Muxhahidine Halk; nga pretendimi për luftë kundër imperializmit, deri te një vegël në duart e imperializmit

Categoria: Artikuj

38 vite më parë në botë ndodhi një ndryshim i cili nuk ishte parashikuar në asnjë mënyrë. Jimmy Carter, pasi  mori pushtetin dhe u bë president, nuk mundi të qeveriste më shumë se një mandat në Amerikë dhe kjo për shkak të humbjes së Iranit. Madje as ai nuk e kishte parashikuar një ndryshim kaq të madh në Amerikë.

Revolucioni Islamik ka ndodhur dhe deri më tani kanë kaluar 38 vjet që bota nuk i ka mbyllur sytë qoftë dhe për një sekondë ndaj këtij rajoni. Në shtetin e Iranit ka ndodhur çdo lloj ndryshimi dhe çdo lloj krimi. Gjatë 8 vjetëve të Defae Mukades ( mbrojtjes së lavdishme në luftën kundër Irakut ) aty janë testuar armët më të sofistikuara të Lindjes dhe Perëndimit dhe kapitali i të gjitha vendeve është vendosur në dispozicion të Sadamit  për të mundur Iranin në këtë luftë.


Ngjarjet terroriste në Iran janë të pashembullta në dy aspekte:

1-  Nuk mund të gjendet asnjë shtet në të gjithë historinë, funksionarët më të lartë të të cilit të jenë vrarë brenda një viti nga grupet  terroriste. Presidenti, kryeministri, kryetari i Gjykatës së Lartë, shumica e ministrave dhe një numër i madh i deputetëve përkrah mijëra qytetarëve të tjerë. Kjo nuk është e shembullt askund në botë.

2- Grupet që kanë kryer këto veprime terroriste dhe këto krime, kanë zyra zyrtare nëpër botë dhe janë nën mbrojtjen e shteteve të ndryshme perëndimore, sidomos Amerikës dhe kjo çështje është gjithashtu e pashembullt.

Në vitin 1997 Departamenti Amerikan i Shtetit ka kryer hetime mjaft të imtësishme në lidhje me grupin Muxhahidine Halk. Institucioni “ Rand” gjithashtu, me porosi të Pentagonit, përgjatë dy viteve ka kryer hetime të gjera frontale në lidhje me të gjitha sjelljet e MKO-së.  Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar në mënyrë zyrtare se ky grup ka vrarë me mijëra funksionarë dhe qytetarë të thjeshtë. Ata kanë vrarë Presidentin, kryeministrin, kryetarin e Gjykatës së Lartë së bashku me mijëra qytetarë të pafajshëm të Iranit.

Tani është interesant fakti se ky grup ka zyra zyrtare në të gjitha shtetet europiane, madje dhe afër Shtëpisë së Bardhë. Gjatë presidencës së Obamës doli nga lista e grupeve terroriste dhe ata i dhanë një zyrë afër Shtëpisë së Bardhë. Këshilltarët më të famshëm të Donald Trampit janë ata njerëz të cilët paguhen çdo vit që të marrin pjesë në mitingjet që zhvillohen nga Muxhahidine Halk në Paris dhe të mbajnë fjalime në interes të këtij grupi. Kjo mbështetje e pastër dhe e hapur e vendeve perëndimore bëhet ndaj atij grupi që sipas atyre vetë ka vrarë funksionarët shtetërorë dhe qytetarë të thjeshtë të Iranit. Kjo gjithashtu është e pashembullt në historinë e vendeve të botës.

E dimë se Amerika e krijoi ISIS-in.  Zonja Klinton në librin e saj “Zgjedhje të vështira” pohon në mënyrë të qartë se “ ne e krijuam Al Kaedan”, por Al Kaeda nuk ka zyra zyrtare në asnjë vend të botës! Gjatë presidencës së Bill Klinton, një makinë ishte duke udhëtuar në shkretëtirat e Jemenit, kur një anije luftarake nga Gjiri Persik e goditi atë me raketë dhe deklaroi se një prej liderave të Al Kaedas ishte në atë makinë. Pra, kur ata kërcënohen nga ndonjë rrezik, veprojnë në këtë mënyrë; do të thotë që sipas tyre ka terrorizëm të mirë dhe të keq.

ISIS gjithashtu deri në kohën kur i kryente krimet vetëm në Azi, perëndimorët nuk mbajtën asnjë qëndrim. Mirëpo që nga koha kur terroristët e ISIS ua prenë kokën disa pengjeve amerikanë e perëndimorë dhe u futën në këto shtete, atëherë filluan qëndrimet e ashpra dhe veprimet kundër terrorizmit.

Muxhahidine Halk është kthyer në një prej mjeteve kryesore të shteteve perëndimore kundër shtetit të Iranit. Ata kanë 35 vjet që kanë kapur armët në dorë dhe kanë bërë çfarë krimesh dhe tradhëtish që kanë patur mundësi kundër popullit të Iranit, përkrah Sadam Huseinit dhe Amerikës. Për ata u bë e qartë se nuk munden ta gjunjëzojnë Republikën Islamike të Iranit me këto mënyra, ndaj filluan të ndjekin çështjen e të drejtave të njeriut. OKB deri më tani ka miratuar 50 rezoluta kundër Republikës Islamike të Iranit për çështjen e të drejtave të njeriut, që bazë kryesore për miratimin e tyre janë pikërisht këto grupe terroriste.

Baza kryesore e sanksioneve që u vendosën kundër Iranit ishte gjithashtu grupi Muxhahidine Halk. Çështja e programit bërthamor dhe problemet që u krijuan, në prapaskenën e të gjitha këtyre ishte MKO-ja. Në luftën e Iranit me Irakun gjithashtu, ishin po ata që spiunuan për Sadam Huseinin dhe i dhanë atij forcë.

Njerëzit duhet të njihen me mashtrimet dhe komplotet e grupit Muxhahidine Halk. Ata nuk janë vetëm një grup i armatosur, por kanë dhe ide elektike të cilat tërhoqën mendjet e shumë njerëzve në fillimet e Revolucionit. Këto ide janë krijuar nga përzjerja e Islamit me Marksizmin. Brenga kryesore e Shehid Beheshtit ishte përballja me ide të tilla, mirëpo ata krijuan një atmosferë të atillë duke hedhur edhe slogane “Vdekje Beheshtit” që shumë njerëz u futën në dyshim dhe dilema, por menjëherë pas vrasjes së tij njerëzit  e kuptuan se çfarë gabimi të madh kishin bërë.

Që nga fillimi i Revolucionit në vitin 1963 deri në fitoren e tij, të gjithë përkrahësit që ishin me Imam Khomeinin nuk përdorën armë, por mbajtën fjalime, dhanë deklarata, informuan njerëzit dhe u burgosën nga regjimi; por kurrsesi nuk i prekën armët me dorë. Çfarë ndodhi që papritur disa të rinj 19-22 vjeçar formuan një grup dhe kapën armët në dorë në emër të Islamit shiit dhe Revolucionit?

Imam Khomeini (ra), kur ky grup dërgoi disa përfaqësues të tij në Nexhef, i dëgjoi fjalët dhe mendimet e tyre për tre ditë, pastaj në fund tha: “ Pas tre ditëve unë u thashë  se nuk e pranoj metodën e tyre për dy arsye: e para sepse mendimet e tyre janë të ndërthurura dhe nuk përfaqësojnë Islamin e vërtetë dhe e dyta sepse në momentin që ata merrin armët në dorë, i jepnin një mundësi të mirë regjimit të Shahut që t’i zhdukë të gjithë.”

Në fund, aktualisht po e shikojme që ky grup është kthyer në një vegël në duart e Amerikës. I njëjti grup që u krijua për të luftuar imperializmin, sot është kthyer në një vegël në duart e imperializmit kundër shtetit të Iranit.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur