A janë Muxhahedinët Khalk dhe Jundallah ISIS-i i ardhshëm në rajon?

Categoria: Artikuj

Amerika, Izraeli dhe Arabia Saudite po mbështesin në mënyrë të hapur organizatat terroriste Jundallah dhe Muxhahedinët Khalk me ndihmë ekonomike, logjistike dhe armë me qëllim për të përmbysur regjimin në Iran. 

Sajti Modern Diplomacy në një publikim të fundit të një shkrimi të profesor Raoul Manchanda thotë se deri më tani qeveria amerikane duhet ta kishte kuptuar që nuk është aspak ide e mirë të pajisë organizata terroriste në mbarë botën dhe pas një farë kohe për shkak të kthimit të akteve të tyre të dhunshme te burimi origjinial(SHBA) gjë që rezulton për shkak të dhunës së ashpër të këtyre grupeve, detyrohet të heqë dorë nga përkrahja e tyre dhe të mohojë çdo lidhje me to.

Ne jemi dëshmitarë të këtij fenomeni  disa dekada më parë kur Amerika përkrahte disa organizata terroriste për sulmet e tyre ndaj vendeve që kishin probleme me të. Disa nga ato organizata janë: Al-Kaeda, Al-Nusrah, La Fenice, Avignoradia Nazionale, Ardeni Neveu, Contras, të mërguarit kubanë, milicitë kolumbiane, Los Pepes, Jundallah, UÇK (sipas Raoul Manchanda) dhe Organizata Muxhahedinët Khalk.

Pas mposhtjes së aktit poshtërues amerikan në mbështetje të ISIS për të krijuar paqëndrueshmëri, përçarje dhe shkatërrim të qeverive në Lindjen e Mesme si atë të Sirisë, Irakut, Jemenit etj, sidhe pa sulmit të terroristëve të ISIS në SHBA dhe Evropë, presidenti Donald Trump hoqi dorë nga mbështetja e tyre. Kjo për shkak se populli evropian dhe amerikan , nëpërmjet shqyrtimit të çëshjes te rrjetet sociale dhe sajte të ndryshme në internet kanë arritur të kuptojnë se kush janë formuesit dhe përkrahësit ekonomik të ISIS.

Amerika jo vetëm që nuk po mëson nga këto gabime të të shkuarës, por qeveria aktuale po ndjek të njëjtën rrugë duke përkrahur grupe të dhunshme dhe në rastin konkret Muxhahedinët Khalk dhe Jundallah. Amerika kërkon t'i përdorë këto grupe me aktivitet në zona të vogla të vendeve rreth Iranit duke i stërvitur dhe i dërguar më vonë në terren ku pavarsisht faktit që janë të vegjël dhe të dobët përballë Iranit , do të mbështeten vazhdimisht   nga armiqtë kryesorë Izraeli dhe Arabia Saudite.

Këto grupe kancerogjene kanë gjithmonë dëshirë të kthehen në të pakontrollueshme dhe në momentin kur i humbet përkrahja dhe financimi apo mundohesh ta largosh veten nga mendimi i tyre në publik, ata të kthehen ashtu siç iu kthye ISIS Evropës dhe Amerikës. Të gjitha këto raste duhet të jenë si një makth i bezdisshëm për FBI-në në SHBA, për shkak se kur këto organizata të dhunshme vendosin t'i kthehen Amerikës duke kryer akte dhune dhe terrorizmi në territorin e saj, është FBI ajo që duhet të japë shpjegime për aktivietet dhe sulmet e tyre në tokën amerikane. 

Saktesisht po ashtu siç FBI është  përgjegjësia kryesore e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjen e lëndëve narkotike. Kjo gjithashtu ndodh për shkak të përkrahjes së fshehtë që u bën CIA vendeve prodhuese të këtyre lëndëve si Afganistani, Kolumbia, Venezuela dhe Meksika.

Lajmet e fundit kanë treguar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arabia Saudite dhe Izraeli i kanë dhënë në mënyrë të hapur mbështetje stërvitore, financiare , logjistike dhe armë dy grupeve terroriste Jundallah dhe Muxhahedinët Khalk nme qëllim rrëzimin e qeverisë aktuale iraniane.

Që këto shtete ta duan qeverinë aktuale të Iranit është e pamundur, por me çfarë të drejte mbështesin grupe terroriste për ta rrëzuar atë?


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur