Muxhahedinet Khelk në Irak, një enigmë politike-pjesa e parë

Categoria: Dokumente

Raporti i Institutit Kombëtar të SHBA-së për Mbrojtjen (RAND)

(Raporti i plotë me shtojca)

…Ky raporti është hetuar për Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes Amerikane. Kërkime në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes (RAND), një qendër kërkimore dhe planifikimi e financuar nga Qeveria Federale e SHBA-së dhe mbështetur nga Zyra e Sekretarit të Mbrojtjes, Shefave të Përbashkët të Shtabit, Komanda e betejës së bashkuar, Trupave Detare, Agjencive të Mbrojtjes, Dhe Shoqëria e Informacionit të Mbrojtjes është kryer nën kontratën W74V8H-06-C-0002…

Ky dokument është bërë public i Institutit RAND dhe është i disponueshëm për publikun në saitin www.rand.org.

Instituti RAND është një organizatë kërkimore jo-fitimprurëse që ofron analiza praktike dhe zgjidhje efektive për sfidat me të cilat përballet shoqëria dhe sektori privat në të gjithë botën.

MEK në Irak, një enigmë politike.

Xhermia Golka, Lidia Hansel, Elizabet Wilk, Xhudit Karson.

Siguruar për Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes Amerikane, Miratuar për përdorim publik, pa kufizime të shpërndarjes.

Hyrja.

Dokumenti aktuale prej një vëllim është rezultat i një prej studimeve të shumta kërkimore, që për Forcat Shumëkombëshe në Irak dhe oficerët e Forcës 134-të (Kapja e Operacionit TF-134) përmbanë mjete analitike dhe vizionare për të ndihmuar komandantët e ardhshëm të skenës dhe për të hartuar politikëbërës dhe për të siguruar operacione arrestimi në mjedise të parregullta ushtarake.

Gjatë operacionit Liria e Irakut, forcat e koalicionit u përballën me një arrestim të pazakontë, që kishte kidhje me Muxhahedinve Khelk, një grup opozitar sektar iranian që Saddam Hussein i kishte ftuar në Irak për të luftuar në në anë të tij gjatë Luftës Iran-Irak. Shtetet e Bashkuara në vitin 1997 e caktuan MEK një organizatë të huaj terroriste dhe në vitin 2003 e vlerësoi si një forcë armiqësore në Operacionin Liria e Qëndrueshme në Irak. Menjëherë pas pushtimit të Irakut, forcat e koalicionit pranuan një armëpushim nga MEK, grupi u çarmatos dhe anëtarët e tij u përqendruan në një nga selitë e Muxhahedin Khelk. Në vitin 2007, Gjenerali Douglas Estune, që në atë kohë ishte i ngarkuar me operacionin e arrestimit në Irak i kërkoi Trupave detare, të kërkonte nga RAND që të jepte një analizë të hollësishme të situatës në lidhje me mbrojtjen e forcave të koalicionit nga Muxhahedinet Khelk. Kjo duhet të jetë me interes për politikëbërësit, komandantët ushtarakë, ose studiuesit e përfshirë në vlerësimin ose planifikimin e operacioneve të kapjes, si dhe zyrtarët e qeverisë Irakene të cilët janë përgjegjës për politikën e tyre qeveritare ndaj MEK dhe grupeve të ngjashme. Në vitin 2007, Gjenerali Douglas Stone, që atëherë ishte i ngarkuar me operacionin e arrestimit në Irak, i kërkoi Trupave Detare të kërkonte nga RAND që të jepte një analizë të hollësishme të situatës në lidhje me mbrojtjen e forcave të koalicionit nga MEK. Ky dokument prej një vëllim pasqyron kërkimin e kryer nga Instituti RAND nga tetori i vitit 2007 deri në janar të vitit 2009 në Irak dhe Shtetet e Bashkuara. Studimi u krye me shpenzime të TF-134 dhe Brenda kornizës së aktivitetve të qendrës RAND (Instituti Kombëtar i Kërkimit të Mbrojtjes), një qendër kërkimore dhe planifikimi e financuar nga qeveria federale, Zyra e Sekretarit të Mbrojtjes, Shefat e Përbashkët të Shtabit, Komanda në terren, Trupat Detare, agjencitë e mbrojtjes dhe komuniteti i inteligjencës së mbrojtjes.

Për më shumë informacion kontaktoni në qendrën e politikës së mbrojtjes dhe në Sigurinë Ndërkombëtare RAND me drejtor James Dobbins. Ai është në dispozicion në imail Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe në nr e telefonit 703-413-1100 dhe për Brenda vendit 5134 ose mund ta kontaktoni në adresat e mëposhtme: RAND Corperation, 1200 S. Hayes Street, Arlington, VA 22202

Më shumë informacion rreth RAND është në dispozicion në www.rand.org.

Përmblrdhje

Enigma e Muxhahedinve Khelk

Nga javët e para të operacionit Liria e Irakut deri në janar të vitit 2009, forcat e koalicionit ofruan siguri për anëtarët e Muxhahedin Khelk [1], një grup opozitar iranian që jeton në Irak. Në fillim të Operacionit Liria e Irakut, Muxhahedinet u konsideruan si një forcë armike, kryesisht për shkak të historisë së tij të bashkëpunimit me ushtrinë e Sadam Huseinit në luftën Iran-Irak dhe përfshirjes së saj në shtypjen e kryengritjes Shite (shiejan) dhe Kurde pas Luftës së ngushticës Fars në vitin 1991. Që nga viti 1997, organizata e Muxhahedin Khelk është përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara si një organizatë e huaj terroriste, për sulmet ndaj objektivave iraniane që nga fillimi i saj në vitin 1965 - dhe veçanërisht për shkak të atentatit ndaj tre oficerëve ushtarakë amerikanë dhe tre punëtorëve amerikanë me kontratë në Teheran, gjatë vitve 1970 - kjo organizatë u rendit në listën terroriste. Pavarësisht nga forcat e koalicionit që besonin se MEK nuk ishte një kërcënim i sigurisë, ata e morën grupin nënkontroll dhe i mbrojtën ata për të parandaluar që qeveria Irakiane të mos dërgojë anëtarët e MEK në Iran, kjo ishte ndërsa Irani i kishte falur anëtarët e Organizatës Muxhahedin Khelk kundër ndjekjes ligjore. Vendimi nga forcat e koalicionit për t'i dhënë mbrojtje një organizate terroriste të huaj ishte shumë i diskutueshëm sepse i vendosi Shtetet e Bashkuara në një pozicion për të mbështetur një grup të etiketuar si një organizatë terroriste. Midis shumë ankesave, kjo enigmë politike gjithashtu i la Shtetet e Bashkuara të pambrojtura ndaj akuzave për politikë të dyfishtë në luftën kundër terrorizmit.

Fokusi i hulumtimit aktual

Hetimet e raportuara në këtë artikull tregojnë situatën në lidhje me arrestimin e Muxhahedin Khelk. Raporti përqendrohet posaçërisht nëse anëtarët e MEK janë arrestuar nën titujt e duhur, si dhe efektet e arrestimit të tyre si "persona të mbrojtur" sipas Konventës së katërt të Gjenevës, dhe opsionet për vendosjen e MEK në Irak, ose vende të tjera, çfarë ishte?. Ky raport ngre çështje që mund të nxirren nga përvoja e Organizatës Muxhahedin Khelk dhe mund të përdoren për të parandaluar një situatë të ngjashme në të ardhmen. Raporti gjithashtu ofron zgjidhje e problemit për vendosjen e menjëhershme të anëtarëve të MEK, pasi qeveria Irakene merr përgjegjësinë për MEK pas një marrëveshjeje të arritur midis forcave amerikane dhe irakiane me 1 janar të viti 2009.

Marrëveshja e armëpushimit midis forcave të koalicionit dhe Organizatës Muxhahedin Khelk

Në prill të viti 2003, pas një përleshje të shkurtër, MEK bëri thirrje për një armëpushim [2]. Meqenëse oficerët e forcave speciale që morën kërkesën për armëpushim nuk kishin informacion në lidhje me karakteristikat e grupit, ata u bindën nga udhëheqësit e MEK (të cilët flisnin rrjedhshëm anglisht) se grupi kishte ofruar të luftonte në anën e forcave të koalicionit para pushtimit të Irakut, dhe gjithashtu shumë nga anëtarët e saj janë arsimuar në Shtetet e Bashkuara [3]. Bazuar në këto pretendime, të cilat dolën të jenë të rreme, oficerët ranë dakord për kërkesën e MEK për një armëpushim duke pranuar kushtin e MEK që ata të mbanin armët e tyre.

Në maj të vitit 2003, agjencitë e Uashingtonit ranë dakord të vendosnin forcat e koalicionit për të mbrojtur MEK dhe, natyrisht, për të çarmatosur grupin. Përsëri, oficerët e forcave të koalicionit që kishin negociuar me udhëheqësit e MEK u bindën të mos ndiqnin udhëzimet e dhëna. Në vend që të këmbëngulnin që Organizata Muxhahedin Khelk të dorëzoheshin, ata pranuan një marrëveshje armëpushimi sipas së cilës MEK u çarmatos dhe të gjithë anëtarët, 3800 anëtarë (në atë kohë) u vendosën në selinë më të madhe të organizatës, Kamp Ashraf, i cili është rreth 40 milje në veri të Bagdadit. Ata u përqendruan si vendas  (në vend të të burgosurve). [4]

Pozicioni i diskutueshëm i "personave të mbrojtur" në lidhje me Organizatën Muxhahedin Khelk

Llojet e mbrojtjeve që u ofrohen të burgosurve përcaktohen nga statusi i tyre ligjor sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut (ligji i luftës). Sidoqoftë, forcat e koalicionit deri para një viti nuk ndërmorën ndonjë veprim për të përcaktuar statusin ligjor të Organizatës Muxhahedin Khelk. Kjo ishte pjesërisht për shkak të konfuzionit të departamentit të mbrojtjes amerikane, në lidhje me ligjin që do të zbatohej. Shtetet e Bashkuara kanë pranuar politikën e diskutueshme të mos zbatimit të Konventave të Gjenevës për terroristët e huaj që luftojnë në Irak, megjithëse ligji zbatohet vetëm për armikun, por planifikuesit e Operacionit Liria e Irakut e quajtën organizatën e MEK një forcë armike. Çështja u bë më e komplikuar kur MEK njoftoi se nuk kishte marrë pjesë në luftë me forcat e koalicionit dhe shumë prej oficerëve përgjegjës për kapjen e MEK e pranuan këtë pretendim, megjithëse të paktën një anëtar i forcave speciale u plagos në luftimet kundër Organizatës Muxhahedin Khelk.

Në kohën që, në lidhje me këtë temë ekziston dyshimi nëse pala tjetër mund të konsiderohet si personel ushtarak, Konventa e Tretë e Gjenevës përcakton që çështja e secilit person do të përcaktohet nga një gjykatë kompetente. Forcat e koalicionit formuan një forcë të veçantë Ndër-Organizative (JIATF) për të mbledhur informacion mbi anëtarët e MEK-ut në kampin Ashraf dhe për të ngritur një komision për rishikimin e statusit të MEK-ut dhe për të hetuar situatën e tyre. Përkohësisht, të gjithë anëtarëve të Organizatës Muxhahedin Khelk ju dha mbrojtja e nevojshme e ushtarëve të kapur, të njohur si robër lufte.

Në qershor të viti 2004, sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld përcaktoi statusin ligjor të Muxhahedinve Khelk pa një vendim gjykate. Në vend që ata të konsideroheshin si të burgosur lufte, ai i përshkruan anëtarët e Organizatës Muxhahedin Khelk si civilë që duhen mbrojtur sipas Konventës së Katërt të Gjenevës. Nëse anëtarët e organizatës Muxhahedin Khelk konsiderohen kryesisht ushtarakë, me këtë përshkrim tregon se ata nuk ishin në luftë me forcat e koaliciont. Përveç kësaj, ai me këtë vendim përfshiu të gjithë grupin dhe hodhi poshtë rishikimin gjyqësor për secilin individ. Vendimi i tij ishte kundër rekomandimeve të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Komisionerit të Lartë të KB për Refugjatët. Kjo çështje u bë shumë e diskutueshme sepse Shtetet e Bashkuara dukej sikur kishin vendosur të zbatonin Konventën e Gjenevës për një organizatë terroriste dhe gjithashtu t'u jepnin atyre një pozicion të veçantë.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur