Marjam Rajavi dhe xhihadistet iraniane bejne thirrje terroriste per destabilizim te Iranit dhe Sirise

Categoria: Lajme

Ne faqen e xhihadisteve iraniane te bazuar ne Tirane, kryetarja e tyre Marjam Rajavi  ka bere thirrje per mbeshtetje te protestave dhe kryengritjes se supozuar popullore ne Iran, ka sulmuar qeverine e Iranit dhe ka mbeshtetur sulmet ilegale perendimore kunder Sirise. Keto thirrje sipas Kodit Penal te Shqiperise jane thirrje terroriste dhe krim qe cenon marredheniet e Shqiperise me shtete te tjera.

Kodi Penal i Republikes se Shqiperise thote:

Neni 230 – Vepra me qëllime terroriste

(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 15)

Kryerja e veprave të mëposhtme, me qëllim përhapjen e panikut në popullatë ose për të detyruar organe shtetërore, shqiptare ose të huaja, të kryejnë ose të mos kryejnë një akt të caktuar, ose për të shkatërruar apo destabilizuar, në mënyrë serioze, struktura thelbësore politike, kushtetuese, ekonomike ose sociale të shtetit shqiptar, të një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Veprat me qëllime terroriste përfshijnë, por nuk kufizohen në:

a) veprat kundër personit, të cilat mund të shkaktojnë vdekjen ose plagosjen e rëndë;

b) pengmarrjen ose rrëmbimin e personit;

c) shkatërrimin serioz të pronës publike, infrastrukturës publike, sistemit të transportit, sistemit të informacionit, platformave fikse kontinentale, pronës private në përmasa të mëdha, duke rrezikuar jetën e personave;

Marjam Rajavi dhe organizata e saj Muxhahedine ne Shqiperi shkel ligjin, Kodin Penal te Shqiperise edhe ne nenin 227 seksioni i “krimeve që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera”.

Neni 227 – Fyerja ndaj përfaqësuesve të shteteve të huaja

Fyerja e bërë ndaj kryetarëve, anëtarëve të qeverisë, parlamentarëve të shteteve të tjera, përfaqësuesve diplomatikë apo të organizmave të njohur ndërkombëtarë, që ndodhen zyrtarisht në Republikën e Shqipërisë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Sipas Kodit Penal te Shqiperise autoritetet shqiptare duhet te burgosin znj. Marjam Rajavi dhe drejtuesit muxhahedin te Shqiperise, pasi ata jane duke kryer akte terroriste dhe krime qe cenojne marredheniet e Shqiperise me shtete te huaja. Sikur muslimanet shqiptare te benin thirrje te ketilla ata do te kishin perfunduar ne burg si xhihadiste dhe terroriste.

Ja disa lajme te cilat inkriminojne Marjam Rajavin dhe xhihadistet iraniane qe punojne per faqen Keshilli Kombetar i Rezistences se Iranit:

Maryam Rajavi Kërkon Mbështetje Për Kryengritjen Popullore Dhe Veprim Për Lirimin E Të Arrestuarve Në Iran

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e  zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), përshëndeti grevat e dyqanxhinjve dhe tregtarëve në Baneh, Marivan, Saqqez, Javanrud, Sardasht dhe qytete të tjera përgjatë kufirit perëndimor iranian, kryengritjen e guximshme të popullit të Kazerunit, protestën e gjerë të popullit të Samanit dhe qyteteve të tjera të krahinës Chaharmahal dhe Bakhtiari, demonstrimet nga banorët e plaçkitur të Teheranit, Ahvazit, Rashtit dhe qyteteve të tjera dhe protestat e familjeve të të arrestuarve gjatë kryengritjeve të javëve të fundit në qytetet e provincës së Khuzestanit.

Ajo u kërkoi të rinjve të marrin pjesë dhe t’i mbështesin këto protesta.

“Vazhdimi dhe zgjerimi i veprimeve protestuese dhe kryengritjeve, megjithë masat represive  të regjimit klerikal, pasqyron kërkesën e shumicës dërrmuese të popullit iranian për përmbysjen e fashist fetar në pushtet në Iran. Varfëria, inflacioni, papunësia, kriza e ujit në Isfahan dhe pjesë të tjera të vendit, katastrofa mjedisore dhe privimi dhe shtypja e dyfishtë e bashkatdhetarëve tanë kurdë, arabë dhe Baluçi, si dhe vështirësitë e dhimbshme të Iranit për të mbijetuar, janë tërësisht rezultat i politikave të regjimit anti-iranian dhe anti-njerëzor, korruptues dhe shtypës të mullahëve. Regjimi e ka destinuar të gjithë pasurinë e popullit iranian në eksportin e terrorizmit, në luftënxitjen përtej kufijve të Iranit, shtypjen e brendshme dhe programin bërthamor, ose e ka derdhur në arkën e udhëheqësve të regjimit dhe të të afërmve të tyre “, tha zonja Rajavi.

https://ncr-iran.org/al/presidenti-i-zgjedhur/18981-maryam-rajavi-kerkon-mbeshtetje-per-kryengritjen-popullore-dhe-veprim-per-lirimin-e-te-arrestuarve-ne-iran

Shkatërrimi I Fabrikës Kimike Të Diktatorit Sirian Është Një Hap I Domosdoshëm Për T’i Dhënë Fund Katastrofës Në Siri

 Dhe duhet të plotësohet me shpërbërjen e plotë të IRGC dhe milicitë e tyre mercenare nga i gjithë rajoni

Vënia në shënjestër e qendrave dhe objekteve për prodhimin dhe mirëmbajtjen e armëve kimike vdekjeprurëse të diktatorit brutal sirian dhe çmontimi i makinës luftarake të këtij regjimi është një hap i domosdoshëm për t’i dhënë fund tragjedisë siriane, e cila për shtatë vite ka vrarë më shumë se 500,000 njerëz, mes tyre, fëmijë, gra dhe njerëz të pafajshëm e të pambrojtur dhe gjithashtu ka zhvendosur gjysmën e popullsisë siriane, ndërkohë që fushëveprimi i saj ka shkuar shumë përtej kufijve të këtij vendi.

Ky veprim, i kërkuar nga populli sirian dhe njerëzit që duan lirinë e këtij vendi dhe të vendeve të tjera në rajon, duhet të kompletohet me dëbimin e regjimin klerikal  antinjerëzor dhe rojeve të tij revolucionare dhe mercenarëve nga Siria, Jemeni, Iraku dhe vendet e tjera të rajonit.

Regjimi iranian është elementi kryesor i mbijetesës së Bashar al-Assadit dhe burimi kryesor i terrorizmit dhe ekstremizmit dhe luftës në Lindjen e Mesme dhe në mjaft pjesë të botës.

Politika e tolerimit të fashizmit fetar në pushtet në Iran ka bërë që regjimi në mënyrë të paprecedentë të shtojë krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës pa paguar asnjë çmim. Është koha t’i jepet fund tolerimit dhe neglizhimit ndaj këtyre krimeve, të cilat janë shkelje flagrante të rregullave dhe standardeve të njohura ndërkombëtarisht.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

14 prill 2018

 
 
E ka qendrën në Shqipëri, zbardhet thirrja e muxhahedines Maryam Rajavi për protestuesit: Regjimi i Iranit drejt fundit, të zgjerohen bazat e rebelimit

Politiko.al zbardh të plotë thirrjen e Maryam Rajavi për muxhahedinët kundër qeverisë së Iranit:

Protestues të guximshëm në të gjithë Iranin,

Gratë dhe burrat trima që u ngritën më 28 dhe 29 dhjetor dhe përhapën mesazhin e lirisë në qytetet iraniane,

Përshëndetje për ju dhe përshëndetje për qytetet tona të dashura, të cilat janë ngritur kundër varfërisë, urisë dhe papunësisë, nën pushtimin shtypës të mullahut (i referohet Gardës Revolucionare të Iranit).

Përshëndes Kermanshah, Hamedan, Khorramabad, Qom, Isfahan, Rasht, Sari, Qazvin, Shiraz, Ahwaz, Bojnourd, Qaemshahr dhe Zahedan;

Përshëndes Mashhadin, Neyshaburin, Kashmarin, Quchanin, Birjandin, Shahrudin dhe Yazdin (Qytete në Iran).

Ju treguat se pavarësisht represionit masiv dhe arrestimeve të përhapura, lëvizja e lirisë së popullit iranian po zjen si thëngjilli poshtë hirit dhe kryengritja e tyre po pret të shpërthejë

Ju thirrët: “Vdekja për Khamenein” (lideri i Iranit), “Seyed Ali (Khamenei) turp për ju, largohu nga vendi ynë”, “iranianët vdesin, por kurrë nuk do të dorëzohen”, “Ne do të vdesim por do të marrim përsëri Iranin” dhe “lëreni Sirinë por mendoni për ne”.

Ju krijuat një pikë kthese në lëvizjen protestuese të popullit të Iranit, i cili konfirmon se regjimi klerikal është në fazën e tij përfundimtare.

Ju treguat se kryengritja dhe protestat e popullit iranian i drejtohen të gjithë regjimit dhe i sfidojnë të gjitha fraksionet e tij kriminale, të korruptuara dhe të plaçkitur.

Ju treguat se njerëzit e Iranit përçmojnë mizoritë e pabesueshme të mullahut dhe sulmet kriminale në Siri, Irak, Liban dhe Palestinë;

Ju treguat se krizës ekonomike dhe korrupsionit, represionit dhe krimeve të ndryshme të mullahëve i jepet fund vetëm duke rrëzuar diktaturën e tyre fetare.

Protestat tuaja kanë tronditur regjimin.

Shpirti juaj i patrembur ka ngjallur admirim anembanë globit.

Gratë që janë në ballë në shumë skena janë burim i krenarisë për Iranin dhe të gjithë iranianët.

Tani është koha për të zgjeruar dhe përhapur bastionet e rebelimit për liri.

I bëj thirrje bashkatdhetarëve të mi në të gjithë vendin që të ngrihen dhe të bashkohen me këtë kryengritje.

Siç ka ka thënë Massoud Rajavi, udhëheqësi i Rezistencës iraniane, “asnjë popull nuk mund t’i realizojë të drejtat dhe liritë e saj falas. Duhet të paguhet çmimi. Kjo është pika e rëndësishme”.

Po, mund të kapërcejmë të keqen e diktaturës fetare;

Ne mund të rrëzojmë muret e represionit;

Dhe ne mund ta çlirojmë atdheun tonë të pushtuar.

Mullahët duhet të shkojnë. Sovraniteti i takon popullit të Iranit.

Perëndia bekoftë protestuesit në mbarë vendin

Jetë të gjatë lirisë.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur