Qeveria suedeze ka vështirësuar dhënien e azilit për anëtarët e MKO-së

Categoria: Dokumente

Enti Suedez i Emigracionit, që nga viti 2004 deri më sot ka vendosur që anëtarëve të MKO-së mund t’u jepet azil vetëm me kushtin që të mos kenë më lidhje me organizatën dhe të kenë kaluar 25 vite nga ndarja me të(MKO-në).

Në raportin e Qendrës së Hulumtimeve Ndërkombëtare të Shoqatës Habilian, duke cituar një publikim të faqes Stockholmian  në kuadër të Bordit Suedez të Emigrimit, shkruhet: “Sipas mendimit të Entit Suedez të Emigracionit, të qenurit e një organizate në listën e organizatave terroriste të ndaluara të BE-së nuk është burimi kryesor për të vendosur nëse kjo organizatë është ashtu siç u cilësua më 2 shtator të vitit 2004, por janë vetë aktivitetet e kësaj organizate që shqyrtohen dhe përcaktojnë statusin e saj.”

Në këtë raport gjithashtu thuhet: “Duke u bazuar në  informacionet rreth Organizatës Muxhahidine Halk, qeveria Suedeze ka vendosur ta pranojë vendimin  e shtatorit të vitit 2004.”

Në një pjesë tjetër të vendimit të qeverisë suedeze, thuhet: “Personat që janë të angazhuar dhe që kanë të drejtë vendimarrëse në  organizata të cilat kanë kryer shkelje të rënda të ligjit si vrasje, përdhunime, tortura dhe ekzekutime, duhet të presin për 25 vite me radhë që të marrin nënshtetësinë suedeze.”

Me shpalljen e këtij vendimi nga Enti Suedez i Emigracionit, anëtarët e MKO-së që kishin aplikuar për azil  kanë kryer një kërkesëpadi te Gjykata e Emigracionit, por përgjigja e gjykatës rreth kësaj kërkesëpadie ishte: “Gjykata e Emigracionit e mbështet vendimin e Entit të Emigracionit dhe beson se Organizata Muxhahidine Halk bën pjesë në organizatat që shkelin rëndë ligjin duke kryer akte kriminale.”

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur