Armiku i armikut tim është miku im. Sipas raporteve një pjesë e ish-zyrtarëve amerikanë dhe atyre (zyrtarëve) aktualë, gjatë muajve të fundit e kanë përdorur shumë këtë thënie. Këta persona e konsiderojnë aq të rrezikshëm zgjidhjen e çështjes së programit bërthamor të Iranit dhe përmirësimin e marrëdhënieve me atë shtet saqë nxituan drejt armikut të tyre më të madh, Organizatës Muxhahidine Halk. MKO është një grup kundërshtar në formën e një kulti i cili gjatë tridhjetë viteve të fundit është strehuar jashtë kufirit iranian në Irak dhe Francë. MEK ka qenë në listën e terrorizmit të SHBA-së deri në vitin 2012 dhe deri në vitin 2009 në të BE-së. Pasi ky grup doli nga lista e organizatave terroriste, e kanë konsideruar si një alternativë tjetër për qeverisje në Iran. Kjo tregon se përpjekjet e MEK për të fituar mbështetjen e perëndimit ishin të sukseshme.
Ekzaminimi më i saktë i natyrës së MKO-së konfirmon se ky grup është problematik. Së pari, MEK nuk ka asnjë shans për të patur pushtet në Iran, për arsye se ata nuk janë as zgjedhja e fundit e njerëzve atje. Kjo për shkak se gjatë luftës Iran-Irak muxhahidinët kanë ndihmuar Sadam Huseinin. Sot shumica e iranianëve kanë një mendim negativ për MEK dhe e njohin si një kult të korruptuar dhe kriminal. Së dyti, iranianët e kanë kuptuar se muxhahidinët janë të korruptuar, por aleatët amerikanë nuk i përfillin shkeljet e të drejtave të njeriut brenda organizatës. MEK i ka torturua dhe kontrolluar anëtarët e saj në të gjitha aspektet e jetës.
Këto janë disa nga shkeljet e të drejtave të njeriut në atë kult: divorci i detyruar dhe kolektiv, torturimi dhe izolimi total në qelitë e vogla në një mënyrë aq të rëndë saqë shumica e anëtarëve të kultit preferonin më mirë të vdisnin se sa të mbylleshin atje. Së treti, për të zbuluar rrënjët e anti amerikanizmit në Iranin para revolucionit nuk është nevoja të bëjmë shumë kërkime. Në vitet 1970 Organizata Muxhahidine Halk është përgjegjëse për rrëmbimin dhe vrasjen e disa qytetarëve amerikanë.Gjithashtu ka qemë MEK ajo që u bëri presion revolucionarëve të mbanin një qëndrim më të ashpër ndaj SHBAS-së. Pas kësaj,në vitin 1979 MKO-ja ndihmoi një grup njerëzish të sulmonin dhe të merrnin peng ambasadën amerikane në Teheran. Së katërti, në vitet 1970 ajo(MEK) nga pamja e jashtme u shndërrua në një alternativë demokratike në vend të regjimit islamik dhe u bë një aleate e mundshme për perëndimin dhe Izraelin, por kjo organizatë thjesht po përfitonte nga perëndimi dhe shpresonte që perëndimorët duke iu frikësuar një armiku më të madh siç ishte Republika Islamike e Iranit, të bashkoheshin dhe të bashkëpunonin me ta.
Kështu, kjo organizatë e cila kishte të përbashkët me Iranin kundërshtinë ndaj Izraelit dhe mbështetjen për mbretin e Jeruzalemit, i cilësoi si armiq revolucionarët dhe bashkëpunoi me Izraelin. Kjo ngjarje nuk shënon ndonjë ndryshim ideologjik, por një lëvizje të zgjuar taktike nga MKO-ja. Së pesti, ndoshta Muxhahidine Halk mund të duket si një organizatë moderne, por në të vërtetë është një grup komunist shi’it. Në fakt, MKO-ja është një parti marksist-leniniste dhe ismailiste e shekullit të 11. Një kult komunist që sillet rrotull një lideri të zhdukur. Lideri është Mas’ud Rexhavi i cili ka vite që nuk është parë.
Së gjashti, MEK pretendon se do të ndalojë programin bërthamor të Iranit. Ky grup edhe duke e ditur që nuk ka asnjë shans për të marrë pushtetin në Iran,ka të ngjarë që të mos e pushojë programin bërthamor. Në fakt MKO –ja është më e motivuar për të patur armë të shkatërrimit në masë dhe ndoshta nuk do të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar, sepse në krahasim me qeverinë iraniane MEK është një organizatë kulti dhe sanksionet nuk kanë ndonjë efekt mbi të. Zërat e shprehur për përkrahjen e MKO-së nuk i kujtojnë mësimet e fituara nga gabimet e politikës së jashtme amerikane në dekadën e kaluar, dhe Uashingtoni është i detyruar të përsërisë historinë. Kërcënimi i një armiku dhe mbështetja e kundërshtarëve të tyre çoi në krijimin e Al Kaidës në Afganistan. Mbështetja për MKO-në nuk është në bazë të vlerave amerikane dhe as në favor të tyre. Në vend të tyre (vlerave dhe përfitimeve) SHBA duhet të ndjekë diplomacinë.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir