Nga i merr paratë Organizata Muxhahidinët Khalk?

Categoria: Dokumente

Korbanali Hossein Nezhad, përkthyes i lartë i gjuhës arabe për Mas’ud Rajavin, i ndarë nga MEK prej 5 vitesh.

Në vitin 1971 ai u njoh me Organizatën Muxhahidinët Khalk në Universitetin e Teheranit nëpërmjet një  radioje e cila menaxhohej nga organizata dhe disa përkrahës të saj. Ai së bashku me disa studentë të tjerë të një ideje dhe mendimi, të gjitha ato që dëgjonin  nga ai stacion radioje i shkruanin në fleta dhe ua shpërndanin studentëve të tjerë.

Në maj të vitit 1973, gjatë sulmit që SAVAK-u kreu në universitet, ai u burgos dhe u takua me kryetarët e kësaj organizate të cilët ishin arrestuar para tij. Që nga ajo kohë ai u bë pjesë e pandarë e MEK për vite me rradhë. Ai qëndroi i burgosur në një qeli për tre muaj  e gjysëm me rradhë me Ali Sheriatin, më pas mësoi më shumë dhe u bë përkthyes i Muhamed Javad Bahonarit në Këshillin e  Revolucionit, më pas u bë ndërmjetës i organizatës dhe kandidoi për herë të parë si përfaqësues i MEK në Asamblenë e parë të Këshillit Islamik.  Hossein Nezhad, pas fillimit të aktivitetit të armatosur të Organizatës Muxhahidinët Khalk  kundër Republikës Islamike dhe pas kërcënimit që i kanosej anëtarëve të saj, u largua përgjithmonë nga Irani duke jetuar për vite të tëra në Turqi, Greqi dhe vende të tjera të Evropës derisa në fund u vendos në Kampin Ashraf nga ku me ndihmën e OKB-s arriti të ndahej nga organizata.Sipas fjalëve të tij, një nga arsyet e bashkangjitjes së tij me sistemin organizativ të MEK më 20 qershor 1981 ishte frika nga ekzekutimi.

Gjatë gjithë viteve të aktivitetit të tij në këtë organizatë, Hossein Nezhad, për shkak të aftësisë që kishte  në gjuhën arabe, për shkak të prejardhjes së familjes së tij dhe sigurisht studimeve , përkthente shkrimet e Mas’ud Rajavit. Ai merrte  pjesë në takime të ndryshme të liderëve irakinanë me Mas’udin dhe ishte në dijeni për të gjitha investimet, kontratat dhe pasuritë e tij në Irak dhe vende të tjera. Ai nuk ishte pjesë e forcave ushtarake të kësaj organizate, por kur u vendos  të kryhej operacioni “Drita e përjetshme” ai mori armën në dorë dhe mori pjesë në të.  Sipas asaj që thotë ,nuk e shkrepi asnjëhere armën dhe në atë operacion humbi gruan e tij. Vajza e tij Zejneb , ishte anëtare e MEK gjithashtu. Ashtu sikurse babai i saj, edhe ajo ka qëllim të shkëputet dhe Hossein Nezhad është në pritje të saj. 

Nga viti 1991 Korbanali Hossein Nezhad u angazhua në punët e jashtme të organizatës, domethënë me qeverinë e Irakut.

Sipas tij, çdo vit kur bëhej përvjetori i partisë Ba’ath, Mas’udi i shkruante letra Sadamit ku përveç urimeve, i kërkonte të sulmonte në mënyrë që të përmbyste qeverinë e  Republikës Islamike dhe i kërkonte shtim të furnizimit me naftë gjithashtu. Sipas fjalëve të Hossein Nezhad deri para vitit 2000, për çdo vit MEK merrte 70 mijë fuçi nafte nga Sadam Husejni: “Viti 2000 ishte takimi i fundit i Mas’ud Rajavit me Sadam Husejnin. Takimi ishte koordinuar nëpërmjet Ezet Ebrahimi. Atë vit Rajavi kishte tre kërkesa për Sadamin. Shtimi i furnizimit me naft në 100 mijë fuçi. E dyta ishte kërkesa për mbështetjen e tij mbi një sulm tjetër ndaj Iranit që do quhet “Drita e Përjetshme 2” dhe së treti shtimin e tankeve. Sadami iu përgjigj  kërkesës së tretë për mbështetje ushtarake dhe i kërkoi atij si këmbim të mos bënte propagandë për Izraelin.  Për shkak se atë vit ata prisnin ndihmën dhe mbështetjen e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk e zbatuan kërkesën e Sadam Husejnit.”

Pas atij takimi ndihma u shtua me 100 mijë fuçi nafte. Gjatë gjithë kësaj kohe Hossein Nezhad përkthente llogaritë. Sipas tij, pas luftës së Irakut me Kuvajtin, Organizata e Kombeve të Bashkuara i vendosi sanksione vendit të tij dhe Sadami arriti të prodhonte dhe shiste vetëm 3 milion fuçi nafte që do t’i shërbenin për të ushqyer popullin dhe për të mbajtur të gjallë shërbimin mjeksor. Traktati i naftës në këmbim të ilaçeve dhe ushqimeve: “Po të prodhonte më shumë se aq, do bëhej pjesë e Muxhahidinët Khalk. Në realitet kjo çështje u bisedua gjatë në një takim ku merrnin pjesë Ezet Ebrahimi, Tarek Aziz, Taher Yasin Ramadan , anëtarë të tjerë të Këshillit Revolucionar të Irakut dhe kryetari i shërbimit informativ irakian i cili ishte përgjegjës për Mas’ud Rajavin.”

Në tetor të vitit 2002 Hussein Nezhadit i sollën një letër drejtuar ministrit irakian të naftës që ta përkthente.  Në atë letër shkruhej se analistët besonin se së shpejti Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sulmonin Irakun. Për këtë arsye ata i bënin kërkesë që t’i dorëzonin naftën e gjashtë muajve të ardhshëm të vjeshtës dhe dimrit përnjëherësh sepse kur të fillonte lufta nuk do të mund t’i shisnin: “Këmbëngulën shumë herë derisa ia arritën qëllimit dhe i shkëmbyen  naftën me para. Një pjesë e parave erdhi në Irak dhe një tjetër u investua në pasuri të patundshme të vende të ndryshme të botës. Kerim Felahat ishte një nga përgjegjësit i cili u arrestua nga amerikanët në Jordani dhe më pas  u vra, për të cilin më vonë thanë që u vra gjatë bombardimeve. Ebrahim Khodabandeh dhe Jamil Besam të cilët u arrestuan në Siri, ishin përgjegjës të departamentit të financave.”

Hossein Nezhad thotë se një pjesë e këtyre parave u përdor  në kampet e ndryshme të organizatës në Irak dhe pjesa tjetër u dërgua jashtë shtetit, por  që në vitet e parë u kryen një sërë investimesh të cilat vazhdojnë akoma dhe sot të jenë një burimi mirë të ardhurash për MEK-un: “Organizata kishte zyra në Irak, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordani, por sa shpenzonin për kampet? Paratë i investonin jashtë dhe brenda Irakut.Investonin  në kinema, kompani, hotele, agjenci fluturimi dhe në kompani tregtie gjithashtu. Shumë tregtarë iranianë  përkrahnin Organizatën Muxhahidinët Khalk sepse i ndihmonte në investime të tilla. Edhe pse për momentin pjesa më e madhe e parave investohet nga vendet arabe , në veçanti Arabia Saudite, që nga ajo kohë ata kanë investuar miliarda dollarë të naftës irakiane. Këto janë të ardhurat e tyre kryesore. Madje kanë investuar edhe në Afrikë. Këto investime do u sjellin të ardhura përgjithmonë.”

Ai thotë se ndihma e Arabisë Saudite ka arritur rekordin: “Në vitin 1986 u dërgonin me faks mbretërve të ndryshëm arabë letrat e Mas’udit të përkthyera në arabisht. Një herë i dërguam një letër mbretit Abdullah ku e falenderuam për kontributet e tij. Sigurisht që nuk ishte shkruar se për çfarë ndihmash bëhej fjalë, por që  nga ajo kohë Arabia Saudite e ndihmone MEK-un financiarisht. Në vitin 1987 Mas’ud Rajavi shkoi në Mekë së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij dhe i shkroi mbretit një letër falenderimi.”

Organizata Muxhahidinët Khalk  gjithmonë propagandon se financohet nga dashamirësit e saj. Sigurisht  që sektori i ekonomisë së kësaj organizate i ka patur burimet jashtë Iranit duke mbledhur para nga njerëzit me propagandën se Republika Islamike po shkelte të drejtat e njeriut, por sipas Hossein Nezhad, me prezencën e këtyre ndihmave ekonomike nuk përgjigjet askush për shpenzimet e organizatës dhe janë këto investime që i kanë mbajtur ata në këmbë.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur