Nga vijnë burimet financiare të Muxhahedinëve Khelk- pjesa e parë

Categoria: Artikuj

Agjentët e CIA-s takohen me Rajavin në Paris, Opinion i një prej themeluesve të Organizatës Muxhahedin Khelk rreth sektit Rajavi

Kur bëhet fjalë për Massoud Rajavin, organizata jep një mijë arsye pse të gjithë u ekzekutuan gjatë kohës së mbretërimit të Shahut, por ai nuk u ekzekutua? Dhe të gjitha provat dhe arsyet kundër Rajavit i marin si gënjeshtra. Por kur bëhet fjalë për anëtarët e burgusur dhe që më vonë janë liruar, ata në thelb nuk pranojn një të burgosur të liruar. "të burgosurit të liruar" kjo organizata nuk mund ti besoj, arsyeja që nuk beson tek të burgosurit e liruar është se ata nuk duhet të kishin arritur deri sa të burgoseshin, anëtarët e kësaj organizate nuk supozphej fare që të burgosen, pasi ata në momentin që do kapen supozohet të hajë cianid, dhe të bien dëshmorë, dhe të shkojë në "bankën e gjakut" të z. Dhe zonjës Rajavi. Sipas ligjeve të Organizatës Rajavi, burgosja dhe më pas lirimi është shkelje e rendit.

Uebfaqja e Qendrës së Dokumentimit të Revolucionit Islamik -Muhamed xhafer Beglu;"Organizata Muxhahedin khelk"

Sot është një emër i njohur pothuajse për të gjithë, dhe menjëherë pasi të dëgjoni emrin e asaj organizate, menjëher do t’ju vijnë ndërmend fjalë të tilla si tradhëti, krim, atentat, vrasje, Tradhti të vendit, gënjeshtra dhe...

Organizata Muxhahedin Khelk, e cila dikur luftoi përkrah regjimit Bathist kundër bashkatdhetarëve të saj në Iran, është ende duke punuar kundër popullit iranian në anën tjetër të botës.

Përkundër studimeve dhe kërkimeve të shumta mbi këtë organizatë, ka ende shumë pyetje në lidhje me të. Kampi Ashraf mbetet një vend misterioz dhe burimet financiare të MEK për shumë njerëz janë të paqarta. Nga janë aktualisht burimet financiare të kësaj organizate? Cilat janë planet e Muxhahedinve në periudhën aktuale? Cila është situata e Massoud Rajavit, udhëheqësi i Muxhahedineve? Cili do të jetë fundi i kësaj organizate? Massoud Khodabandeh, një ish anëtar i Këshillit Qendror të Organizatës Muxhahedin Khelk, i përgjigjet këtyre dhe pyetjeve të tjera si këto.

Ai në organizatë njihej me pseudonimin "Rasoul", ai ishte një anëtar i Këshillit Kombëtar të Rezistencës, ishte përgjegjës i drejtpërdrejt për ekipin e mbrojtjes dhe lëvizjes së Massoud dhe Maryam Rajavit, dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare, i cili e la organizatën në 1996. Khodabandeh, thotë se u takua me Rajavin dhe Bani Sedr në verën e vitit 1960, disa ditë pas arratisjes së tyre, ai ka disa kujtime interesante nga ato ditë. Sekretet që ai dinte në prapaskenë të kësaj organizate. lidhja e Muxhahedinve me CIA dhe Mossad dhe shërbimet e informacionit Saudite është shumë e qartë.

Ne kemi folur dy herë më të me shkrim, pasi ai aktualisht nuk ndodhet në Iran, rezultati i të cilave është teksti i mëposhtëm. Pjesa e parë, rrëfimet e para të Masoud Khodabandeh ishin rreth Massoud Rajavit, historitë e pathëna të kampit Ashraf, historia e dollarëve amerikanë dhe arit saudit të shpenzuar për organizatën, burimet financiare të organizatës dhe... të gjitha këto mund ti lexoni më poshtë.

Me emer te Zotit. Së pari, ju lutemi përshkruani shkurtimisht veten tuaj dhe prezantohuni. Kur u bashkuat me Organizatën Muxhahedin Khelk, dhe kur, dhe si vendosët të largoheni nga organizata?

Massoud Khodabandeh: Me emër të Zotit. Përshëndetje. Unë isha në kontakt me organizatën para fitores së revolucionit Islamik. Unë u bashkova me organizatën kur isha student (në Britani) dhe formova "Komitetin për Mbështetjen e Muxhahedin Khelk" jashtë vendit, i cili u bë "Shoqata e Studentëve Myslimanë" pas revolucionit.

Kjo foto është nga tetori i vitit 1991 në Ashraf. Personi që duhej të qëndronte atje u sëmur dhe unë shkova dhe qëndrova vetë. Kështu që u përhap fotoja ime.

Me ardhjen e Massoud Rajavit në Francë, unë u dërgova në Paris dhe deri në vitin 1994 kisha përgjegjësi të ndryshme të sigurisë, mbrojtjes, ushtrisë dhe politikës. Këtë vit, si personi i ngarkuar si përgjegjës i sigurisë, solla fshehurazi Maryam Rajavin në Francë me një pasaportë të rreme, dhe pas disa konflikteve, një vit më vonë, vendosa të ndahesha nga Organizata, dhe duke iu referuar lidhjes së organizatës në shërbimet franceze dhe britanike, Unë lajmërova se isha ndarë. Në atë kohë kur unë njoftova ndarjen time, isha përgjegjës për mbrojtjen e udhëheqsit të organizatës, lidhjet e sigurisë me vendet perëndimore (dhe Jordanis dhe Arabisë Saudite) dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Rezistencës (dega politike e organizatës).

***Arsyet e ndarjes së Khodabandeh nga Organizata Muxhahedin Khelk***

Më duhet të them se ndarja ime nga organizata filloi një ose dy vjet më parë dhe arsyeja kryesore e ndarjes time ishte për shkak të kontradiktat politike dhe për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut brenda organizatës (kjo çështje më vonë për mua u bë më e hapur), dhe çdo ditë e më shumë kjo organizatë vinte duke u distancuar nga qëllimi kryesor që themeluesit e organizatës kishin thënë, dhe kjo organizatë ishte shëndërruar në grupe që kishin zgjedhur një drejtues dhe anëtarët e grupit pranoni me krenari se ne jemi me këtë grup dhe merrnin para për këtë veprim.

Personalisht, mendoj se ishin Massoud dhe Maryam Rajavi ata që u shkëputën nga "Organizata e Hanifnxhad, Badiezadegan dhe Saeed Mohsen" dhe jo unë. Në këtë mënyrë zotërinjët Z. Inxhinier Meisamy, Dr. Reza Raisi, Dr. Hussein Rafiei, Z. Parviz Yaghoubi, Z. Saeed Shahsoundi, Z. Abdolreza Nikobin dhe Z. Ali Zarkesh dhe qindra zyrtarë dhe operativë të tjerë që nuk mund të duronin transformimin e Muxhahedinve në sektin Rajavi, i shoh që ata e mbajtën premtimin e tyre dhe për qëllimin e themeluesve të organizatës. (Pa hyrë në diskutimin për të drejtën ose të gabuarën e idealeve dhe strategjisë së Muxhahedinit të hershëm.)

Kam marrë një diplomë bachelor në inxhinierin elektrike dhe elektronike në Leeds të Anglisë dhe masterin e kam marrë në Universitetin Loughborough. Pas largimit nga organizata, unë mora kurse të specializuara në inxhinieri fotonike në Universitetin e Stuttgart të Gjermanis, dhe kam punuar për kompaninë franceze Electl, si përgjegjës për rrjetet evropiane me fibra optike.

Pas rënies së Sadam Huseinit, miqtë irakianë (konkretisht Dr. Mufegh al-Rebie, i cili u kthye si këshilltar i sigurisë nga Londra në Bagdad) më bëri thirrje për bashkëpunim. Në vitin 2003 unë themelova Kompaninë e Këshillimit Strategjik të Lindjes së Mesme dhe fillova të punoj me qeverinë e re si konsulent. Kjo kompania dhe pozicioni i saj janë akoma në këmbë, dhe natyrisht që është përhapur përtej Irakut dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesë e misionit tim ishte dëbimi i MEK nga Iraku, i cili përfundoi me transferimin e suksesshëm të këtyre njerëzve nga kampi Ashraf në kampin e përkohshëm Liberty dhe më pas në Shqipëri.

Cili ishte reagimi i organizatës ndaj ndarjes tuaj? Sepse gjithsesi keni pasur pozicion të rëndësishëm në organizatë. Ju ishit përgjegjës për mbrojtjen e udhëheqsit të organizatës dhe si pasojë kishit shumë informacion. A nuk ju shqetësoi organizata pas ndarjes? Apo, nuk u kërcënuan?

Massoud Khodabandeh:Kur e solla Maryam Rajavi në Francë, arsyeja kryesore që ajo erdhi ishte të hapte një rrugë për Massoud jashtë vendit (i cili ishte i bllokuar në Irak dhe e kishte kuptuar se qëndrimi me Saddamin dhe mos bindja ndaj Shteteve të Bashkuara ishte një gabim). Para kësaj u deshën dy vjet që mbetjet e Këshillit Kombëtar të Rezistencës të bien dakord që Maryam të shpallet Presidente. Mbaj mend Z. Metin Defteri dhe Z. Hezarkhani nuk ishin ndakord me zgjedhjet që u bënë por në fund edhe pse pa dëshirë ata i pranuan.

***Të ftuarit e Maryam Rajavit***

 Më duhet të them se ndarja ime nga organizata filloi një ose dy vjet më parë dhe arsyeja kryesore e ndarjes time ishte për shkak të kontradiktat politike dhe për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut brenda organizatës (kjo çështje më vonë për mua u bë më e hapur), dhe çdo ditë e më shumë kjo organizatë vinte duke u distancuar nga qëllimi kryesor që themeluesit e organizatës kishin thënë, dhe kjo organizatë ishte shëndërruar në grupe që kishin zgjedhur një drejtues dhe anëtarët e grupit pranoni me krenari se ne jemi me këtë grup dhe merrnin para për këtë veprim.

Personalisht, mendoj se ishin Massoud dhe Maryam Rajavi ata që u shkëputën nga "Organizata e Hanifnxhad, Badiezadegan dhe Saeed Mohsen" dhe jo unë. Në këtë mënyrë zotërinjët Z. Inxhinier Meisamy, Dr. Reza Raisi, Dr. Hussein Rafiei, Z. Parviz Yaghoubi, Z. Saeed Shahsoundi, Z. Abdolreza Nikobin dhe Z. Ali Zarkesh dhe qindra zyrtarë dhe operativë të tjerë që nuk mund të duronin transformimin e Muxhahedinve në sektin Rajavi, i shoh që ata e mbajtën premtimin e tyre dhe për qëllimin e themeluesve të organizatës. (Pa hyrë në diskutimin për të drejtën ose të gabuarën e idealeve dhe strategjisë së Muxhahedinit të hershëm.)

Kam marrë një diplomë bachelor në inxhinierin elektrike dhe elektronike në Leeds të Anglisë dhe masterin e kam marrë në Universitetin Loughborough. Pas largimit nga organizata, unë mora kurse të specializuara në inxhinieri fotonike në Universitetin e Stuttgart të Gjermanis, dhe kam punuar për kompaninë franceze Electl, si përgjegjës për rrjetet evropiane me fibra optike.

Pas rënies së Sadam Huseinit, miqtë irakianë (konkretisht Dr. Mufegh al-Rebie, i cili u kthye si këshilltar i sigurisë nga Londra në Bagdad) më bëri thirrje për bashkëpunim. Në vitin 2003 unë themelova Kompaninë e Këshillimit Strategjik të Lindjes së Mesme dhe fillova të punoj me qeverinë e re si konsulent. Kjo kompania dhe pozicioni i saj janë akoma në këmbë, dhe natyrisht që është përhapur përtej Irakut dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesë e misionit tim ishte dëbimi i MEK nga Iraku, i cili përfundoi me transferimin e suksesshëm të këtyre njerëzve nga kampi Ashraf në kampin e përkohshëm Liberty dhe më pas në Shqipëri.

Përkundër asaj që ishte vendosur, kur mbërritëm në Paris, Maryami filloi të bëntë ftesa dhe të shkonte si mysafire, ajo po u jepte para feministeve amerikane dhe suedeze që të merrënin pjesë në fjalimet e Maryamit ku jepte leksion se"rruga e feminizmit kalon përmes të kuptuarit të Masoudit dhe revolucionit". Ata gjithashtu hanin dhe pinin merrnin dhe parat e tyre, qeshënin dhe u largoshin.

Megjithëse edhe më parë pothuajse kisha dalë në përfundim se kjo organizatë nuk është më organizata që ka qenë në fillimet e saj nuk ishte më ajo organizata oregjinale, por këtu fillova të debatoj me Maryam për arsye politike etj. Menjëherë pas Bagdadit, ata më thirrën që të kthehesha dhe më thanë se Massoud kishte një punë dhe se një pjesë e strehës nëntokësore (të cilën unë isha përgjegjës për ndërtimin) nuk po punonte në Ashraf. U ktheva dhe pashë që nuk bëhej fjalë për një strehë dhe se Massoud po më kontrollonte, por aty e kontrollova disi veten. Kur u ktheva në Paris, kjo histori kishte marrë fund. Unë shkova direkt në kontaktet e sigurisë dhe dorëzova kartat etj. Nga atje, unë shkova në Londër, ku dorëzova një numër të lejeve franceze, karta jo-agresive nga Jordania dhe Iraku, dhe disa llogari financiare në emrin tim, dhe njoftova se nuk isha më me Muxhahedinët.

Unë kisha një mik që e thirra në telefon dhe shkova tek ai. Kam punuar për një kohë në bisnesin e tij në mënyrë që të mund të specializoja njohurit e mia dhe të isha në gjendje të punoja në fushën time. pastaj u punsova në telekomunikacion. Kur isha në veri, ata erdhën disa herë për të më gjetur dhe panë se nuk kishte asnjë lajm nga unë. Një ditë Massoud më thirri në telefonë dhe pasi më përshëndeti tha se ai nuk ishte në dijeni për këto gjëra që kishin ndodhur dhe me pak fjalë tha se ishte faji i Maryamit (Maryam në atë kohë ishte dëbuar nga Franca dhe ishte kthyer për një kohë të shkurtër në Irak) ai tha se ju si një anëtar i këshillit, duhet të vini në Bagdad dhe të bisedojmë, unë i kujtova atij se unë nuk jam si anëtarët e tjerë dhe di shumë gjëra dhe nuk do të kthehem në hijen e Sadamit.

Më kujtohet kur ai shante dhe mallkonte Maryamin (e cila ishte pranë tij dhe unë nuk e dija) dhe përplasi telefonin në tokë. Pas kësaj, u përhapën lajme të ndryshme midis anëtarëve problematikë se Massoud Khodabandeh është në spital. Pastaj thanë që ne e larguam nga organizata sepse ai ishte i drogur dhe nga këto gjëra. Madje mbaj mend që kolegët tanë në Londrër kishin telefonuar një ditë që Mohammad Seyyed Al-Muhaddithin kishte ardhur në Londër për t'iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve të tyre dhe tha që ju vetë donit të ndaheshit nga organizata sepse ju ishit i drogur dhe donit të mbronit reputacionin e organizatës.

Kur njoftova në Londër se isha ndarë, shërbimeve të informacionit nuk u erdhi mirë dhe ishin paksa nervozë, por në fund të fundit nuk mund të bënin asgjë. Sigurisht, ata më vonë më pyetën disa herë se nëse kisha nevojë për ndihmë, por unë nuk pata nevojë për ta dhe qëndrova me forcat e mia.

***Thikat e vdekjes të Muxhahedinve në Paris***

Në disa raste, ata u përpoqën të më vrisnin, por për fat të mirë, nuk patën sukses. Një rastë është kur ata dërguan dy persona si gazetarë në qytetin ku unë jetoj dhe u përpoqën të më shtypënin me makinë, gjë që u ndalua nga shërbimet pasi ata u njoftuan. Unë mendoj se një nga lobistët e tyre, me emrin “Lordi Korbet” që tashmë është i vdekur, doli në pah që njëri nga ata mund të kishte qenë pikërisht ky. Dikur në Paris ishte një takim në ndërtesën e FIAP-it ku do të mbaja një fjalim, më telefonuan dhe më njoftuan se ishte një plan për të vrarë mua, gruan time dhe djalin tim ndërsa ishim bashkë, ndalova derisa erdhën agjentët, gruan dhe djali tim i kthyen në hotel dhe unë më një ose dy oficerë shkuam në vend. Kur mbërritëm, plani i Muxhahedinve për të sulmuar vendin e takimit me thika dhe shkopinj kishte mbaruar. Në kohën kur policia arriti, disa njerëz ishin plagosur dhe ishin dërguar në spital, dhe disa të tjerë ishin arrestuar. Z. Alan Shevalghias, një gazetar, studiues dhe ekspert relativisht me ndikim në çështjet e Lindjes së Mesme, ishte me mua, i cili më vonë botoi artikuj në protestë për goditjen e Muxhahedinëve në Paris.

Disa vite pas rënies së Sadamit, kur unë udhëtoja shumë për në Bagdad, një ditë unë isha në një hoteli të qytetit të Erbil bashkë me xhudit Neurik (një gazetare Hollandeze që në atë kohë po jepte klasa në Universitetin e Erbil) më telefonuan nga Asajsh (Shërbimi i Rajonit Autonom të Irakut) dhe thane se ata kanë punësuar një numër vrasësish për të ardhur dhe për të vrarë ty. Ata më dërguan një makinë dhe më transferuan në Selimanie, dhe natyrisht unë kisha mbaruar punë atje dhe unë u ktheva në Londër.

Aktualisht, MEK nuk guxon më ta bëjë këtë në Londër (dhe Evropë). Ju e dini që tani, me ofertën e shërbimeve të vendeve të ndryshme evropiane, organizata në Evropë është mbledhur praktikisht (nuk lejohen për të demonstruar, një takim në Parlamentin Evropian, etj.) Dhe Maryami praktikisht është internuar në Shqipëri (natyrisht, kjo nuk mund të jetë një arsye për internim të përjetshëm, pasi ajo është si një gurë në lojë që për momentin është djegur por që mund të futet sërisht në lojë).  Britania dhe Shtetet e Bashkuara natyrisht kanë informacion të gjërë në lidhje me Muxhahedinet Khelk, dhe Rajavi gjithashtu e di shumë mire që spiunët e shërbimeve janë mjaftueshëm kudo në organizatën e saj dhe që nuk pajtohen me vrasjen fizike në tokën e tyre.

Sigurisht, në një vend si Shqipëria, situata është ndryshe. Ashtu si kur gruaja ime, si eksperte e "sekteve të rrezikshme", merr pjesë në një takim me temë "Deradicalizimi i njerëzve që kanë qenë në grupe terroriste" unë personalisht për të përkufizuar fjalën deradicalizim përdor fjalën "helmim"). Në fakt, ambasada britanike ngriti çështjen e mbrojtjes, dhe si rezultat, u sigurua mbrojtja. Sigurisht, asgjë nuk ka ndodhur.

Në çdo rast, ata që thonë edhe vetë që kanë vrarë 17,000 iranianë, 25,000 irakianë dhe një numër të madh evropianësh dhe amerikanësh, me siguri nëse mundeshin, do të paguanin një çmim shumë të lartë për vrasjen time. Mos harroni se në vitin 2003 ata i vunë flakën vetes në rrugë (larja e trurit në kulmin e saj). Dikush që bënë vetvrasje në mënyrën me të dhimbshme të mundshme me një urdhër organizativ sigurisht që është më e lehtë që në kohën që bënë vetvrasjen të vras dhe një person që kritikon udhëheqësin e kultit. Askush në Evropë ose Shtetet e Bashkuara nuk kanë dyshim se këta njerëz që kanë trurin e larë janë "të rrezikshëm".


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur