Krahët e hapura të pretenduesve falsë të “të drejtave të njeriut” për terroristët

Categoria: Artikuj

Franca; Destinacioni politik i terroristëv.

Veprimet e qeverisë franceze në mbështetjen e grupit terrorist të Muxhahedinëve Khalk (hipokritët) tregojnë se ky vend që pretendon në mënyrë false të jetë djep i “lirisë” dhe të “drejtave të njeriut” në Evropë, i ka mbajtur gjithmonë në gji fëmijët e tij terroristë.

Sipas raportit të qendrës së lajmeve hulumtuese Habilian, të cituar nga agjencia e lajmeve “Defae Mukagas”, publikimi i karikaturës kundër Profetit të madh (s.a.s) në revistën franceze Charlie Hedbo, dhe kjo për të satën herë gjatë viteve të fundit, zemëroi shumë myslimanë në mbarë botën dhe mbështetja e këtyre veprimeve nga ana e presidentit francez, Emanuel Macron, zuri vend në zemrat e myslimanëve si një aksion fyes nën pretekstin e “lirisë”.

Fyerja e profetit të nderuar (s.a.s), këtë radhë u bë me pretekstin e vrasjes së një mësuesi nga një student çeçen dhe u bë shkak që presidenti i Francës ta quajë këtë veprim një sulm terrorist. Kjo ndodh në një kohë kur akoma nuk është mësuar saktësisht qëllimi i studentit me vrasjen e mësuesit. Kështu, deri më tani, ajo që mësuar nga mediat është kjo që prindërit e nxënësve myslimanë ishin ankuar në organet përkatëse  për shkak se mësuesi i vrarë u mësonte nxënësve materiale anti-islamike dhe u tregonte karikatura fyese të profetit të Islamit (s.a.s).

Publikimi u karikaturës fyese ndaj profetit të Islamit (s.a.s) në Francë bëhet për të satën herë, por këtë radhë për shkak të mbështetjes më të hapur nga ana e zyrtarëve të këtij vendi,  ka pasur reagime më serioze ku në këtë mes, lideri i madh i Revolucionit Islamik, në ditën e lindjes së profetit të Islamit (s.a.s) dhe Imam Xhafer Sadikut (a.s), një pjesë të fjalimit të tij ua kushtoi kësaj teme.

Imam Khamenei, në fjalimin e tij,  tregoi për mbështetjen e qeverisë franceze, veçanërisht të presidentit të këtij vendi ndaj fyerjes së profetit të shenjtë (s.a.s), në shpjegimin e politikës së qeverisë franceze në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirisë tha se kjo politikë, është po ajo politika e cila i ka hapur vend pranë vetes me mikpritje terroristëve më të ashpër dhe më të egër të botës. Domethënë terroristëve që në vendin tonë (Iran) kanë vrarë presidentin, kryeministrin,  shefin e gjyqësorit, një numër të madh përfaqësuesish të parlamentit dhe sistemin gjyqësor, ku sipas statistikave që kemi kanë vrarë 18 mijë qytetarë të thjeshtë. Këta nuk janë terroristë të zakonshëm. Strehimorja e tyre është Franca dhe Parisi, ndërkohë këta vijnë e flasin për “të drejtat e njeriut”, vijnë e flasin për “lirinë”.

Franca; Strehimorja e terroristëve

Një vështrim i shpejtë i aktiviteteve të grupit terrorist të Muxhahedinëve Khalk (hipokritët) në Francë tregon se ky vend ka qenë strehues i këtyre terroristëve që nga viti 1981. Sepse Massoud Rajavi si kryetar i grupit të Muxhahedinëve Khalk (hipokritët) së bashku me Abulhasan Beni Sadr, kryeministri i shkarkuar i vendit, në vitin 1981, me anë të një komploti të organizuar u larguan nga Teherani duke u vendosur në Francë. Ai ka qëndruar me vite të tëra në atë vend duke drejtuar nga atje anëtarët e grupit të tij terrorist në kryerjen e akteve terroriste në Iran.

Pasi hyrnë në Francë, Massoud Rajavi u vendos në një vilë në Auvers Sur Oise në Paris, vendi ku jetonte vëllai i tij i madh, duke e shndërruar atë në folenë e aktivitetit të tij. Me miratimin e qeverisë franceze, ai luajti rolin e komandimit të luftës së armatosur  dhe të veprimtarisë së këtij grupi terrorist duke i shkaktuar shumë probleme popullit iranian.

Kampi “Ashraf 2” në periferi të Parisit

Në lidhje me këtë, qendra e lajmeve e Fondacionit Habilian, shkroi: “Dalëngadalë me kalimin e kohës, vilat që ndodheshin përgjatë lumit Auvers u blenë nga muxhahedinët dhe iu shtuan atij vendi. Ndërtesat e vjetra u prishën dhe në vend të tyre ndërtuar të reja. Gjithashtu, muret e këtyre shtëpive ngrihen çdo ditë e më lart dhe në majë të tyre duken telat me gjemba që si përfundim është shndërruar në një fortesë dhe kazermë ushtarake.”

Atje shikojmë një regjiment të xhandarmërisë franceze të vendosur me përgjegjësinë për të mbrojtur muxhahedinët, muret e larta dhe telat me gjemba mbi to të cilat nuk janë vendosur nga pjesa e jashtme për të ndaluar hyrjen e të huajve brenda, por për të ndaluar largimin e anëtarëve që janë strehuar  brenda. Dalja e personave më të afërt të organizatës nga kampi, bëhet me anë të një leje të veçantë të shkruar nga kuadrot e lartë të organizatës dhe dalja vetëm e një personi është e ndaluar. Anëtarët duhet të dalin në grup në mënyrë që të kontrollohen më lehtë veprimet e tyre jashtë kampit.

Brenda këtij kampi ashtu si dhe në kampin  Ashraf ekzistojnë rregulla të ndryshme sektare dhe çdo lloj kontakti me botën e jashtme është i kufizuar. Me largimin e Massoud Rajavisë në Irak  në vitin 1986, krijimin e “Ushtrisë Nacional Çlirimtare” dhe ndërtimin e kampit  Ashraf nën regjimin e Sadam Husejnit, ky kamp gjithashtu vazhdoi  të ruajë rolin e tij si një kamp i dytë i muxhahedinëve për të mbështetur operacionet ushtarake të tyre brenda vendit dhe për të kontrolluar veprimtarinë e forcave jashtë vendit.

Kampi i Maryamit në rrethinën e Parisit, gjatë 27 viteve të kaluara ka vepruar si qendra e komandës së grupit terrorist të Muxhahedinëve Khalk dhe tani vepron si një kështjellë e fshehur për publikun dhe një laborator për robotizimin e njerëzve në brendi të organizmit të MEK. Prandaj ky kamp gjatë qëndrimin  5 vjeçar të Massoud Rajavisë në Francë dhe gjithashtu gjatë prezencës së tij 17 vjeçare në Irak nën regjimin e Sadamit, madje edhe pas zhdukjes së tij, ka luajtur një rol jetësor në linjën ushtarake dhe sektare të Muxhahedinëve Khalk. Kampi i Maryamit luan në për muxhahedinët në Evropë një rol të ngjashëm me atë të kampit Ashraf në Irak, rol i cili u shumëfishua pas rrëzimit të Sadam Husejnit.

Shtëpia e Bardhë dhe Pallati Elize ishin të informuar për shpërthimin e zyrës së Partisë së Republikës Islamike

Massoud Rajavi, në një takim me gjeneral Taher Xhelil Habush, me drejtorin e Grupit të Përgjithshëm të Shërbimit Sekret Irakian në vitin 1999, dokumenti i të cilit u përfitua pas rrëzimit të regjimit ba’athist, rrëfen se qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës  e mbështesnin shpërthimin e zyrës së Partisë së Republikës Islamike më 28 qershor të vitit 1981 dhe thotë: “Unë nga vitet 1981-1986 kam qenë në Paris. Gjatë atyre viteve nuk na quanin terroristë, edhe pse Shtëpia e Bardhë dhe Pallati Elize e dinin, kishim marrëdhënie edhe me Pallatin Elize, e dinin se kush e kishte hedhur në erë Partinë e Republikës në erë në Iran. Ata e dinin dhe e dinin mirë, por nuk na ngjitën epitetin “terrorist”.”

Bashkëpunimi i muxhahedinëve me spiunazhin francez

Anëtarët e grupit terrorist të Muxhahedinëve Khalk (hipokritët) gjithashtu kanë pasur dhe bashkëpunim informues me spiunazhin francez. Në lidhje me këtë, gazeta “Liberasion” më 4 korrik të vitit 1987 në lidhje me  krizën e ashtuquajtur “lufta e ambasadave” dhe akuzën ndaj diplomatit iranian në Paris , Vahid Gorxhi, shkroi: “Anëtarët e grupit Muxhahedinët e Khalk qëndruan në Francë me çmimin e spiunimit në hesap të qeverisë franceze. Akuza e shtetit kundër Vahid Gorxhit, diplomatit iranian në Paris, u kryer nëpërmjet këtij grupi në bashkëpunim me pronarë të industrisë ushtarake franceze dhe disa politikanë të këtij vendi.”

Franca, lobi i Rajavisë dhe Partisë Ba’ath

Nga ana tjetër, me dhënien e azilit për Massoud Rajavinë nga ana e qeverisë franceze dhe mbështetja e qeverisë së këtij vendi ndaj grupit terrorist të Muxhahedinëve Khalk, tokën e atij shteti e shndërroi në një vend ku koordinohen komplotet e ndryshme mes Rajavisë dhe Sadam Husejnit. Në lidhje me këtë, në një pjesë të librit “Të përgjumurit”, që flet rreth marrëdhënieve të kryetarëve të grupit terrorist Muxhahedinët Khalk me njësitë informative dhe ushtarake të regjimit ba’athist, tregohet për firmosjen e marrëveshjes mes Tarik Mikhail Juhena Aziz, zëvendës kryeministrin e Irakut dhe Massoud Rajavisë, dhe duke cituar nga kryetari i grupit terrorist të Muxhahedinëve Khalk, shkruhet: “Më kujtohet që kur Tarik Azizi erdhi në shtëpinë tonë në Paris, firmosëm me njëri-tjetrin kontratën e paqes dhe unë thashë para gazetarëve: (Imam) Khomeini do të mundet dhe ata që do të dalin fitimtarë nga kjo luftë janë rezistenca, populli dhe Iraku. Ju e dini që këto fjalë në atë kohë ishin kufr (pabesi).”

Firmosja e kësaj marrëveshjeje mes Massoud Rajavisë dhe Tarik Aziz u bë shkak që anëtarët e këtij grupi terrorist të emigrojnë në Irak dhe të organizohen në kampin Ashraf.

Franca; Destinacioni politik i terroristëve

Pas përfundimit të luftës së imponuar dhe zhgënjimit të madh të anëtarëve të grupit terrorist të Muxhahedinëve Khalk (hipokritët), veçanërisht për faktin që pësuan një humbje të madhe në operacionin “Mersad” nga luftëtarët e Islamit, për të ruajtur forcat e pakta të mbetura dhe për të tërhequr mbështetjen e vendeve të huaja, kryetarët e këtij grupi u futën në fazën politike dhe e zgjodhën Maryam Rajavi-në presidente të vetëshpallur të këshillit të ashtuquajturës rezistencë. Prandaj Maryam Rajavi filloi konsultimet me vendet perëndimore dhe arabe për të mbështetur përsëri këtë grup terrorist  dhe krahas kësaj gjithashtu përpiqet të aktivojë iranianët jashtë vendit dhe t’i  nxisë ata të anëtarësohen  në këtë grup.

Sipas shkrimit të qendrës së lajmeve investigative Habilian, për të filluar fazën politike, nuk kishte destinacion më të mirë për muxhahedinët se Franca. Në të vërtetë pozicioni dhe mundësitë e tyre në Francë mbetën sekrete dhe ishin të bindur se duke u futur në Francë do të kishin më pak probleme në aktivitetet e tyre kundër Iranit. Edhe pse gjatë atyre ditëve ky grup terrorist ishte duke u shpërbërë, dy vite pas prezencës së Maryam Rajavisë dhe një pjese të forcave të muxhahedinëve në Francë,  pati një rritje të hapësirës që Rajavi të hapte krahët e saj politikë.

Në vitin 2001, Anglia e vendosi MEK-un në listën e organizatave të huaja terroriste dhe i ndaloi aktivitetet e saj në Londër. Sigurisht që ky vendim nuk përfshinte këshillin e grupit dhe gjithashtu publikimin e revistës “Muxhahid”.  Pas kësaj, edhe Bashkimi Evropian gjithashtu e shtoi grupin në listën e organizatave terroriste. Me rrëzimin e Sadamit në Irak dhe kthimin e anëtarëve të lartë të organizatës terroriste të Muxhahedinëve Khalk në Paris, Maryam Rajavi së bashku me 165 anëtarë të lartë të  kësaj organizate terroriste në vitin 2003 u arrestuan nga forcat e sigurisë franceze dhe u gjykuan në gjykatë, por pas një kohe pranuan lirimin e tyre.

Në këtë kohë, me lobim të grupeve ndërkombëtare veçanërisht Kongresin e Amerikës, përgatitën terrenin për largimin e tyre nga lista e organizatave të huaja terroriste. Në lidhje me këtë, në vitin 2009, ministrat e jashtëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian në një mbledhje në Bruksel me një qasje në kundërshti me pretendimin e luftimit të terrorizmit, e nxorën MEK-un nga lista e zezë e organizatave të huaja terroriste të Bashkimit Evropian dhe ajo që vlen të merret parasysh është fakti që Franca është vendi i parë perëndimor i cili ka deklaruar gatishmërinë për t’i dhënë azil politik elementëve të kampit Ashraf.

Këto veprime të Francës kanë shkuar deri në atë pikë sa u bënë vite që kjo organizatë organizon për çdo vit takimet e saj në siguri të plotë në tokën franceze. Sipas këtij raporti, çdo vit muxhahedinët organizojnë evenimentin e tyre në një nga sallonet e qytetit të Parisit të quajtur Villepinte. Këto evenimente të kushtueshme ata i organizojnë me ndihmën e përkrahësve të tyre veçanërisht nga Arabia Saudite, edhe pse shumica e vendeve boshe në sallon mbushen nga persona të cilëve u premtojnë një udhëtim turistik falas në Paris.

Nga ana tjetër, ka vite që parlamenti francez është kthyer në një tribunë të Maryam Rajavisë dhe organizata terroriste e MEK e përfiton nga ky rast për të arritur qëllimet e tij politike dhe nga ana tjetër gjithashtu përfaqësuesit e parlamentit francez e përkrahin këtë grup terrorist.

Sipas një raport të “DefaPars”, këto veprime të qeverisë franceze tregojnë se ky vend, nën pretendim fals të djepit të “lirisë” dhe “të drejtave të njeriut” në Evropë, i mban përgjithmonë në gji fëmijët e vet terroristë.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur