Organizata Muxhahedin Khelk është një katastrofë në historinë e Iranit- pjesa e parë

Categoria: Artikuj

Transformimi brenda Organizatës Muxhahedin.

Kanë kaluar shumë vite nga themelimi i kësaj organizate  dhe vjedhja e saj nga Z. Massoud Rajavi. Sa më shumë të thellohemi në historinë e turpshme të kësaj organizate, aq më shumë bëhet e dukshme thellësia e patriotizmit dhe prishjes së drejtuesve të saj aktualë.

Pas vitit 57, kur Massoud Rajavi u lirua nga burgu u bë kryetari i Organizatës Muxhahedin, ai së pari u përpoq të arrinte revolucionin ndërmjet dhunës që ushtronte tek njerzit në rrugë. Pastaj ai iku në Francë bashkë me Bani Saderin. Në hapin e parë, ai u martua me vajzën e Bani Saderit që të kishte një bashkëpunim me këtë të fundit. Por Bani Saderi pasi e njohu mirë se kush ishte Rajavin, bëri që vajza e tij të divorcohej nga ai, dhe njoftoi ndarjen e tij nga Rajavi.

Në vazhdim Massoudi e largoi Musa Khiabanin nga rruga e tij, pasi në vitin 1985 u  njoftua  martesa dhe divorci i tij!  Mbështetësit e fundit të organizatës gjithashtu u shpërndanë rreth organizatës.  Diktatura e Massoud Rajavi tashmë kishte filluar, ai thjesht kërkonte  një vend  të përshtatshmëm në mënyrë që dëshirat e liga të Massoud të mund të merrnin formë në atë vend. Ai vend ishte pikërisht Iraku që në atë kohë ishte në luftë me Iranin. Tradhtia më e turpshme e Massoud Rajavi ndodhi që nga momenti kur ai hyri në territorin e Irakut dhe bëri formimin e asaj të ashtuquajturës ushtri!

Shembja e trupit kryesor dhe ushtarak të kësaj organizate ndodhi në Irak, ku Massoud Rajavi kur hyri në Irak ishte me sklloganin: Unë do të ndez zjarr në male! Dhe në pozicionin kontradiktor të marrë nga sekti i këtij “atdhedashës dhe aleance me Saddam Huseinin në luftë me Iranin, u quajt "ikja e paqes"!

Rajavi u përpoq të sillte të gjithë ata që mundte në Irak, të burgosurit e liruar, familjet e mbështetësve, disa të rinj! dhe... Pastaj dyert e hyrjes së sektit shkuan në njërën anë! Kjo do të thotë, ai sekt kishte një hyrje, por asnjë dalje! Grushti i hekurt i Rajavit doli nga mënga e tij! Revolucioni ideologjik kishte filluar! Beqaria e detyruar e anëtarëve! Privatësia e të gjitha grave me udhëheqsin! ?

Pasojat e këtij revolucioni u përhapën me shpejtësi në të gjithë marrëdhënien! Shumica e anëtarëve kundërshtuan. Ata që bënin kritika u burgosën! Ata që dolën kundëra u torturuan! Kudo që ishte e nevojshme, ua mbyllnin gojën  dhe ua merrnin frymën! Massoud Rajavi kreu çdo krim prapa atyre dyerve të mbyllura nën hijen e diktatorit Irakian Saddam Husseint.

Por populli nuk ishin të vetëdijshëm për krimet e Massoud Rajavi! Në atë kohë mediat nuk shkruanin shumë për fytyrën e re të organizatës! E vërteta ishte që kjo organizatë kishte pësuar një transformim drastik.

Vetëm anëtarët e kapur nga kjo organizatë ishin të vetëdijshëm për natyrën e vërtetë dhe fytyrën e vërtetë të organizatës!

Ata që nuk ishin me këtë organizatë kishin  shumë pak informacion të paplotë për këtë transformim kundërrevolucionar brenda organizatës. Por shumica e tyre e shikuan organizatën me të njëjtin vizion të vitit 57 dhe 58!

Massoud Rajavi po numëronte vitet më të errëta të organizatës!

Me pak fjalë, kjo organizatë nuk mund të quhet më e njëjta organizatë si më parë!

Organizata Muxhahedin Khelk e përfundoi jetën e saj në  vitin 1351 me ekzekutimin e themeluesve të saj, dhe kjo organizatë që është sot ne po dëshmojmë tani,  që kjo nuk është më ajo organizatë. Ky grup aktual mund të quhet vetëm sekt Rajavi dhe kaq.

Sot Irani për shkak që e kanë zbuluar se kush janë Muxhahedinët, askush nuk krenohet me emrin Muxhahedin.

Në fillimet e kësaj  Organizate Muxhahedin, me mbështetjen e një grupi të rinjsh të përkushtuar dhe revolucionarë, kishte një formim të fortë dhe të fuqishëm, por më pas, pas ekzekutimit të themeluesve të kësaj organizate dhe pas ngritjes së Massoud Rajavi në burg, organizata filloi të devijoj. Në fillim të revolucionit, një numër i ish të burgosurve Muxhahedin patën një mbështetjen nga organizata,  por më pas gjithçka ndryshoi. Ndërsa me kalimin e kohës në Irak, ky proces vazhdoi, udhëheqsi i organizatës në Irak gjithnjë e më shumë kërkoi që të mbante me forcë anëtarët dhe të plaçkiste pasurinë e Irakut.

Anëtarët fatkeqë të organizatës po zhgënjeheshin gjithnjë e më shumë gjatë shtypjeve të revolucionit të brendshëm të Muxhahedinëve! Derisa Saddam Hussein ishte në Irak, askush nuk kishte të drejtë të  fliste ose të merrte frymë!    Vetë izolimi i zgjatur ishte rezultati i vetëm i çdo kritike ndaj udhëheqjes së padiskutueshme të organizatës! Ne nuk kishim  asnjë shpresë për ndarjen nga kjo organizatë, duke përfshirë edhe veten time, mendimin e largimit nga organizata ishte vetem kurë të vdisnim. Ne ishim të bllokuar në një sekt çnjerëzor! Derisa forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA pushtuan Irakun në mënyrë që të kapnin naftën Irakiane dhe të dilnin nga krizat e tyre të brendshme!

Gjatë pushtimit amerikan në Irak dhe arratisjes së Massoud Rajavi dhe arrestimit të Maryam Rajavit në Francë, anëtarët e pafuqishëm të organizatës u lanë vetëm në Irak nga Massoud dhe Maryam! Këta anëtarë u larguan nga organizata. Organi kryesor i organizatës u shpërbë! Për shkak të atmosferës së krijuar nga prania e forcave amerikane të koalicionit dhe rënia dhe më pas vdekja e Saddam Huseinit, filloi një periudhë ku shumica e anëtarëve po shkëputeshin nga organizata. Sulmet e vazhdueshme të popullit Irakian në Ashraf dhe Liberti shkakëtuan shumë viktima nga Muxhahidët ...

feraghnews


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur