Dalja është e ndaluar- pjesa e dytë

Categoria: Dokumente

 

Historia

Organizata e Muxhahedin Khelk u themelua në Shtator të vitit 1965 nga tre diplomat të Universitetit të Teheranit, që quheshin, Mohammad Hanif Nexhad, Seid Mohsen dhe Asgher Badie Zadegan.

______________________

* Për herë të parë në historinë e luftrave çlirimtare të popullit tonë në shtator të vitit 1965, organizata u themelua me një ideologji monoteiste të idealeve popullore dhe një politikë revolucionare të armatosur. "Themeluesit e Organizatës Muxhahedin Khelk"

Këto tre persona ishin nga aktivistë politikë të Lëvizjes Kombëtare-Fetare dhe Shoqatës së Studenteve Islamike, që ishin të lidhur me lëvizjen, ata besonin se forcave të opozitës ndaj qeverisë Pehlevi u mungonte ideologjia koherente dhe udhëheqja revolucionare e nevojshme. Argumenti i tyre ishte se rezistenca paqësore kundër qeverisë ishte e paefektshme dhe se vetëm një luftë revolucionare e armatosur mund t'i jepte fund sistemit perandorak.

Tre themeluesit e kësaj organizate, së pari i përqendruan përpjekjet e tyre në krijimin e një ideologjie revolucionare, në bazë të së cilës ata mund të ndërtonin një interpretim të Islamit që do të frymëzonte masat për të luftuar qeverinë. Kjo ideologji bazohej kryesisht në një interpretim revolucionar të Islamit dhe në përputhje me ideologjitë moderne revolucionare, veçanërisht me marksizmin.

Themeluesit e organizatës në fazën e parë u përpoqën të tërhiqnin rreth njëzet miq të tyre, me të njëjtin mendim dhe formuan një grup për diskutim.Në takimin e tyre të parë më 6 shtator të vitit 1965 në Teheran, u formua Organizata Muxhahedin Khelk.

Takimet e këtij grupi kishin të bënin më shumë me studimin për fenë, historinë dhe teoritë e revolucionit, anëtarët e grupit studiuan me kujdes tekstet fetare dhe teorinë marksiste, takimet e tyre u mbajtën rregullisht dhe konfidencialisht gjatë tre viteve të para.

Këto takime çuan në formimin e një komiteti qendror në vitin 1968 për të "formuluar një strategji revolucionare" si dhe një ekip ideologjik për të "përpiluar broshura teorike për grupin".

________________________

* Abrahamian The Iranian Mojahedin. p. 89  

Gjatë pesë viteve të para të ekzistencës së organizatës Muxhahedine, nuk kanë kryer asnjë operacion kundër qeverisë; përpjekjet e organizatës u përqendruan kryesisht në krijimin e një ideologjie revolucionare dhe përgatitjen e anëtarëve për një luftë të çrregullt në vend.

Në vitin 1970, trembëdhjetë anëtarë të organizatës shkuan për trajnim të një lufte të çrregullt në kampe të Organizatës Çlirimtare Palestineze në Jordan dhe Liban, dhe u kthyen në Iran disa muaj më vonë.

Organizata Muxhahedine Para se të fillonte aktivitetet e saj të armatosura, vendosi të punojë më shumë në ideologjinë dhe trajnimin e anëtarëve të rinj. por, kjo strategji u sfidua nga shfaqja e një grupi (gueril) të luftës së çrregullt Marksist të quajtur Organizata Fedaijan Khelk.

Më 8 shkurt të vitit 1971, organizata Fedaijan sulmoi një stacion policie në fshatin Siahkel në provincën e Gilanit dhe nisi një operacion të armatosur kundër qeverisë së Shahut, kjo ngjarje ishte pika e kthimit në formimin e një lufte të armatosur kundër qeverisë së Shahut.

Udhëheqësi i Organizatës Muxhahedine, i cili u prek nga incidenti i Siahkel, vendosi të shpejtojë zbatimin e planit të tij të operacioneve të armatosura duke organizuar një sulm të madh në Teheran.

Në këtë kohë, qeveria po planifikonte të mbante një festë madhështore të 2,500 vjetorit të themelimit të perandorisë në Iran. Organizata e Muxhahedinve në natën e hapjes së ceremonis, vendosi të kryejë një seri veprimesh sabotuese kundër termocentraleve të Teheranit.

Ndërsa anëtarët e organizatës po përpiqeshin të merrnin eksplozivë, forcat qeveritare të sigurisë u infiltruan në grup dhe aktivitetet e tyre u ekspozuan. Më 23 gusht të vitit 1971, vetëm disa ditë para operacionit të parë të planifikuar, 35 anëtarë të Muxhahedinve u arrestuan.

Në muajt vijues, gjysma e anëtarëve të saj u arrestuan dhe u gjykuan në gjykatat ushtarake, të gjithë u akuzuan për posedim armësh, përpjekje për të përmbysur monarkinë kushtetuese dhe për studim të veprave të shkrimtarëve të tillë si Marksi, Maio dhe Guevara. *

____________________

* Abrahamian The Iranian Mojahedin

Tre themeluesit e organizatës, së bashku me gjashtë anëtarë të tjerë të Komitetit Qendror, u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan më 25 maj të vitit 1972. Vetëm dy anëtarë të Komitetit Qendror, Massoud Rajavi dhe Bahman Bazargan, u liruan nga skuadra e ekzekutimit. Dënimet me vdekje të të dyve u reduktuan me burgim të përjetshëm.

Vala e arrestimeve, ekzekutimeve dhe burgosjeve në vitet 1971 dhe 1972 i dha një goditje të rëndë organizatës, por anëtarët e grupit, të cilët arritën t'i shpëtonin ndjekjes së forcave të sigurisë, vazhduan të rekrutonin anëtarë të rinj dhe të kryenin disa operacione të armatosura.

Në vitin 1975, ndryshimet ideologjike brenda organizatës çuan përfundimisht në ndarjen e një grupi të madh që besonte se mendimi fetar ishte i papajtueshëm me luftën revolucionare. Ky grup u njoh shkurtimisht si Muxhahedin Marksist, por më vonë u quajt Organizata Peiker.

Anëtarët e Muxhahedinve, të cilët i qëndruan besnikë ideologjisë origjinale të grupit, e shikuan luftën si një grusht shteti të brendshëm. Me shpërthimin e Revolucionit Iranian në vitin 1979, anëtarët e organizatës Muxhahedine u lanë të lirë së bashku me të burgosurit e tjerë politikë.

Grupi menjëherë vendosi të zgjerojë aktivitetet e organizatës në shkallë kombëtare, Massoud Rajavi doli si udhëheqësi i organizatës, Muxhahedinët ishin veçanërisht të suksesshëm në tërheqjen e personave të rinjë dhe të arsimuar të shkallës së mesme në shoqëri, ata krijuan zyra në të gjithë Iranin dhe krijuan një rrjet milicia, që ishin shumë aktivë brenda universiteteve dhe shkollave të mesme.

Megjithëse Muxhahedinet në fillim të revolucionit e mbështetën udhëheqjen e Khomeini-t, udhëheqësi i kësaj organizate kurrë nuk arriti të fitonte besimin e tij dhe kështu kjo organizatë nuk arriti të fitonte një pjesë të qeverisë. Kështu që, Muxhahedinët hynë në një konkurrencë të fortë me Partinë Republika Islamike, e cila përbëhej nga pasuesit e Khomeini.

Nga ana tjetër, presidenti i parë i Iranit, Abulhassan Bani-Sadr, i cili u zgjodh në vitin 1980, u përball me kundërshtim serioz nga Partia e Republikës Islamike. Në muajt e parë të vitit 1981, kundërshtimet midis grupeve të ndryshme politike arritën një fazë vendimtare.

Bani-Sadr u vendos në një presion të fortë nga Partia e Republikës Islamike, e cila kontrollonte parlamentin dhe shumicën e forcave qeveritare, si dhe forcat e sigurisë. Organizata e Muxhahedinve dhe Bani Sadr u bashkuan bashkë për të parandaluar që Partia e Republikës Islamike të mos marrë kontrollin e plotë të qeverisë.

Organizata e Muxhahedinve me 20 qershor të vitit 1981, nisi operacionin e saj të armatosur kundër qeverisë, që pas kësaj, gjatë viteve 1980, mijëra anëtarë të organizatës u burgosën, u torturuan dhe u ekzekutuan brenda Iranit*.

_____________________

* Iran: Violationc of Human Rights 1987_ 1990 Amnesty Intemational. Index:MDE 13/2/90

Në vitin 1988, qeveria iraniane ekzekutoi mijëra të burgosur politikë pa bërë dallim, shumë prej të cilëve ishin anëtarë të organizatës Muxhahedine*.

_____________________

* Iran: Political Executions. Amnety Interntional. December 1988.Index: MDE 13/29/88

Shikoni gjithashtu letrat e Ajatullah Montazerit që protestojnë për ekzekutimet pa kriter të botuara në kujtimet e tij. Ajatollah Montazeri në këtë kohë ishte pasardhësi i Ajatullah Khomeinit, kujtimet e Ajetullah Montazerit.

Me 19 qershor të vitit 1981, Bani-Sadr dhe Rajavi i bënë thirrje njerëzve për të mbajtur demonstrata në shkallë të gjerë në të gjithë vendin. Ata shpresuan të përsërisnin përvojën e revolucionit anti-Shah duke filluar një kryengritje të përgjithshme.

Më 20 qershor të vitit 1981, filluan demonstratat të mëdha ku u zhvilluan në rrugët e qytetit të Teheran dhe qytete të tjera të mëdha, por Gardat Revolucionare ishin në gjendje të shuanin kryengritjen duke vrarë qindra demonstrues.

Pas kryengritjes së 20 qershorit, organizata Muxhahedine u detyrua të kryente aktivitete nëntokësore, Bani-Sadri dhe Rajavi u fshehën. Disa javë më vonë, më 29 qershor të vitit 1981, Bani-Sadr dhe Rajavi u larguan nga Irani dhe u strehuan në Paris.

Pas kësaj, organizata e Muxhahedinve e zhvendosi selinë e saj në Paris dhe vazhdoi luftën e saj duke bombarduar dhe abuzuar me zyrtarët qeveritarë dhe udhëheqjen e Partisë Republika Islamike. *

___________________________

* Ndër sulmet më të rëndësishme të organizatës janë bombardimet e selisë qendrore të Partisë Republika Islamike me 28 qershor të vitit 1981 dhe vrasja e Presidentit Mohammad Ali Rexhai dhe Kryeministrit Mohammad Xhavad Bahener në vitin 1981.

Rajavi dhe Bani-Sadr, në Paris forcuan aleancën e tyre, duke shpallur dy Këshillat e Rezistencës Kombëtare, një koalicion të forcave të opozitës, një "alternativë demokratike" ndaj qeverisë iraniane. Partia Demokratike e Kurdistanit dhe një numër intelektualësh dhe figura të shquara u bashkuan me këshillin.

Por më vonë, më pak se një vit në Prill të vitit 1984, Këshilli Kombëtar i Rezistencës Kombëtare humbi rolin e tij si një koalicion i gjerë, dhe mosmarrëveshjet e Bani-Sadrit me Rajavin përfundimisht çuan në largimin e tij nga këshilli *.

_______________________

* Khomeini.s Foes Split Washington Post. April 4 1984

Pas kësaj në vitin 1985 Partia Demokratike Kurdistan dha dorëheqjen nga këshilli i Rezistencës Kombëtare*.

_______________________

* Muxhahedint, Nr. 240, 14 Mars 1985.

Sipas Massoud Bani-Sadrit i cili përfaqësoi Këshillin e Rezistencës Kombëtare në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara deri në vitin 1996, tha se, ky këshilli ka qenë praktikisht dega politike e Muxhahedinve dhe lobi i tij në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara:

"Ishte e qartë për të gjithë, përveç nesh,se organizata e Muxhahedinve kishte dështuar politikisht për të formuar një koalicion të gjerë që Rajavi kishte premtuar... Ne po i thonim njëri-tjetrit se Këshilli Kombëtar i Rezistencës nuk ishte asgjë më shumë vetëm se një mjet i Rajavit për të marrë pjesë në skenën politike të Evropës dhe Amerikës.

Përdorimi i tij ishte vetëm të mashtronte amerikanët dhe evropianët, që ata të mos mendojnë se ne jemi anëtarë të së njëjtës organizatë Muxhahedine që është përgjegjëse për vrasjen e qytetarëve amerikanë në Iran*.

_________________________

* Masoud Banisadr. Memoirs of an Iranian Rebel (London: Saqi Books. 2004) p. 219.

Massoud Bani Sadr është i afërm i Abul Hassan Bani Sadr.

Udhëheqësi i organizatës së Muxhahedinve ndryshoi me martesën e Massoud Rajavit me Maryam Azdanloo më 18 Mars të vitit 1985. *

_______________________

* Muxhahedin Nr. 214, 4 Prill 1985.

Çifti u bënë të dy drejtues të organizatës. Këtë martesë organizata e Muxhahedinve e quajti një "revolucion ideologjik" që ishte rezultat i sakrificës së thellë të Massoudit dhe Maryamit. Para kësaj martese, Maryam Rajavi ishte gruaja e Mehdi Abrishamchi, zëvendës i Massoud Rajavit.

Udhëheqësi i organizatës u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të saj për të identifikuar mangësitë personale të tyre, në takimet kritike gjatë një "revolucioni ideologjik".

_____________________

*Shikoni libri i Masoud Banisadr. Kujtimet e një Rebeli Iranian (Londër: Saqi Books 2004). Në raportet vetkritike faqet 230, 210 në faqet e divorcit të detyruar 307 _ 313 në faqet e mohimit gjinor 331-340.

Menjëherë pas martesës së Massoudit dhe Maryamit, komanda e shtabit ushtarak të organizatës lëshoi ​​këtë udhëzim:

Për të kryer detyrat tona në pozicionin tonë organizativ (përgjegjësinë) në situatën aktuale, ne urgjentisht kemi nevojë për të thelluar këtë revolucion ideologjik sa më shumë që të jetë e mundur. Ju duhet të paguani çmimin e nevojshëm dhe të kushtoni kohën dhe energjinë e nevojshme për ta thelluar atë dhe përvetësuar trajnimin përkatës .... Prandaj, në rutinën tuaj të përditshme, jepni përparësi dëgjimit të radios dhe shpjegimeve të komandantëve dhe zyrtarëve dhe besoni në deklaratat e Byrosë Politike dhe Komitetit Qendror: që "Ky revolucion ideologjik ka rritur aftësinë revolucionare të Muxhahedinve "Dhe që kjo i bën radhët tona njëqind herë më të forta, më të pastra dhe sa më unike të jetë e mundur". ......

Të jeni të sigurët që kush ka një besim të fortë në udhëheqjen e re të revolucionit demokratik të popullit heroik të Iranit, përkatësisht Massoud dhe Maryam Rajavit, dhe të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë me këto udhëheqës, po japim një shembull për të....."Ne do të jemi në gjendje të reformojmë stilin e punës dhe të jemi në gjendje të trajtojmë dhe zgjidhim një sërë problemesh dhe konfliktesh individuale, organizative dhe ushtarake."

_____________________

* Muxhahedin Nr. 242, 12 Prill 1985.

Selia e departamentit sociale të organizatës gjithashtu shkroi raportet e saj në një deklaratë kritike:

"Të kuptuarit e këtij revolucioni të madh .... Në fakt, kuptim i thellë i madhështisë së revolucionit, përbërbëhet nga bindja i udhëheqësit tonë, domethënë udhëheqësit Massoudi dhe Maryami dhe besimi në to, si dhe bindja ideologjike dhe revolucionare ndaj tyre.

Kështu që, duke korrigjuar stilin e vjetër të punës dhe duke kritikuar të metat individuale dhe kolektive, ne do të fitojmë më shumë vigjilencë ndaj armikut .... Raportoni në mënyrë të plotë dhe të detajuar zyrtarëve dhe komandantëve tuaj raportin e progresit të punës suaj dhe rezultatet dhe arritjet që keni pasur në promovimin dhe thellimin e këtij revolucioni ideologjik në lidhje me publikun politik dhe shoqëror përreth jush.

_____________________

* Muxhahedin Nr. 242, 12 Prill 1985

Në vitin 1986, qeveria franceze hyri në negociata të drejtpërdrejta me Iranin për të normalizuar marrëdhëniet e saj me Iranin, si rezultat i këtyre negociatave, qeveria franceze i kërkoi Massoud Rajavit të largohej nga Franca.

Më 7 qershor të vitit 1986, Rajavi u largua nga Parisi për në Bagdad, organizata e Muxhahedinve transferoi shumë nga burimet e tij nga Parisi në Irak dhe me 20 Qershor të vitit 1987, organizata njoftoi formimin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare*.

______________________

* Iran rebels form Iraq _ based army. Chicago Sun _ Times. June 20. 1987

Një vit më vonë, ndërsa lufta Iran-Irak hyri në vitin e tetë, Ushtria Çlirimtare pushtoi Iranin disa herë, Operacioni më i madhë prej të gjithëve ishte Forugh Xhavidan, e cila u zhvillua menjëherë pasi Irani miratoi një rezolutë të armëpushimit të organizatës KB, ne 18 korrik të vitit 1988*.

_______________________

* Iran rebels form Iraq _ based army. Chicago Sun _ Times. June 20. 1987

Pas përfundimit të luftës Iran-Irak, Saddam Hussein kufizoi veprimet ushtarake të organizatës kundër Iranit. Mungesa e veprimtarisë ushtarake në kampet e Muxhahedinve në Irak, së bashku me përshpejtimin e "revolucionit ideologjik", çoi në rritjen e pakënaqësisë së brendshme me organizatën.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur