Mosuli i lirua; Muxhahidine Halk po mban zi

Categoria: Artikuj

Xhamia Nuri, simboli i kalifatit të ISIS u çlirua nga ushtria irakiane (29 qershor 2017) në të njëjtën  kur Al-Baghdadi u zgjodh si kalif i kalifatit nga ISIS në vitin 2014. Sipas parashikimeve të shumë analistëve, Al-Baghdadi u bë kalif i kalifatit që ka zgjatur më pak se çdo kalifat tjetër në histori, vetëm tre vjet. Kjo gjë ishte mjaft e bezdishme dhe shqetësuese për ata të të cilët e quajtën luftën e ISIS “revolucionare”.

Atë kohë kur xhelatët e ISIS lëshuan një valë terrori  dhe hap pas hapi prisnin koka njerëzish dhe bënin masakra të ndryshme duke i shfaqur në programe të ndryshme televizive, Organizata Muxhahidine Halk i ka reklamuar në sajtin e vet duke i quajtur revolucionarë dhe fisnikë të Irakut. Sigurisht që përkrahja e MEK ndaj ISIS nuk ishte e habitshme. Krimet e ISIS në krahasim me ato të MEK në vendin tonë gjatë viteve 80 janë një hiç, por duhet thënë se MEK është një grup islamik shi’it dhe ISIS sunit , që të dy të devijuar dhe të përbërë nga e njëjta urrejtje dhe dhunë. Që të dy kanë bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë me përkrahës të Sadam Huseinit. Që të dy janë të njëjtë në varrosjen e njerëzve për së gjalli dhe në mënyrën e sjelljes me ta. Kanë aq ngjashmëri saqë që të dy kanë përdorur emër të rremë në BBC. Mediat e qeverisë Angleze nuk kanë pranuar të përdorin emrin origjinal për MEK-un.  BBC përdor emrin Muxhahidine Halk për muxhahidinët dhe emrin e rremë “Shteti Militant Islamik” për ISIS-in.

Tani beteja e Mosulit është fituar, Ebu Bekr Al-Baghdadi është në ferr dhe mobilizimi i njerëzve në Irak është më i madh dhe më i fuqishëm se kurrë, por nuk do ta harrojmë kurrë përkrahjen që MEK i dha gjatë këtyre viteve  ISIS-it me lajme të ndryshme dhe informacione gjatë luftës në Irak. Kurbanali Husein Nezhad , anëtar i Organizatës Muxhahidine Halk dhe përkthyes i Mas’ud Rexhavi, u tha mediave franceze : “ Liderët e MEK e kanë shpallur përkrahjen e tyre ndaj ISIS që në ditët e para dhe me marrjen e Mosulit nga ISIS , MEK i quajti ata revolucionarë dhe fisnikë të Irakut. Më pas ata thanë se shpresojnë që ISIS të pushtojë të gjithë Irakun .”
Aleksandër Witwit, anëtar i Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Parlamentin Irakian gjithashtu tha se mes Organizatës Muxhahidine Halk dhe ISIS ka marrëdhënie dhe bashkëpunim.

Madje edhe pak ditë para shpalljes së kalifatit të Al-Baghdadid, organizata terroriste Muxhahidine Halk , pa përmendur pjesëmarrjen e gjërë të grupeve  të ndryshme etnike dhe fetare të fiseve sunite të Irakut  në luftën kundër terroristëve tekfiristë, në një deklaratë në mbështetje të hapur të ISIS, kishte shkruar(MKO-ja): “Veprimi kundër ISIS është një shkelje e qartë e marrëveshjeve të Këshillit të Sigurimit”.

Të gjitha këto janë shenja të lidhjeve të thella ndërmjet Organizatës Muxhahidine Halk dhe ISIS. Për këtë arsye nuk duhet të habitemi nëse MKO është në zi për shkak të çlirimit të Mosulit  nga kthetrat e ISIS. Terroristët e ISIS janë vampirë gjakpirës vahabinjë të dalë nga Arabia Saudite dhe sëbashku me terroristët e MEK mbështeten nga Anglia dhe Amerika.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur