Ditën e kaluar , kafshët e egra dhe kriminale të ISIS morën gjakun e atdheut tonë dhe vranë disa bashkatdhetarë dhe plagosën disa të tjerë. Është e qartë se kriminelët e ISIS janë të furnizuar ekonomikisht dhe shpirtërisht nga po ata sheikë reaksionarë të cilët patën thënë se do të vinin te populli iranian dhe kështu bënë. Ata erdhën te populli ynë ,morën jetën e disa bashkatdhetarëve tanë dhe kryen krime të tjera . Erdhën ata terroristë të cilët nuk njohin asnjë kufi gjeografik për veprimtaritë e tyre terroriste . Një ditë marin gjakun e njerëzve në Paris dhe një ditë tjetër në Londër.
Në të vërtetë , çfarë duan dhe çfarë mendojnë këta terroristë barbarë që kryejnë ç’do krim që u vjen për mbarë? Krimet që kanë kryer këta terroristë janë të pashembullta në historinë njerëzore orgjinina e të cilëve është e qartë . Askush nuk ka dyshim mbi origjinën e tyre dhe se çfarë qëndrimi mbajnë, por është mirë që në këtë mes t’i hedhim një sy reagimit të kultit Rexhavi në lidhje me veprën e ISIS. Reagimet e tyre tregojnë se kanë origjinë të njëjtë ideologjike dhe besimi. Ndryshimi qëndron në faktin se njëri lëshon mjekër dhe tjetri kravatë, por të dy janë të një xhinsi, kanë të njëjtën mënyrë mendimi, të dy duan të marin pushtetin me vrasjen e njerëzve dhe që të dy e pëlqejnë derdhjen e gjakut. Nuk është lënë pa u thënë se këto krime që po kryen sot ISIS janë kryer nën udhëheqjen e Rexhaviut 36 vjet më parë. Grupet e para vetëvrasëse janë komanduar nga Mas’ud Rexhavi i cili i quante operacione të shenjta. Themeli i mentalitetit dhe ideologjisë së Organizatës Muxhahidine Halk është ndërtuar mbi dhunë dhe derdhje gjaku në përpjekjet për të arritur pushtetin. Nuk është e çuditshme që një ditë bashkëpunonin me kriminelin Sadam Husejn dhe sot me sauditët, po ata persona të cilët e konsiderojnë vrasjen e iranianëve si nderin më të lartë të vendit të tyre.
Shoqëria e civilizuar e urren dhunën dhe vrasjen e njerëzve. E gjithë shoqëria e civilizuar në të gjithë botën është neveritur nga ky barbarizëm, por kulti Rexhavi, për shkak të ideologjisë dhe origjinës në mendje të kalbur dhe rrugaçe, vazhdon akoma në rrugën e dhunës. Këtë gjë nuk e themi ne por vetë ata. Edhe në krimin që ISIS bëri në shtetin tonë duke vrarë disa bashkatdhetarë tanët , MEK është shpehur se vrasja e njerëzve të pafajshëm duhet dënuar dhe nuk japin ngushëllime. Kulti rexhavi është ai kult që në kohën kur kriminelët e ISIS morën qytetin e Mosulit në Irak, i quajtën ata revolucionarë. Në të vërtetë , pas humbjes së kultit Rexhavi në Irak, ISIS është bërë zëvendësi i tyre ideologjik.
Me ngushëllime për të gjithë ata që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur , i ndajmë dhimbjet me të gjithë viktimat e kësaj ngjarjeje . Nuk ka rëndësi se në cilin vend ndodhin këto ngjarje, në Londër, Paris apo Teheran. Mallkimi qoftë mbi këta mesjetarë të dhunshëm që derdhin gjakun e njerëzve të pafajshëm.
Bota ka dënuar njëzëri të gjitha aktet e dhunës. Kulti Rexhavi që në thelb është i lidhur me dhunën dhe e ka atë pjesë të natyrës së saj ideologjike nuk mundet kurrë që shprehimisht të heqë dorë nga dhuna. Përkundrazi , në thelb ata janë 24 orë në përpjekje për të përhapur dhunën që kështu të përfitojnë nga situata. Kjo është arsyeja se përse kulti Rexhavi nuk mund të mbajë një qëndrim të qartë dhe eksplicit ndaj kriminelëve të ISIS, për shkak se natyra e ideologjisë së tyre nuk ka asnjë ndryshim nga ajo e ISIS dhe janë të njëjta në përmbajtje. Në qoftë se kulti Rexhavi e mohon këtë fakt atëherë kush ka qenë vendimarrës 36 vite më parë në ato kohë të errëta? Kulti Rexhavi përbëhet nga sharlatanë që janë kërkim të pushtetit dhe për ta nuk është e rëndësishme jeta e njerëzve apo atdheu , sepse po të ishte ashtu, në këto 36 vite nuk do kishin vepruar ashtu siç është e ditur.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir