Raporti vjetor mbi terrorizmin nga Ministria e Jashtme e Amerikës në vitin 2006

Categoria: Dokumente

<<Zyra e Koordinimit të Ministrisë së Jashtme të Amerikës për luftën kundër terrorizmit>>  me datën 30 prill të 2007 (10 Ordibehesht 1386) publikoi raportin vjetor të Amerikës mbi terrorizmin në vitin 2006.Kapitulli i gjashtë i këtij raporti ka të bëjë me listën e grupeve terroriste.Kjo listë e zezë,përfshinte grupet që ishin të cilësuara terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe mbante gjithashtu emrin e <<Organizatës së Muxhahidine Halk të Iranit>> dhe të gjitha grupeve të kamufluara të saj si <<Këshilli Kombëtar I Qëndresës>>, <<Ushtria Clirimtare Kombëtare>>,  etj.Teksti i plotë i pjesës në lidhje me Muxhahidinët që ndodhet në kapitullin e gjashtë të raportit është përkthyer dhe paraqitur më poshtë:

<<Ligji Amerikan i kërkon Ministrisë së Jashtme të Amerikës që me 30 prill (10 Ordibehesht) të cdo viti të paraqesë një raport të plotë rreth terrorizmit dhe grupeve terroriste .Departamenti i Thesarit të Amerikës gjithashtu është i ngarkuar që të gjitha pasuritë dhe pronat e grupeve që ndodhen në listën e sipërpërmendur t’i ngrijë dhe bllokojë.Teksti i plotë në lidhje me Muxhahidinët që ndodhet në kapitullin e gjashtë të raportit të vitit 2007 është si më poshtë:

Organizata e Muxhahidine Halk është e njohur gjithashtu edhe me emrat Shoqata e Studentëve Musliman të Iranit, Këshilli Kombëtar i Qëndresës, Luftëtarët e Shenjtë të Iranit, Ushtria Clirimtare Kombëtare e Iranit, Organizata Muxhahidine Halk e Iranit dhe  Këshilli Kombëtar i Qëndresës Iraniane.

Shpjegim :  Muxhahidinët janë një organizatë që mbështet përmbysjen e regjimit Iranian me metoda të dhunshme dhe janë përgjegjës për vrasjen e disa personave ushtarakë dhe civilë amerikanë në dhjetëvjecarin e viteve 70. Anëtarët dhe udhëheqësit e Muxhahidine Halk në të gjitë botën e kanë aftësinë dhe vullnetin (kapacitetin dhe qëllimin)për të kryer operacione terroriste në Europë, Në Lindjen e Mesme, Shtetet e Bashkuara, Kanada  etj.  Muxhahidine Halk u shfaq në dhjetëvjecarin e viteve 60 si një nga lëvizjet më të ashpra dhe të dhunshme politike kundër  <<Qeverisë së Pahlavit dhe marrëdhënieve të ngushta të atij regjimi me Shtetet e Bashkuara>>. Ideologjia e Muxhahidine Halk është një përzierje e elementeve të Marksizmit, Islamit dhe Feminizmit.

Duke kërkuar pjesëmarrjen në Revolucionin Islamik të 1979 (1357) [pjeswmarrje nw qeverisje], grupi Muxhahidine Halk fitoi shumë shpejt zemërimin e popullit të Iranit.Qeveria e re e Iranit nën udhëheqjen e lartë të Ajetullah Homeinit  arrestoi në mënyrë sistematike shumë nga anëtarët e Muxhahidine Halk dhe vuri në shënjestër disa të tjerë prej tyre dhe kjo u bë shkak që udhëheqësit e Muxhahidine Halk të ikin dhe shpërndahen nëpër Europë.Në vitin 1986 (1365), udhëheqësit dhe aktivistët e Muxhahidine Halk (MKO,MEK,PMOI  etj.) u dëbuan nga Franca dhe Sadam Hyseini i dha atyre strehim në Irak. Grupi i Muxhahidine Halk për një periudhë afërsisht prej tre dekadash u morr me planifikimin dhe zbatimin e operacioneve terroriste kundër Iranit.Përvec kësaj ky grup ka zgjeruar bazën e tij financiare,ka shtrirë dhe zhvilluar aftësitë e tij paramilitare dhe ka punuar dhe vepruar fuqimisht për zgjerimin e linjave të veta në Europë.

Muxhahidine Halk,përvec kritereve terroriste ka shfaqur  edhe karakteristikat e të qënit një grup sektar.Anëtarët e rinj,sapo hynin në grup indoktrinoheshin me ideologjinë e Muxhahidine Halk dhe u mësohej historia e Iranit në mënyrë të rishikuar apo rishqyrtuar (sipas interpretimit të udhëheqësve të organizatës). Përvec kësaj anëtarëve u kërkohej që të betoheshin për një <<divorc të përjetshëm>> dhe të marrin pjesë në takimet javore të <<spastrimeve ideologjike>>.Sipas raportimeve femijët e moshave të vogla gjithashtu i ndanin nga prindërit e tyre.Udhëheqësja e Muxhahidinëve Merjem Raxhevi ka krijuar një kult personaliteti. Ajo pretendon se ndjek apo është ndjekëse e Profetit Muhammed (S.A.A.) dhe anëtarët e grupit të saj e konsiderojnë si  “Presidentja e Iranit në mërgim (apo internim) “.

Aktivitetet :    Muxhahidinët në aktivitetet e tyre globale kundër Iranit përdorin propaganda dhe terrorizëm për të arritur qëllimet dhe objektivat e tyre dhe kanë gjetur përkrahje dhe mbështetje nga regjimet e neveritshme si ai i Sadam Huseinit. Gjatë viteve 1970 Muxhahidinët vranë personelin ushtarak dhe civil amerikan që punonin në projekte të mbrojtes në Teheran dhe kanë mbështetur dhe përkrahur konfiskimin dhe uzorpimin e dhunshëm të ambasadës amerikane në Teheran në vitin 1979.Pavarësisht përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara, anëtarët e Muxhahidine Halk asnjëherë nuk janë vënë para drejtësisë për aktivitetet e tyre të paligjshme.

 

Në vitin 1981 (1360), udhëheqësit e Muxhahidinëve u përpoqën që t’a rrëzojnë regjimin e sapoformuar islam (në Iran),më pas, Forcat e Sigurisë Iraniane filluan  shtypjen e grupit.Muxhahidinët filluan me vendosjen dhe shpërthimin e bombave si sulmi ndaj Partisë Republikane Islamike dhe Zyrave të Kryeministrisë që si pasojë humbën jetën shtëdhjetë  zyrtarë të lartë iranianë ku ndër ta mund të përmenden ;  Ajetullah  Sejid  Muhammed  Beheshti,  Presidenti  Muhammed  Ali  Raxhai, Kryeministri  Muhammed  Xhevad  Bahonar  etj.

Këto sulme cuan në kryengritjet popullore kundër Muxhahidine Halk dhe rritjen e shtypjes dhe përndjekjes së qeverisë iraniane kundër grupit dhe u bë shkak që udhëheqësit e këtij grupi të arratisen në Francë. Për pesë vjet Muxhahidinët vazhduan aktivitetet e tyre terroriste përmes bazës së tyre në Francë.Në vitin 1986 (1365) udhëheqësit e grupit të dëbuar nga Franca, për të të siguruar një bazë dhe mbështetje financiare dhe trajnimi,u strehuan te regjimi i Sadam Huseinit.

 

Afërsisht nga fundi i luftës Iran-Irak  1980-1988 (1359-1367), Bagdadi i pajisi Muxhahidinët me armë të rënda dhe dërgoi me mijëra luftëtarë të kësaj organizate për të kryer sulme kamikaze kundër forcave iraniane.Lidhjet dhe marrëdhëniet e MEK-ut në vitin 1990 (1369) vazhdonin akoma me ish regjimin e Irakut. Sipas raporteve ,muxhahidinët në vitin 1991 (1370) i ndihmuan gardës presidenciale të Irakut në shypjen e përgjakshme të kurdëve dhe shiitëve që ishin ngritur në protesta kundër regjimit të Sadam Huseinit. Raportet e shtypura citojnë fjalët e Merjem Raxhevisë që i ka inkurajuar dhe nxitur anëtarët e Muxhahidinëve për << të shtypur kurdët me tanke>>.

 

Në prill të vitit 1992 (ordibehesht ,1371) ,Muxhahidine Halk kreu sulme të koodinuara kundër institucioneve dhe ambasadave Iraniane në trembëdhjetë shtete të ndryshme duke demostruar forcën dhe kapacitetin e grupit për kryerjen e operacioneve të mëdha jashtë shtetit (të Iranit). Në prillin e vitit 1999 (ordibehesht 1378) Muxhahidinët vunë në shënjestër autoritetet  kyce dhe kryesore ushtarake të  Iranit dhe e vranë zëvëndës shefin e forcave të bashkuara të armatosura të Iranit, Gjeneral  Ali Sajad  Shirazin. Në prill të vitit 2000 (ordibehesht 1379), Muxhahidinët u përpoqën që të vrasin shefin e selisë Nasr. Kjo seli ,është një zyrë qëndrore në Teheran që ka përgjegjësinë e koordinimit të politikave me Irakun.

 

Ritmi i zakonshëm i operacioneve terroriste ndaj Iranit  gjatë operacioneve << Bahmane Bozorg “Orteku i Madh” >>,  në shkurtin e vitit 2000 ( Esfend,1378) u rrit, dhe grupi kreu disa sulme kundër Iranit. Një nga këto sulme ishte qëllimi me mortaja ndaj kompleksit të udhëheqjes në Teheran ku ndodhet  edhe zyra e Rehberit (Ajetullah Hameneit k.s.) dhe Kryeministrit të Iranit.

Në vitin 2000 dhe 2001, MEK kreu sulme të vazhdueshme me mortaja dhe sulme të befasishme ndaj ushtrisë iraniane dhe forcave të rendit e sigurisë si dhe ndaj ndërtesave qeveritare në afërsi të kufirit Iran-Irak.

Në vitin 2001 (1380) , FBI-ja  arrestoi shtatë iranianë në Shtetet e Bashkuara që i kishin transferuar katërqind mijë dollar një organizate në Emiratet e Bashkuara Arabe të lidhur me Muxhahidin Halk. Kjo organizatë i kishte përdorur këto para për të blerë armë.Pas bombardimit të objekteve të Muxhahidine Halk në Irak gjatë Operacionit  Liria e Irakut nga forcat e koalicionit,udhëheqja e Muxhahidinëve negocioi me to (forcat e koalicionit) dhe në mënyrë vullnetare ia dorëzoi atyre armët e rënda të veta.

 Që prej vitit 2003 (1382),rreth tre mijë e katërqind anëtarë të MKO-së në kampin e e Eshrefit në Irak, janë vendosur nën mbikqyrjen e forcave të koalicionit. Në vitin 2003, autoritetet franceze arrestuan 160 anëtarë të MKO-së  në bazat e tyre operative që ata (autoritetet franceze) besonin se këto baza përdoreshin nga ky grup për të koordinuar financimin dhe planifikimin e sulmeve terroriste. Pas arrestimit të udhëheqëses të MKO-së  Merjem Raxhevisë, anëtarët e këtij grupi dolën në protesta nëpër rrugët e Parisit duke i vënë flakën vetvetes. Si pasojë ,autoritetet franceze e liruan Merjem Razhevinë.  Znj.  Raxhevi  edhe pse qëndron e fshehur ,nganjëherë shfaqet nëpërmjet vidiove satelitore për t’i dhënë një impuls dhe inkurajim konferencave që Muxhahidinët organizojnë në të gjithë botën. Sipas dëshmive dhe dokumentave të siguruara pas rënies së Sadam Huseinit, Muxhahidine Halk nga viti 1999 (1378) deri në vitin 2003 (1382) ka siguruar miljona dollar prej Sadam Huseinit  nga programi i përpunimit të naftës  dhe këto para janë përdorur   për planet dhe  kryerjen e sulmeve teroriste. Përvec trembëdhjetë listave që zbulojnë marrësit e kësaj shume dhe që në to ndodhet edhe emri I Organizatës së Muxhahidine Halk dëshmitë e tjera që kjo organizatë ka pasur lidhje me ish regjimin e Irakut janë si vijon:

 

Regjistrimet :    Filmimi I dorëzimit të cantave me para udhëheqësve të njohur të MEK-ut nga Sadam Huseini dhe filmimi I stërvitjes ushtarake dhe trajnimeve të ndryshme të anëtarëve të Muxhahidinëve nga ushtria irakiene.

Forcat:   Janë shfaqjet marramendëse të pjesëmarrjes dhe antarësimit të mijëra personave në organizatë që shumica e tyre ndodhen në Paris dhe në kryeqytetet e tjera të Europës.Në Irak tani ndodhen rreth 3400 anëtarë të Muxhahidine Halk në kampin e Eshrefit,ndërsa selia qëndrore e kësaj organizate ndodhet në veri të Bagdadit nën kontrollin e forcave të koalicionit dhe kanë dhe gëzojnë statusin e   << Persona të mbrojtur sipas nenit 27 të Konventës së Gjenevës>>.Ky ligj apo status nuk vlenë edhe për anëtarët e grupit jashtë kampit të Eshrefit apo edhe për (vetë) grupin brenda apo jashtë kampit dhe kudo qoftë nëse do prezantohet apo përcaktohet si një organizatë e huaj terroriste.

Sipas njërit prej kushteve të marrëveshjes për armëpushim në vitin 2003, grupi dorëzoi më shumë se dymijë tanke, automjete të blinduara dhe artileri të rënda.Por shumë nga anëtarët e forcave të Muxhahidine Halk janë akoma të lirë dhe disa prej tyre që janë të stërvitur dhe të trajnuar nga regjimi I Sadam Huseinit për përdorimin e armëve dhe ndërtimin e bombave janë vërtetë  një shqetësim dhe problem sa i madh aq edhe serioz.

Vendi:    Shtrirja e operacioneve në vitin 1980, udhëheqësit e Muxhahidine Halk i detyroi të arratisen në Francë.Pas njohjes zyrtare të regjimit Iranian nga ana e Francës në vitin 1986 (1365),udhëheqja e Muxhahidine Halk u detyrua të largohet nga ky shtet  dhe të kërkojë strehim në Irak.Muxhahidinët i ruajtën selitë e tyre qëndrore në Paris dhe kanë anëtarë në të gjithë Europën.Përvëc një numri të madh të anëtarëve që ndodhen në kampin e Eshrefit në Irak,struktura mbështetëse globale e kësaj organizate qëndron akoma në këmbë nëpërmjet ndihmuesve dhe lidhjeve të grupit që ka në Europë dhe Amerikën e Veriut . Operacionet e grupit synonjnë dhe kanë vënë në shënjestër elementet (personat,personalitetet) e regjimit iranianë në mbarë botën si p.sh.  në Europë dhe Iran.

Fraksioni (sekti,kulti etj.) politik i Muxhahidinëve, Këshilli Kombëtar I Rezistencës (MEK,PMOI,MKO) ka një rrjet mbështetjeje globale dhe përfiton nga përpjekjet propogandistike dhe lobimit aktiv në kryeqytetet e mëdha Perëndimore. Këshilli Kombëtar I Rezistencës posedon një strategji  të zhvilluar të komunikimit mediatik. Para Operacionit Liria e Irakut, grupi i siguronte përkrahjet ushtarake dhe ndihmat e mbështetjet financiare të veta nga ish regjjimi i Irakut. Përmbysja e regjimit të Sadamit u bë shkak që ky grup të përdorë dhe mbeshtetet në organizata dhe shoqata të kamufluara (të fshehta) për mbledhjen e ndihmave dhe fondeve nga bashkësitë e mërgimtarëve iranianë.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur