Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë duke iu referuar dëshirës së vendit të tij për të zgjeruar marrëdhëniet me Iranin, tha: “Rrethanat aktuale janë mjaft inkurajuese për thellimin e marrëdhënieve me Iranin, dhe për këtë arsye Shqipëria ka vendosur të hapë ambasadën e saj në Teheran.”
Sipas raportit të agjencisë së lajmeve “Pars”, Ditmin Bushati, ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë i cili vizitoi Teheranin, pasditen e ditës së shtunë më 14 Janar u takua me homologun e tij iranian Muhamed Xhevad Zarif.
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë pasi shprehu ngushëllimet dhe ndau dhimbjen me popullin dhe qeverinë iraniane për ndarjen nga jeta të Ajetullah Hashemi Rafsenxhanit, duke i’u referuar dëshirës së Tiranës për të zgjeruar marrëdhëniet me vendin tonë, tha: “Rrethanat aktuale janë mjaft inkurajuese për thellimin e marrëdhënieve me Republikën Islamike të Iranit, dhe për këtë arsye Shqipëria ka vendosur të hapë ambasadën e saj në Teheran.”
Zoti Ditmir Bushati theksoi se bashkëpunimi ekonomik është prioritet i Shqipërisë në marrëdhëniet me Iranin dhe shprehu gatishmërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve për mbështetjen e investimeve të përbashkëta dhe për heqjen e tatimeve shtesë në tregtinë mes dy vendeve.
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë kërkoi zgjerimin e bashkëpunimit kulturor , lehtësimin e shërbimeve për personat që posedojnë pasaporta diplomatike dhe hartimin e dokumentit për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike mes Iranit dhe Shqipërisë.
Nga ana e tij, z. Muhamed Xhevad Zarif, ministër i Jashtëm i vendit tonë, duke falenderuar për ngushëllimin e homologut të tij shqiptar, deklaroi: “Ekzistojnë mundësi të shumta për zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit në fushat politike, kulturore dhe ekonomike mes dy vendeve.”
Në vazhdim, Ministri i Jashtëm i vendit tonë duke theksuar se vendet evropiane, në veçanti ato të Ballkanit janë duke vuajtur nga rritja ekstremizmit, deklaroi se Irani është i gatshëm të bashkëpunojë me Shqipërinë në përballjen me ekstremizmin dhe terrorizmin.
Bashkëpunimet në fushën e arsimit, në arenën ndërkombëtare, bashkëpunimi parlamentar, bashkëpunimi në sektorin e turizmit tregtar dhe në veçanti bashkëpunimi dypalësh në sektorin e hekurudhave,ndërtimit të rrugëve dhe në sektorin energjitik (energjisë elektrike dhe gazit), ku Irani posedon teknologji bashkëkohore dhe potenciale të mëdha, ishin fushat e tjera që Ministri i Jashtëm i vendit tonë theksoi në lidhje me zgjerimin e marrënieve me Tiranën zyrtare.
Në fund të këtij takimi, dy ministrat e jashtëm të Iranit dhe Shqipërisë nënshkruan paktin e mirëkuptimit për vazhdimin e bisedimeve politike mes dy vendeve.
Irani ëshë i gatshëm të bashkëpunojë me Shqipërinë kundër terrorizmit
Categoria: Lajme
Tagged under
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir