Mozhgan Parsai sipas pikëpamjes së anëtarëve të larguar nga Organizata Muxhahidine Halk

Categoria: Dokumente

 

Mozhgan Parsai, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në kampin Ashraf dhe Liberty pas rënies së Sadamit, së bashku me disa drejtues të tjerë të krimeve të Rexhaviut si Sadikeh Huseini dhe Mehdi Berai, i njohur ndryshe si Ahmed Vakof , u arratisën në Evropë.

Që nga viti 1996 ajo u zgjodh nga Rexhaviu komandate  e kampit Xhalula, një nga selitë që Sadami i kishte dhuruar Mas’udit.

Duke filluar po nga ai vit Mozhgan Parsai së bashku me Mehdi Berai (Ahmed Vakof) kanë luajtur një rol të rëndësishëm në dërgimin e ekipeve terroriste për të kryer akte të dhunshme brenda territorit iranian.

Mozhgan Parsai gjithashtu kishte një rol të rëndësishëm në shtypjen e anëtarëve të opozitës:

-Marrja në pyetje (torturimi fozik dhe psikologjik) e anëtarëve që ishin kundër sistemit.

-Dorëzimi i anëtarëve të pakënaqur te autoritetet irakiane për t’u burgosur në burgun Ebu Garib.

-Dërgimi i një anëtari të pakënaqur në zonën e minuar mes Iranit dhe Irakut dhe qëllimi i tij nga pas.

-Zhdukja e anëtarëve të pakënaqur nga ekipi i fshehtë që ishin të zgjedhurit dhe të preferuarit e Mozhgan Parsai në kampin Xhalula (ekipi i fshehtë përbëhej nga kryetarët dhe anëtarët e lartë të organizatës që në atë kohë ndodheshin në kampin Xhelula 2) . Afshin Alavi, zëdhënësi i Merjem Rexhavi, ka qenë njëri nga anëtarët e ekipit të fshehtë. Ali Akberi i njohur ndryshe si Jusuf , ishte një tjetër anëtar i ekipit të fshehtë. Ali Reza imami i namazit të Xhumasë ishte një tjetër anëtar i këtij ekipi i cili u largua në Shqipëri dhe...

 

Mozhgan Parsai  është një nga femrat e para që ka kërcyer për Mas’ud Rexhavi dhe nga të parat që ka vendosur veten e saj në dispozicion të tij në kohën kur femrat e organizatës ishin të detyruara të martoheshin me të (Mas’ud Rexhaviun).

Presionet dhe torturat që ajo ushtronte në kampin Xhelula, me qëllim që t’i shërbente sa më mirë Rexhaviut, ishin aq të rënda saqë disa nga anëtarët e këtij kampi, të shtyrë nga krimet e kësaj gruaje kanë kryer vetëvrasje. Njëri prej tyre quhej Ahmed Rezapur. Mozhgan Parsai së bashku me Mehush Sepehrin dhe Mehdi Berain ( Ahmed Vakof) kishin një rol ndikues në dërgimin e ekipeve për të kryer operacione terroriste brenda territorit iranian:

-Dërgimi i ekipeve terroriste për të kryer akte terroriste në Teheran

-Dërgimi i ekipeve terroriste për të qëlluar me armë në Kermanshah dhe Ilam

-Dërgimi i ekipeve terroriste për të hedhur në erë tubacionet e naftës në perëndim të vendit

-Dërgimi i ekipeve të stërvitura nga Garda e Republikës së Sadamit për të kryer sulme me bomba të telekomanduara nga larg në stacione të ndryshme në rrugët e Iranit

-Dërgimi i ekipeve komando të cilët ishin të specializuar në ndërtimin dhe vendosjen e bombave , vrasjen e njerëzve edhe pa armë, qitje, jetesë në kushte ekstreme dhe sulmet në stacionet kufitare iraniane. Afshin Alavi drejtonte njërin nga ekipet terroriste në kampin Xhalula, ndërsa Mehran Kakavandi , që tani ndodhet në Evropë, drejtonte një ekip komando.

Një krim tjetër i Mozhgan Parsai, që ka shërbyer si zëvendëse e Rexhaviut në kampin Ashraf dhe Liberty, është përleshja e policisë irakiane me anëtarët fatligë që përfundoi me vdekjen e dhjetërave prej tyre.

Ajo gjithashtu si zëvendëse e Rexhaviut ka dhënë urdhër për ndërprerjen e marrëdhënieve të anëtarëve të grupit me familjarët e tyre dhe për sulmimin e familjeve që ndodheshin brenda mureve të kampit Liberty dhe Ashraf. Një nga krimet e tjera të Mozhgan Parsai  ishte krijimi i një burgu, në bashkëpunim me nënkolonelët pushtues amerikanë Philips dhe Martin, në të cilin kanë mbajtur të izoluar në kushtet më të këqija për më shumë se katër vjet anëtarët e ndarë nga organizata. Në veçanti në kohën e komandës së nënkolonelëve Philips dhe Martin, me urdhër të Mozhgan Parsai ,Abas Daveri Zahra Ehjani  dhe anëtarëve të tjerë të lartë të kultit Rexhavi, janë kryer torturat më të liga psikologjike dhe fizike nga pushtuesit amerikanë, gjë që është provuar me dëshmitarë të ndryshëm në ç’do gjykatë.

Në kohën kur Merjem Rexhavi u arrestua nga polia franceze, Mozhgan Parsai  organizoi disa ekipe në kampin Ashraf  për të kryer sulme terroriste kundër interesave franceze. Në një mbledhje ajo tha se në qoftë se autoritetet franceze do ta mbajnë për një kohë të gjatë Merjem Rexhavi në burg, ata do të hidhnin cianid helmues (të cilin mund ta përgatisnin vetë )në ujë dhe me anë të të cilit mund të vrisnin qindra qytetarë francezë.
Mozhgan Parsai, lindur në Lurestan dhe rritur në Ahvaz, është prej anëtarëve të organizatës Rexhavi që ikën jashtë shtetit. Ajo bashkë me bashkëshortin e saj Xhelal Sherifi kanë qenë të zënë duke u kënaqur në Amerikë.
Mozhgan Parsai në vitin 1998 shkoi në Irak bashkë me Merjem Rexhavinë. Në vazhdim ajo u prezantua si nënkryetare dhe pak më vonë u emërua kryetare e qendrës së dytë Xhalula. Për të treguar gatishmërinë dhe nënshtrimin e tepërt, me punë të detyruar dhe mashtrimin e shumë prej anëtarëve të rinj të qendrës së dytë Xhalula, ajo formoi një sërë ekipesh operative për të sulmuar atdheun dhe i dërgoi të gjithë ata një nga një drejt vdekjes.

Mozhgan Parsai në repertorin e saj famëkeq ka gjithashtu dhe pjesëmarrjen e turpshme në operacionin e njohur si ‘’Perla’’ ( Intidafa Shabanijeh) në vitin 1991, operacion i cili çoi në vdekjen e 25000 vetëve të pafajshëm dhe Shi’itëve në Irak. Shërbimi dhe spiunimi për ushtrinë e Irakut, burgosja e anëtarëve disident dhe mos lejimi i shumë prej tyre për t’u larguar është një nga aktet e tjera të turpshme të saj. Mozhgan Parsai është gjithashtu në listën e të kërkuarve nga organet gjygjësore të Irakut  dhe Interpolit.

Ekipet operative dërgoheshin për të hedhur në erë tubacionet e naftës dhe për të kryer disa shpërthime në qendrat publike ...me qëllim që, sipas Rexhavisë, të krijohej kaos dhe përmbysje në qeverinë e Iranit. Në këtë mënyrë, çdo numër njerëzish qe vritej, duke filluar nga barinjtë që ndodhen në kufi ose njerëzit e pafajshëm në rrugë, punonjësit e qeverisë dhe çdo lloj bashkëpunimi me inteligjencën irakiane dhe shitja e atdheut gjithashtu ... ishte çmimi i revolucionit.

Mozhgan Parsai, me devotshmërinë  dhe bindjen e saj të verbër ndaj urdhërave Rexhavi, në vitin 2002 u emërua përgjegjësja e parë dhe prej atëherë deri 6 vjet më vonë ajo mbante këtë titull. Më pas Rexhaviu e shpalli atë pasardhëse në kampin Ashraf.
Ajo ishte një nga gratë e devotshme dhe alternative, e cila besonte se anëtarët e punës duhet të shfrytëzoheshin sa më shumë me qëllim që të mos kishin kohë për t’u menduar.  Ajo i shtypte gratë dhe burrat që nuk binin dakort me të dhe për të arritur vendin e parë nuk kishte mëshirë për askënd.
Historiku i përkushtimit dhe mizorisë së saj është i njohur për anëtarët e kultit dhe shumica e lavazheve të trurit dhe torturave psikologjike bëheshin nga ajo që prej vitit 2004.  Me mashtrimet dhe mizoritë e saj ndaj burrave dhe grave, ajo e ktheu kampin në një vend sulmesh, fyerjesh dhe talljesh. Qëndrimi në post ishte shkaku i torturave psikologjike dhe presioneve të shumta. Gjatë sundimit në kampin Ashraf dhe Liberty, sipas saj më shumë se 90% e punës ka qenë mbrojtja e forcave në Irak. Me fjalë të tjera, një dekadë e vështirë presionesh dhe punësh të rënda dhe barrë e dyfishtë mendore nga organizimet e takimeve të ashpra sektare për të parandaluar arratisjen dhe burgosjen e anëtarëve.
Puna e saj ka qenë vrasja e më shumë se njëqind vetëve në kampin Ashraf dhe kampin Liberty dhe vetëvrasja e një numri tjetër, duke përfshirë këtu Mehri Musavi, Mino Fethali, Jaser Akbari Nasab, Shamsullah Gol Muhamedi, Ahmed Razani, Alan Muhamedi, Faeze Akbarijan dhe Zehra Fejz.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur