës. Më 2 prill 2002, anëtarët e kësaj organizate me organizimin e një peticioni në Gjykatën e Apelit të SHBA-së, duke thënë se Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit është plotësisht i pavarur nga MKO-ja, bën thirrje për ndarjen çështjes së këshillit nga ajo e MKO-së, por në vendimin e kësaj gjykate me dokumentimin e raportit të FBI-së, u deklarua se Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, drejtohej nga MKO-ja dhe ishte një nga organizatat që ajo përdorte si mburojë. FBI-ja kishte raportuar se në inspektimin e një banese në Virxhinia që ishte në pronësi të Organizatës Muxhahedine Halk, zbuluan çeqe të nënshkruara dhe dokumente të cilat vërtetojnë varësinë e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit nga MKO-ja.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur