Do flasim për një temë e cila akomë më bën të qesh , por ditën kur e zbulova natyrën e saj, u mërzita shumë në zemrën time.
Masoud Rajavi, në kohën kur na i ngarkonte detyrat për misionet e planifikuara, na thonte se na përkrahte 78% e popullit iranian dhe se po prisnin që një ditë ne të mbërrinim në Iran.
Është me të vërtetë e habitshme. Kush i mori këto statistika nga njerëzit? A kishte ndonjë sistem anketimi në atë kohë apo a është kryer ndonjë zgjedhje? Edhe anketimet nuk mund të japin një informacion të saktë por vetëm një shifër e supozuar dhe e hamendësuar.
Gjatë kësaj kohe, çdo personi që i kam telefonuar brenda Iranit, ka filluar të qeshë kur i kam treguar këtë gjë. Mendoja se pas gjithë atyre viteve luftimesh së paku do kisha dëgjuar një fjalë të mirë nga ndonjë, por gjithçka dëgjova qoftë edhe nga familja ime ishin fjalë që më bënin të më vinte turp nga vetja. Më thonin se sa budalla isha që nuk e kisha njohur atë organizatë gjatë tërë atyre viteve dhe që nuk e kuptoja urrejtjen që njerëzit kishin për të(Organizatën Muxhahidinët Khalk).
Ata nuk e dinin se në ç’ambient të izoluar gjendeshim ne dhe se si i ndalonin lajmet të vinin te ne. I vetmi burim informacioni për ne për të na treguar se sa përkrahës kishim, ishte vetë kulti Rajavi.
Sipas një anketimi që unë kam kryer duke pyetur persona të ndryshëm brenda dhe jashtë Iranit, numri i atyre që e duan MEK-un nuk arrin në as edhe 1 person ose më saktë mund të them se ka një diferencë të turpshme me përqindjen e pretenduar. Deri më tani nuk kam parë asnjë person që të përkrahë MEK-un. Arti i këtij kulti është gënjeshtra dhe vazhdon të rritet. Kulti thotë se 78% e popullit janë përkrahës të tij. Ju lutem, çdokush që kërkon të dijë të vërtetën mund të marrë telefonin dhe të telofonojë këdo që njeh brenda dhe jashtë Iranit dhe ta pyes në veçanti për Organizatën Muxhahidinët Khalk. Edhe armiqtë më të flaktë të Republikës Islamike nuk kanë as simpatinë më të vogël për këtë sekt.
Njerëzit thonë se gjatë luftës Iran-Irak kjo organizatë qëndroi përkrah armikut kriminel dhe vrau rojet e kufirit dhe mbrojtësit e atdheut. Njerëzit thonë se ky grup ka kryer operacione terroriste brenda vendit dhe nuk ka patur mëshirë për të mëdhenj dhe të vegjël. Njerëzit thonë se ky është i vetmi grup kundërshtar i Republikës Islamike që i përkrah sanksionet dhe luftën ndaj Iranit. Urrejtja e popullit iranian për këtë grup ishte mjaft e mahnitshme për mua dhe nuk e kisha imagjinuar kurrë. Udhëheqësit e MEK kanë 40 vite që gënjejnë vazhdimisht dhe këto gënjeshtra nuk kanë fund. Me përkrahjen që i ka bërë të gjithë armiqve të Iranit në mbarë botën, Masoud Rajavi nuk ka as edhe më të voglin haber nga bota dhe më pas thotë se ka mbështetjen e shumicës brenda vendit.
Nuk ju japin asnjë cep në ndonjë vend të botës dhe imagjinoni për brenda Iranit. I lumtë popullit iranian. Unë i kam gjetur gabimet e mia dhe në momentin kur dola e kuptova që gjithçka kisha dëgjuar ishte e pasaktë.
Ky ishte një kujtim i imi të cilin doja ta ndaja me ju familje të dashura dhe të nderuara për t’iu treguar se si luanin ata me ne.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir