Betul Soltani, një nga ish-anëtaret e MKO-së që është ndarë nga organizata në Shqipëri ka shkruar: “Pas dëbimit të Organizatës Muxhahedine Halk nga Iraku dhe vendosjes së saj në Shqipëri, sipas raporteve të marra kulti terrorist Rexhavi është përfshirë në një konfuzion organizativ dhe shpërbërje të brendshme, prandaj që nga ajo kohë deri tani, nëpëmjet drejtuesve të kultit janë organizuar mjaft mbledhje për anëtarët e thjeshtë që t’u japin atyre informata dhe t’u ndryshojnë mëndjen për të qëndruar në Shqipëri.
Ata kanë planifikuar se cila do të jetë detyra e Ushtrisë Çlirimtare gjatë kontradiktave të tyre ,edhe në mungesë të pranisë fizike në kufijtë e Iranit, se si do të bëhet përmbysja e pushtetit, se si do të jetë gjendja e tyre aktuale në Shqipëri dhe deri kur do të qëndrojnë në këtë vend.”
Anëtarët e rebelë qeshën dhe e morën për lojë këtë “ofensivë politike” të Marjam Rexhavi.
Më parë Mas’ud Rexhavi, burri i zhdukur i Merjem, e bënte disa herë këtë gjë dhe në atë mënyrë fitonte kohë që të mblidhte përsëri disa persona në grupin e tij dhe nëse e shihte të nevojshme dërgonte disa prej tyre në betejë që të vriteshin dhe pastaj ai të fitonte pushtet.
Kohët e fundit fjala e re e cila përdoret në mbledhjet e tyre në bazë të situatës aktuale është fjala “të shprehësh”. Kjo moto është zëvendësuese e motos së vjetër ku bënin autokritikë.Tani mund t’i thonë të gjitha ankesat ndaj palës që kanë përballë ,por nuk u lejohet të ndërhyjnë në çështjen e zbatimimit ose jo të kritikave nga pala tjetër dhe kështu eliminohen pakënaqësitë.
Po ashtu edhe njerëzit me ndikim te MKO-ja ,që kanë qenë në vendet e huaja, për të ndikuar në emocionet e anëtarëve dhe për të parandaluar përhapjen e çështjeve problematike (dyshimi i anëtarëve mbi MEK) ,janë dërguar në Shqipëri për t’u treguar atyre ngjarje të ndryshme nga jeta personale.
Tani duke u bazuar përsëri në paragrafin e mëparmë ( në përpjekjet e anëtarëve me ndikim për t’i bërë ata që kishin dyshim mbi MEK të harronin të kaluarën) me harrimin e të kaluarës dhe me përqëndrimin në rrëzimin e qeverisë iraniane në të ardhmen, mundohen që mëndjet e dyshuesve t’i mbajnë të angazhuara në kanalet e tyre të mendimit.
Pavarsisht nga përdorimi i të gjitha seancave informuese dhe dërgimi i personave specialë, edhe vetë Merjem Rexhavi personalisht ka nxituar drejt tyre pët t’u rritur moralin ,për të forcuar rrethet e përçara organizative dhe për të ruajtur ushtarët e betuar dhe skllevërit e bindur të organizatës.
Diket sikur përpjekja për pengimin e shpërbërjes organizative nga ana e dordolecëve rexhavit nuk korri ndonjë sukses dhe kështu u bë e nevojshme që vetë Merjem Rexhavi të shfaqej në mesin e tyre , por kjo krizë është shumë herë më e thellë nga ç’mendonte ajo, prandaj nuk mund të japë ndonjë rrugëzgjidhje.
Përpjekjet e lideres së MKO-së për të parandaluar kolapsin e organizatës së saj në Shqipëri
Categoria: Artikuj
Tagged under
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir