Në një raport të pasqyruar në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Drejtësisë me datën 28 prill të vitit 2009 thuhet : 7 veta nga ata të cilët kishin gisht në aktivitetet e mbledhjeve të taksave në favor dhe mbështetje të një organizate të huaj terroriste ,në një gjykatë në Kaliforni pranuan akuzat ndaj tyre për sigurimin e mbështetjeve materiale ndaj këtij grupi.
Këta shtatë persona rrëfyen dhe pranuan se ishin fajtorë për sigurimin e burimeve financiare ndaj një organizate të huaj terroriste dhe hapave e masave në këtë drejtim.Kjo organizatë terroriste quhet Muxhahidine Halk (MKO,MEK etj.) që në vitin 1997 (1376) u vendos në listën e terrorizmit të Ministrisë së Jashtme të Amerikës dhe se kjo u rinovua disa herë.
Këta 7 persona në prani të gjykatësit të rrethit David Carter pranuan se me vetëdije kanë grumbulluar lekë nga mbështetësit e Muxhahidine Halk dhe se gjithashtu kanë kërkuar të holla nga donatorët dhe bamirësit e painfomuar në vende publike si Aeroporti Ndërkombëtar i Los Angeles-it për aktivitetet e kësaj organizate.Donatorëve të painformuar i thuhej se këto të holla mblidhen në ndihmë dhe mbështetje të një organizate bamirëse të quajtur Komiteti për të Drejtat e Njeriut dhe që nganjëherë thirret edhe Komiteti për të Drejtat e Njeriut në Iran ; por se komiteti I lartëpërmendur ishte thjesht një organizatë e fshehur për aktivitetet financiare të Muxhahidine Halk (MKO,MEK,PMOI etj.) në Amerikë,dhe se Muxhahidine Halk apo Munafikinët (hipokritët,dyftyrëshit) sic njihen në Iran e shfrytëzonte këtë organizatë të kamufluar për grumbullimin e lekëve për kryerjen operacioneve dhe aktiviteteve të veta përfshirë edhe ato terroriste.Emrat e këtyre shtatë personave janë si vijon:
1. Rouja Rrahmani 48 vjec; 2. Ali-Riza Muhammed-Muradi 38 vjec; 3. Mustafa Ahmedi 54 vjec; 4. Husein Kalani Afshari 52 vjec; 5. Hasan Rizaji 54 vjec; 6. Navid Taxh 58 vjec; 7. Muhammed Omidvar 54 vjec .
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir