Dita e llogarisë për udhëheqësit kriminalë të Muxhahedinve ka arritur

Categoria: Artikuj

Shoqata e Shpëtimit të Azerbajxhanit Lindorë, të marten 13 prill 2021

A ka ndonjë rrugë shpëtimi për udhëheqësit kriminalë të sektit Rajavi?

Rinia dhe jeta janë pasuri e pakthyeshme.

Për më shumë se dyzet vjet, Massoud Rajavi ka ushtruar dhunën ndaj popullit iranian në formën e tij më të keqe, duke përdorur të gjitha mjetet vrasese, duke përfshirë bombardimet, plubat e drejtpërdrejtë, bombardimet me fishek etj… dhe ky sekt krenohet me të gjitha këto që ka bërë, çmenduria e Massoud Rajavit është e dukshme për të gjithë.

Kohën kur ai bëri një pakt tradhtie kundër popullit iranian me armikun e Iranit, është diçka që nuk do të harrohet lehtë. Por me kalimin e kohës, ai u hodh nga Iraku si një plehrë.

Sot, Rajavi në Shqipëri (prej më shumë se 5 vitesh) ka bllokur dhe burgosur qindra njerëz. Në pamje të parë të kësaj robërie të rëndë, duket sikurë këta njerëz kanë zgjedhur të qëndrojnë me dëshirën e tyre me Rajavin, por jo, nuk është aspak kështu! (Sigurisht, vetë Rajavi është zhdukur dhe mungesa e tij bën të kuptojmë sa fallco është ky sekt),

Asnjë i burgosur në Shqipëri nuk i ka qëndruar me dëshirën e tyre në këtë sekt, por me marifete e këtij sekti siç janë, larja e trurit, burgosje, tortura dhe kontollimi i mendimve.

Kur anëtarët e ndarë nga sekti, flasin për kujtimet e tyre, siç janë përvojat e errëta dhe të trishtuara të këtyre anëtarve kuptojmë se një katastrofë e madhe dhe çnjerëzore ka ndoshur dhe po ndodh në marrëdhëniet e kësaj organizate. Edhe marrja frymë në atë Organizatë është çnjerëzore dhe nuk është normale!

Një nga anëtarët e ndarë, i cili për vite me radhë, është mbajtur nga organizata, thotë:

Unë kisha dëgjuar në takime të ndryshme të pergjegjësve të sektit Muxhahedin Khelk të cilët thanë: Ne nuk kemi frikë nga asnjë qeveri, personalitet apo organizatë dhe as nga Garda Revolucionare, por duhet të kemi frikë nga anëtarët e ndarë, sepse askush nuk e di çfarë ndodhë Brenda Organizatës tonë, ne kemi frikë vetëm nga anëtarët tonë sepse ata dinë gjithçka për ne dhe kanë qenë brenda Organizatës. "Kjo është arsyeja kryesore e panikut të Rajavit dhe, natyrisht, kundërshtimi i tij ndaj anëtarëve që janë larguar nga Muxhahedin Khelk, dhe kjo është arsyeja pse ai i quajti ata tradhtarë dhe mercenarë ..."

Me të vërtetë, çarë po ndodh brenda Organizatës së Rajavit, që ai ka frikë të mos ekspozohet?

Çfarë është ajo "gjithçka" që liderët shtypës të organizatës kanë frikë të ekspozohen nga anëtarët e ndarë?

Për çfarë është e gjithë kjo frikë dhe panik?

Anëtarët e ndarë nga organizata, në një lëvizje spontane, pas shumë vitesh përpjekjeje, më në fund patën sukses në ngritjen e një procesi gjyqësor kundër udhëheqësve të Muxhahedinve. Kjo ishte e njëjta frikë në të cilën Rajavi kishte jetuar për vite me rradhë, Rajavi kishte frikë nga dita kur njerëzit e ndarë nga Organizata do të rreshtoheshin para tij dhe do të fillonin një proces gjyqësor!

Në ditët e fundit të vitit të kaluar, ankesa e anëtarëve të ndarë nga Organizata, u paraqit më në fund në Degën Gjyqësore Ndërkombëtare të Teheranit, duke çuar në një vendim kundër udhëheqësve kriminalë të sektit Rajavi.

Tani është dita që Rajavi duhet të mbajë përgjegjësi. Nëse Massoud Rajavi mendon se opsioni i tij i vetëm është të fshihet si miu në vrimë! Por kësaj herë, thika e mprehtë e drejtësisë ndërkombëtare është në kërkim të tij, shmangia dhe arratisja nuk është më një zgjidhje!

Anëtarët e ndarë nga Organizata, thonë:

- Ata, për vite me radhë, u mbajtën në këtë sekt, me forcë dhe detyrim dhe atyre nuk ju dha një shans për të zgjedhur.

- Të gjithë, kanë qenë në skllavëri dhe kanë bërë punë të detyruara për shumë vite në kampe të ndryshme të organizatës.

- Çdo kritikë dhe protestë në organizatë, u përball me pasojat negative të torturës dhe izolimit.

- Të gjithë anëtarët e organizatës u detyruan që të mos martoheshin dhe të rrinin beqarë dhe qendra e familjare u shkatërrua.

- Pjesëmarrja në takimet e hetimit (për të kuptuar besimet tona) dhe shtypja, ishte e detyrueshme.

- Ndalohej çdo kontakt me familjarët dhe jashtë burgjeve të Rajavit. (Izolim emocional)

- Nuk kishte asgjë që të ishte e lirë në marrëdhëniet e organizatës dhe gjithçka ishte e detyruar.

- Të gjithë, për vite me radhë, ishim të detyruar të anëtarësoheshim në këtë organizatë.

- Vrasja e anëtarëve që shprehenin pakënaqësin e tyre.

- Shfrytëzimi i detyruar.

- Detyrimi për të shprehur dhe shkruar mendimin që kishim.

- Ndalimi i bisedës me një mik apo shok, në lidhje me ndonjë problem që mund të kishim.

- Ndalimi i çdo lloj lirie, përfshirë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mbulesës.

Ne të gjithë po vdisnim çdo ditë pak nga pak dhe asnjëherë nuk na u lejua të protestojmë dhe të merrnim një vendim sipas dëshirave tona personale ne duhej tu bindeshim atyre.

Rajavi donte të na bënte si robotë pa ndjenja dhe pashpirt dhe thjesht të zbatonin urdhrat e tij!

Por tani ka ardhur dita që udhëheqësit që shitën vendin e tyre, të mbajn përgjegjësi për të gjitha krimet që kanë bërë. Shpresojm që me ndimën e Zotit, të vendoset drejtësi dhe padyshim që do të ndodhë ...


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur