Organizata Muxhahidine Halk, Kulti Rexhavi, njerëzit tanë në Iran ?

Categoria: Artikuj

Seymour Hersh, në artikullin e 6 prillit 2012 që u botua në The New Yorker, thotë se pavarësisht faktit që Muxhahidine Halk bën pjesë në listën e grupeve terroriste të qeverisë amerikane, ata janë trajnuar në shkretëtirën e Nevadës dhe duke bashkëpunuar me Mossad dhe duke përdorur informacionet e Amerikës, kanë kontribuar në operacionet terroriste në Iran.

Nga ajri, terreni i Departamenti të Energjisë së Nevada National Security Site, me fushat e saj të thata dhe majat e largëta malore, ka pamjen e Iranit veriperëndimor. Ky vend, afërsisht 65 milje në veriperëndim të Las Vegasit, që dikur është përdorur për testime bërthamore, sot përfshin një strukturë të trajnimit të kundërinteligjencës dhe një aeroport privat të aftë për të trajtuar avionin Boeing 737. Është një zonë e kufizuar, jo-mikpritëse në disa sektorë dhe kureshtarët paralajmërohen se personeli i sigurisë së vendit është i autorizuar të përdorë  forcat vdekjeprurëse kundër sulmuesve, nëse është e nevojshme.

Ishte këtu që Komanda e Përbashkët e Operacioneve Speciale ( JSOC)  filloi trajnimet e anëtarëve të Organizatës Muxhahidine Halk që nga viti 2005. Në vitin 1997 kjo organizatë u fut në listën e grupeve terroriste nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në vitin 2002, MKO-ja fitoi disa besueshmëri ndërkombëtare duke zbuluar publikisht se Irani kishte filluar pasurimin e uraniumit në një vend të fshehtë nëntokësor. Muhamed ElBaradei, i cili në atë kohë ishte drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, më tha më vonë se e kishin informuar që ky informacion ( i pasurimit të uraniumit) ishte mundësuar nga Mossad.

Lidhjet e MEK me Inteligjencën Perëndimore u thelluan pas rënies së regjimit të Irakut në vitin 2003 dhe JSOC filloi të vepronte brenda Iranit në një përpjekje për të mbështetur frikën e Administratës Bush që Irani po ndërtonte bombën në një ose më shumë vendndodhje sekrete. Fondet u kaluan fshehurazi në një numër organizatash disidente për mbledhjen e inteligjencës dhe përfundimisht, për aktivitetet terroriste kundër regjimit. Direkt ose indirekt Organizata Muxhahidine Halk përfundoi me burime si inteligjencë dhe armë. Sipas zyrtarëve të kaluar dhe të tanishëm si dhe konsulentëve ushtarakë, disa operacione të fshehta të mbështetura nga amerikanët vazhdojnë akoma sot në Iran.

Përkundër lidhjeve në rritje dhe një përpjekje shumë të intensifikuar lobimi të organizuar nga avokatët e saj, MEK ka mbetur në listën e Departamentit të Shtetit të organizatave terroriste të huaja, që do të thotë se mbajtja sekret e trajnimit të Nevadës është thelbësor.

Një ish-zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane më tha se i tajnonin ata këtu dhe i linin nëpër Departamentin e Energjisë, sepse D.O.E zotëronte gjithë vendin në jug të Nevadës. “ Ne i vendosëm ata në distanca të gjata në shkretëtira dhe male. Ndërtimi i bashkërendimit e komunikimit është një punë e madhe.”

Ish-Zyrtari tha se trajnimi përfundoi pak para se Obama të bëhej president. Në një intervistë të veçantë, një ish gjeneral me katër yje, i cili ka këshilluar Administratat e Bushit dhe Obamës për çështjet e sigurisë kombëtare, tha se ai ishte informuar privatisht  nga një amerikan i përfshirë në program në vitin 2005 rreth trajnimit të iranianëve të lidhur me MKO-në në Nevada. Ai tha: “ Ata morën “trajnimin standart” në “commo, cryptography”  taktika të njësive të vogla dhe armatim. Kjo vazhdoi për 6 muaj.”

Atij i ishte thënë gjithashtu se burrat që bënin stërvitjen ishin nga JSOC, e cila deri në vitin 2005 ishte bërë një instrument i rëndësishëm në luftën globale të terrorizmit të administratës Bush. Trajnerët JSOC nuk ishin djemë të frontit të cilët kishin qenë në fushë, por djemtë e trajnimit të dytë, të tretë dhe të tjerë që filluan të largohen nga rezerva. “ Nëse do të mësojmë taktikat, më lejoni t’ju tregoj disa gjëra me të vërtetë sexy.”

 Gjenerali tha se ishte trajnimi ad-hoc që provokoi thirrjet e shqetësuara telefonike. “ I thashë njërit prej djemve që më thirri se ata ishin të gjithë mbi kokat e tyre dhe të gjithë mund të përfundonin në probleme, nëse nuk merrnin diçka me shkrim. Iranianët janë shumë shumë të mirë në kundërzbulim dhe gjëra të tilla janë shumë të vështira për t’u mbajtur.” Vendndodhja në Nevada po përdorej në të njëjtën kohë për trajnimin e avancuar të njësive ushtarake të elitës irakiane. ( Ish gjenerali tha se ishte në dieni vëtëm për trajnimin e MKO-së, ndërsa ish-zyrtari i lartë i inteligjencës tha se ishte i vetëdijshëm për trajnimin që vazhdoi gjatë vitit 2007.)

Allan Gerson, një avokat i Washingtonit për MEK vë në dukje se MEK ka hequr dorë  nga terrorizmi publikisht dhe në mënyrë të përsëritur. Gerson tha se nuk do të komentonte mbi trajnimin e pretenduar në Nevada, por nëse do të ishte i vërtetë një trajnim i tillë, do të ishte veçanërisht “ i papërputhshëm” me vendimin e Departamentit të Shtetit për të mbajtur MEK në listën e grupeve terroriste. “ Si mund SHBA të stërvisë ata që janë në listën e terrorizmit, kur të tjerët përballen me dënime penale për ofrimin e një nikeli në të njëjtën organizatë?”

Robert Baer, një ish agjent i CIAs i cili e flet rrjedhshëm gjuhën arabe dhe ka punuar i filtruar në Kurdistan dhe gjithë Lindjen e Mesme gjatë karrierës së tij, më kishte thënë në fillim të vitit 2004 se ishte punësuar nga një kompani amerikane dhe besonte se do të rikthehej në Irak në emër të Administratës Bush. “ Ata donin që unë të ndihmoja MKO-në të mblidhte informacione mbi programin bërthamor të Iranit. Kujtonin se dija gjuhën perse, por në fakt unë nuk e dija. U thashë që do t’i kontaktoj, por nuk e bëra kurrë.”

 Baer, që tani jeton në Kaliforni kujton se në kohën kur iu bë oferta, i thanë se operacioni do të ishte një gjë afatgjatë dhe jo një marrëveshje e vetme.

Masood Khodabandeh, një ekspert I.T që tani jeton në Angli dhe është konsulent i qeverisë së Irakut, ishte një anëtar i MEK para se të largohej në vitin 1996. Në një intervistë telefonike ai pranoi se është armik i shpallur i MKO-së dhe ka dalë kundër tij. Khodabandeh tha se kishte qenë me grupin që nga rënia e Shahut dhe si ekspert kompjuteri, ishte thellësisht i përfshirë në aktivitetet e inteligjencës si dhe në sigurimin e lidershipit të organizatës. Gjatë dekadës së fundit, ai dhe bashkëshortja e tij angleze kanë drejtuar një program mbështetës për disidentët e tjerë. Khodabandeh më tha se ai kishte dëgjuar disidentët më të fundit rreth trajnimit në Nevada. Atij i ishte thënë se trajnimi në Nevada ishte më shumë se sa mësimi si të qëndronin në kontakt gjatë sulmeve, përfshinte gjithashtu përgjimet e komunikimit. Shtetet e Bashkuara, tha ai, në një moment gjetën një mënyrë për të depërtuar në disa sisteme të mëdha iranianë të komunikimit. Në atë kohë SHBA-ja siguroi MKO-në me operativë të aftë për të kapur telefonata dhe mesazhe me tekst breda Iranit, të cilat operativët e MEK i përkthyen dhe i shpërndanë mes ekspertëve amerikanë të zbulimit të sinjaleve. Ai nuk ka informacion nëse aktiviteti vazhdon apo jo.

Pesë shkencëtarë bërthamor iranianë janë vrarë që nga viti 2007. Zëdhënësit e MEK  kanë mohuar ndonjë përfshirje në vrasje, por në fillim të muajit të kaluar NBC News citoi dy zyrtarë të lartë të Administratës së Obamës që konfirmuan se sulmet u kryen nga MEK, njësi që janë financuar dhe trajnuar nga Mossad, shërbimi sekret izraelit. NBC citoi më tej zyrtarët e Administratës që mohuan çdo përfshirje të Amerikës në aktivitetet e MKO-së.

Ish-zyrtari i lartë me të cilin kam folur, e ka dëgjuar raportin e NBC News se izraelitët po punonin me MEK, duke shtuar se operacionet përfituan nga inteligjenca amerikane. Ai tha se objektivat nuk ishin “Anjshtanjët”; “ Qëllimi ishte të ndikohej psikologjia dhe morali iranian, të demoralizoheshin gjithë sistemet – automjetet bërthamore, objektet e pasurimit bërthamor dhe termocentralet.”

Ai shtoi se operacionet “ kryesisht bëhen nga MEK nëpërmjet ndërlidhjes me izraelitët, por Shtetet e Bashkuara po japin inteligjencën tani.” Një këshilltar i komunitetit të operacioneve speciale më tha se lidhjet mes SHBA-së dhe aktiviteteve të MKO-së brenda Iranit kanë qenë të gjata. “ Çdo gjë që po bëhet brenda Iranit tani, po bëhet me surrogatët”,- tha ai.

Burimet me të cilat fola nuk ishin në gjendje të më thonin nëse njerëzit e trajnuar në Nevada ishin përfshirë tani në operacione në iran apo gjetkë, por ata treguan për dobinë e përgjithshme të mbështetjes amerikane. “ MEK ishte një shaka e përgjithshme”,- tha konsulenti i Pentagonit, “ dhe tani është një rrjet i vërtetë brenda Iranit. Si mori MEK kaq shume efikasitet?” pyeti ai retokirikisht.  “ Një pjesë e saj është stërvitja në Nevada. Një pjesë është mbështetja logjistike në Kurdisatan dhe një pjesë është brenda Iranit. MEK tani ka një kapacitet për operacione efikase që kurrë nuk e ka patur më parë.”

Në mes të janarit, pak ditë pas një atentati me bombë në makinë të një shkencëtari bërthamor iranian në Teheran, sekretari i mbrojtjes Leon Panetta, në një takim të ushtarakëve në Front Bliss të Teksasit, pranoi se qeveria amerikane ka “ disa ide se kush mund të jetë i përfshirë, por ne nuk e dimë saktësisht se kush ishte i përfshirë.” Ai shtoi: “ Por unë mund t’ju them një gjë: Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira në këtë lloj përpjekje. Kjo nuk është ajo që Shtetet e Bashkuara bëjnë.”


 The New Yorker, 6 prill 2012
*Artikulli është përmbledhur pak


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur