Zëdhënësi i MKO-së, Alireza Xhaferzadeh, nëpërmjet fotove të marra nga spiunët e organizatës në impiantet e energjisë bërthamore në Natanz dhe Arak deklaroi se Irani ka ndërtuar atje objekte për pasurimin e uraniumit dhe prodhimin e ujit të rëndë.
Sipas raportit të Habilian, Qendra e Dokumentimit të Revolucionit Islamik ka botuar një artikull ku tregon përfshirjen e MKO-së në dosjen e programit atomik iranian.Teksti i botuar është si më poshtë:
Uljet dhe ngritjet e programit bërthamor iranian në dy dhjetëvjeçarët e fundit kanë qenë në vëmendjen e grupeve politike, mediave dhe komuniteteve ndërkombëtare. Grupet opozitare , në veçanti MKO-ja në bashkëpunim me shërbimet inteligjente amerikane dhe sioniste, kanë kërkuar t’i shkaktojnë probleme Iranit me çështjen e programit bërthamor. Duke shqyrtuar çështjen këtij programi , vihet re roli negativ i spiunëve të Organizatës Muxhahidine Halk kundër popullit iranian.
Në këtë drejtim, njëri nga gazetarët më të famshëm amerikanë zbuloi se informacionet rreth programit bërthamor iranian janë të shpikura nga qendra e shërbimeve sekrete të Izraelit në bashkëpunim me MKO-në dhe janë përhapur nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës.
Libri “Zhvillimi i teknologjive bërthamore në Iran” që është botuar nga Qendra e Dokumentimit të Revolucionit Islamik , gjithashtu flet për rolin e spiunëve të MKO-së në dosjen e programit të pasurimit të uraniumit në Iran. Në këtë libër shkruhet: “Aktivitetet e zhvillimit të programit bërthamor në Iran kanë filluar që nga fitorja e Revolucionit Islamik dhe që nga fillimet e viteve 1990 nuk ka qenë aspak e fshehur nga institucionet ndërkombëtare. Gjithashtu vite më parë Qendra Perëndimore e Studimeve Strategjike e specializuar për programet bërthamore iraniane gjithmonë ka paralajmëruar vendet e saj përkatëse. Një pikë që bie në sy është gjithmonë marrëdhënia e kësaj qendre me opozitën iraniane në veçanti me Organizatën Muxhahidine Halk.
Në mesin e vitit 2001 agjentët amerikanë të shërbimeve sekrete kanë pretendurar se Irani në bashkëpunim me Rusinë është duke ndërtuar në Bushehr një impiant bërthamor për armët atomike me pretekstin se do përdoret për prodhimin e energjisë elektrike. Ata u thanë gazetarëve se qëllimi kryesor i Iranit është prodhimi i armëve bërthamore dhe se impianti nuk ndodhet në centralin e prodhimit të ujit të rëndë në Bushehr, por në një bazë ushtarake iraniane.
Në janar të vitit 2002, George W Bush disa muaj pas sulmit të 11 shtatorit të vitit 2001 tre vendet si Irak, Iran dhe Kore e Veriut, i quajti “Boshti i së Keqes” dhe pretendoi se Amerika kishte një mision fetar dhe historik kundër tyre.
Më 12 gusht 2002 Alireza Xhaferzadeh , zëdhënësi i MKO-së nëpërmjet fotove të marra nga spiunët e organizatës në impiantet e energjisë bërthamore në Natanz dhe Arak deklaroi se Irani ka ndërtuar atje objekte për pasurimin e uraniumit dhe prodhimin e ujit të rëndë.
Ai në një intervistë me gazetarë të agjencive të ndryshme në Willard Hotel në Washington, intervistë e cila kishte për qëllim ekspozimin e programit bërthamor të Iranit, përmendi emrat e tre qyteteve si Isfanan, Natanz dhe Arak duke pretenduar se Irani ka ndërtuar reaktorë të pasurimit të uraniumit atje. Më pas ai bëri propagandë kundër Iranit në një transmetim direkt në të gjitha mediat perëndimore të përkrahura nga sionismi , sidomos nga agjencitë e neokonservatorëve amerikanë.
Në shtator të vitit 2002 qeveria ruse pas fillimit të punimeve të centrali në Bushehr, premtoi se punimet do të përfundonin në fund të 2003 dhe se ai central do të prodhonte energji elekrtike, por në dhjetor të 2002 qeveria amerikane , duke treguar disa pamje satelitore , akuzoi Iranin se po prodhonte amrë bërthamore në centralet e pasurimit të uraniumit në Natanz dhe Arak. Mediat amerikane pretenduan se këto objekte po përdoreshin për qëllime ushtarake.
Nga ana tjetër, Irani i dha përgjigje të menjëhershme këtyre fushatave dhe deklaroi se këto objekte do të përdoreshin për qëllime paqësore dhe për zhvillimin e popullit iranian. Deri në atë kohe mendohej se Teherani do e përdorte centralin e Bushehrit për prodhimin e energjisë elektrike, por zbulimi pasqyron faktin se centrali i Natanzit do përdorej për pasurimin e uraniumit.
Sigurisht se pretendimet që ky program po zbatohet në mënyrë të fshehtë nuk ishin të vërteta dhe Irani ia përcaktoi Agjencisë Ndërkombëtare Atomike angazhimet aktuale, por më vonë çështja e programit bërthamor të Iranit në Bordin e Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike u zhvillua dhe u kthye në një ngërç dhe konflikt politik ndërkombëtar.
Menjëherë pas ekspozimit të muxhahidinëve ,CNN në një intervistë me kreun e institutit të “Shkencës dhe sigurisë ndërkombëtare në SHBA” tregoi se programi atomik iranian është duke u shtyrë në prodhimin e armëve bërthamore dhe ka filluar një shantaz të gjërë. Po ashtu siç u tregua, kjo çështje rriti ndjeshmërinë dhe u bë shkak i hyrjes së Ekzekutivit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në programin bërthamor iranian.
Pavarsisht kësaj, Christiane Amanpoor, një gazetare me origjinë iraniane e kanalit televiziv CNN, mori menjëherë në intervistë kryetarin e përgjithshëm tëi Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Muhamed El Baradein rreth çështjes së programit bërthamor të Iranit. Në këtë intervistë, El Baradei i bëri thirrje Iranit për domosdoshmërinë e bashkëpunimit me protokollin 93+2 për çështjen e programit bërthamor të Teheranit.
Më tej Sekretari i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, thekson se në shtator të vitit 2002 autoritetet iraniane kanë biseduar me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike rreth kësaj çështjeje dhe i kanë bërë ftesë agjencisë t’i vëzhgojë nga pranë ato objekte.”
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir