Një kujtim i mizorisë së Rajavi ndaj të drejtave të anëtarëve të organizatës

Categoria: Dokumente

Për shkak të punëve të rënda dhe lodhëse në organizatën Muxhahidinët Khalk, gjuri im i djathtë është bërë me artrit të rëndë  duke u bllokuar gjatë ecjes, por për shkak se kryetarëve tanë nuk u intereson shëndeti i anëtarëve ,duhet të duroja dhimbjet dhe të digjesha përbrenda. Duhet të punonim si skllevër në mënyrë që të mos ishim pengesë për organizatën. Të gjithë punonin dhe i duronin dhimbjet përndryshe do të pendoheshin për shkak se do të qortoheshin në mbledhjet e çdo nate dhe do të dënoheshin në një mënyrë aq të rëndë sa shumica do të dëshironin vdekjen .

Një ditë, kur po ndërtonim çatinë e sallonit që do të përdorej  për mbjedhje të ndryshme, mu bllokua gjuri dhe nuk mund të ngrihesha në këmbë. Kisha aq shumë dhimbje saqë kafshoja dy gishtat e dorës sime. Pas dhjetë minutash gjuri mu lirua dhe me ndihmën e njërit prej shokëve arrita të zbrisja poshtë. Rastësisht Farzaneh Zazai , komandantja jonë krysore ishte aty kur ndodhi kjo gjë dhe i shpjegova dhimbjen e gjurit. Për shkak se nuk mund të punoja i kërkova leje të lorgohesha për të pushuar në bujtinë dhe ajo i tha Afshan Ebrahimit , një anëtari të lartë që ndodhej aty, të më dërgonte atje , por në darkë duhet të vija në mbledhje.

Shkuam në kamp me makinën e Farzanesë dhe pasi piva një qetësues , për shkak se isha lodhur shumë më zuri gjumi mbi shtratin tim derisa të tjerët u kthyen për të ngrënë darkën dhe për të marë pjesë në mbledhje. Darkë nuk hëngra për shkak se me dhimbjen që kisha nuk mund të përshkoja 200 metra  rrugë nga senatoriumi te mensa, por kisha ardhur për të marrë pjesë në  mbledhje sepse e dija që nuk do të hiqnin dorë nga unë.

Në atë gjendje që isha i kërkoja Zotit vdekjen , por durova dhe shkova atje. Mbledhjen e organizonte vetë Farzaneh.

Më parë u kishin thënë të gjithëve të shkruanin një projekt në lidhje me politikën dhe ta lexonin. Unë kisha shkruar afërsisht 38 fakte me pikënisje  dhe në fund kisha bërë një përmbledhje të cilën isha gati ta lexoja përballë të gjithëve.

 Vazhdova duke duruar dhimbjet gjatë ecjes deri te salloni i mbledhjeve  F-M. Mbledhja filloi. Që në fillim të saj njëri nga vëllezërit me shërbim si përgjegjës me emrin Nakijullah Varedi i cili kishte ardhur në mbledhje, ngriti dorën dhe tha: “Motër Farzaneh! Tani është koha e mbledhjes në të cilën duhet të lexojmë projektet që kemi zhvilluar , por unë dua të kritikoj Abdulkerimin i cili sot u shtir si i sëmurë , e la punën dhe u largua për te bujtina.”

Kjo ishte e mjaftueshme për të ngritur një valë kritikash mbi mua. E dija që ky ishte një skenar i hartuar nga Farzaneh dhe i thashë  që unë nuk kisha shkuar vetëm te bujtina por me makinën e motër Farzanes dhe  akoma nuk mund ta shtrija këmbën plotësisht.

Kjo gjë u përdor si justifikim duke më thënë se nuk duhet të përgjigjesha kur isha një subjekt diskutimi. Së fundmi më këtë përgjigje mbledhja ime u shndërrua në një tjetër dhe më fyen aq shumë  duke më bërtitur sa nuk kisha më fuqi ta mbaja trupin. Duke patur parasysh dhimbjen e gjurit, u mundova të mbahesha nga mbështetësja e karriges që kështu të mund të qëndroja në këmbë, por  ku ishte njeriu i lirë dhe me ndërgjegje  që të kuptonte gjendjen time? Sigurisht që anëtarët e tjerë ishin të detyruar  të mbanin një qëndrim të tillë në organizatë.

Si përfundim isha i lodhur nga  gjithë ato të bërtitura, presione, fyerje dhe gënjeshtra.  Isha i lodhur nga gjithë ajo dhimbje fizike dhe presion i madh psikologjik. Nga Zoti nuk kërkoja gjë tjetër veçse vdekjen. Sa herë që u përkujtoja gjendjen e gjurit tim dhe u kërkoja një takim me mjekun, jo vetëm që nuk  kishte dobi , por e përkeqësonte më shumë gjendjen. E gjithë kjo për shkak se organizata kishte si qëllim nënshtrimin e njerëzve dhe shkatërrimin e tyre total. Zgjidhja e vetme ishte kjo që të gënjeja dhe të thoja që nuk kisha asnjë  problem me gjurin  dhe sipas thënies së përgjegjëses së mbledhjes , unë si muxhahedin duhet të shtypja personalitetin tim që kështu të arrija pikun e një muxhahedi  Maryamist. 

Kjo gjendje presioni vazhdoi për disa orë dhe unë duhet të duroja dhimbjen fizike dhe presionin psikologjik . Kjo është mizoria që kryhej ndaj të drejtave të individit dhe që vazhdon deri më sot  dhe për aq kohë sa do të shkoni dhe të punoni si herkuli  do të bëheni copash që të humbisni efikasitetin tuaj , dhe do të bëheni një barrë për organizatën. Në dashtë organizata do t’ju mbajë me ushqim si shpërblim për ato vështirësi që keni kaluar për të, sigurisht në qoftë se nuk bëheni subjekt kritikash. Mjerë për atë që kritikon organizatën dhe lideren!  Përballet me dënim të rëndë dhe eliminim fizik.

Dua të them se kulti i tanishëm Rajavi, që nga koha e sunduesit të tij(kultit Rajavi)Sadam Husejn deri më sot , ka patur një sjellje joburrërore me anëtarët e vet dhe nuk e ka pranuar kurrë zyrtarisht problemin e ndonjërit prej tyre. Për sa kohë që do të jeni të aftë fizikisht për të punuar do të rreshtoheni si anëtarë të saj (Organizatës Muxhahidinët Khalk)dhe të zbatoni rregullat fije për pe përndryshe ata nuk i njohin ligjet e individit dhe nuk do t’i zbatojnë ato. Tani personat që nuk duan të jetojnë më në kampin e organizatës në Shqipëri pavarsisht faktit që kanë shpenzuar tërë jetën e tyre në të dhe janë plakur, trajtohen mjaft keq dhe me poshtërsi nga Rajavi. Jo vetëm këto por edhe personat që janë ndarë dhe nuk kanë të bëjnë  më me organizatën nuk i lë të qetë. Ata nuk duan të bashkohen më dhe janë viktima të mizorisë së Rajavi e cila shkel të drejtat e individit në mënyrë brutale.

Në një artikull të një të ndari nga organizata MEK në Shqipëri, lexova se njëri nga ata  ka humbur këmbën e tij në njërin nga operacionet e brendshme të quajtur “Magjia” duke punuar në minierë. Tani që ndodhet në Shqipëri i është infektuar këmba dhe ka nevojë për mjekim dhe operim për shkak se ata e kishin ndalur trajtimin mjeksor në organizatë. Tani ky person i cili është larguar nga organizata dhe ka nevojë urgjente për operim , mjekim dhe  nuk ka njeri jashtë që ta ndihmojë, ka takuar kryetarët e kultit dhe është detyruar t’u kërkojë ndihmë, por përgjegjësit i kishin dhënë një përgjigje indinjuese duke i thënë se ajo nuk ishte një organizatë bamirësie që ta ndihmonte të operohej.

Ky është kulti anëtarët e të cilin kanë vënë në dispozicion jetën e  tyre për të. I përdor ata dhe refuzon të paguajë shpenzimet mjekësore të një personi me aftësi të kufizuara duke e braktisur të vetëm në anë të rrugës.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur