Një shembull i disa vrasjeve në organizatën e tmerrshme të Rajavit

Categoria: Lajme

Z. Timur Khatar dhe Znj. Afsaneh Minaei, janë prindërit e Soheil Khatar, i cili u tërhoq në Irak bashkë me kushëririn e tij (djalin e tezez) në vitin 2001, me premtime të rreme dhe marifete për gjetjen e një pune. Soheil në organizatën terroriste të Rajavit në selinë e kampit Ashraf 15, u quajt me pseudonimin "Sasha".

Pas një kohe të shkurtër, Sasha e kuptoi se ishte mashtruar dhe me një kundërshtim të vazhdueshëm dhe të fortë, ai kërkoi të largohej nga organizata. Unë kam qenë dëshmitarë shumë herë, ku Sasha në mbledhjet e brendshme të kultit të quajtura "Operacione, Banja Javore dhe Takime Ideologjike", shprehur kundërshtimin dhe kërkesat e tij, deri në një mëngjes tragjik, ku ai po punonte pranë selisë, me një grup njerzish, për të pastruar disa pushkë Kalashnikov, ai u qëlluan me armë, dhe vrasësit e tij thanë se ai vdiq në një incident, kur po pastronte pushkën dhe që ishte një gabimi i tij njerëzor që shkaktoi këtë incident.

Unë dhe njerëzit e tjerë, tani të ndarë nga organizata, që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes dëshmuam se ai u vra. Me aqë sa ne e njihenim për shpirtin dhe karakterin moral të Sashas, ne jemi të sigurt se në atë moment nuk kishte asnjë gabim dhe ai u vra me urdhër të udhëheqësit të sektit. Pasi hyra në Iran dhe takova prindërit e tij në qytetin e Karajt dhe ua përcolla atyre këtë lajm të keq, se ndoshta ata të ishin në gjendje të kthenin trupin e djalit të tyre në Iran dhe ta varrosin në vendet e shenjta të familjes dhe në vendlindjen e tij.

Z. Timur Khatar dhe gruaja e tij udhëtuan disa herë për në Irak dhe për në Kampin Ashraf. Por agjentët e këtij sekti me një mizori unike kurrë nuk e lejuan familjen të vizitonte vendin e varrimit të fëmijës së tyre. Dhe në ato vite, këta prindër paraqitën kërkesat e tyre pranë autoriteteve gjyqësore në gjykatat e Irakut.

Tani, edhe një herë, me formimin e dosjes, për udhëheqësit e sektit dhe autorëve të vrasjes së tij, për herë të parë në drejtësinë iraniane, kjo familje ka kërkuar dënim të ashpër për udhëheqësin e organizatës terroriste si vrasësin e djalit të tyre. Prandaj, ai e paraqiti një kopje të ankesës së tij, për organizatën Rajavi në zyrën e Shoqatës së Shpëtimit të Qytetit Karaj, e cila është si më poshtë:

Me emer të Zotit

E nderuar Gjykata e Lartë e Shqipërisë

Përshëndetje

Me ndihmën e Zotit të Plotfuqishëm. Ne që po ju shkruajm jemi Timur Khatar dhe Afsaneh Minaei, prindrit e Soheil, i njohur si “Sasha”, i cili u vra brutalisht nga anëtarët e pamëshirshëm të organizatës së Muxhahedinve (hipokritëve). Sigurisht, si zakonisht, organizata ka deklaruar se ai u vra ndërsa pastronte armën e tij, gjë që padyshim nuk është aspak e vërtetë. Sepse, sipas provave dhe dokumenteve të këtij rasti, Sasha u vra duke u qëlluar me 3 plumba. kështu që ne tashmë kemi kërkuar nga Gjykata e Lartë e Irakut që të ndëshkojë autorin ose autorët në lidhje me rastin e djalit tonë që e vranë në lule të rinisë së tij. Në fakt, ne kemi ngritur tre kërkesa në këtë dosje, dhe ne ende po i ndjekim ato seriozisht.

1. Kërkesa për dënim të rëndë 2. Kërkesa për kompensimin të gjakut të djalit tonë, dhe 3. Kthimi i trupit të Sashas në Iran.

Këto janë tre kërkesa ligjore dhe logjike nga ne, që shpresoj se drejtësia dhe ligji do të zbatohen nga gjykatat për të lehtësuar sado pak zemrat tona të pikëlluara, dhe shpresoj që me zbatimin e ligjit, gjaku i kaq shumë të rinjve të pafajshëm që janë masakruar nga kjo organizata, të mos humbas. Që ta dijë e gjithë bota, që qeveritë janë zbatuese të ligjit dhe mbrojtës të drejtësisë.

Me mirënjohje dhe respekt, Timur Khatar - Afsaneh Minaei


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur