Pas zgjedhjes së Nuri al-Maliki në raundin e dytë si kryeministër të Irakut, Rajavi u befasua shumë sepse priste që zgjedhjet t’i fitonte Ayad Alawi për të cilin ëndërronte se do të ishte i dobishëm duke i rikthyer kohën e artë të Sadam Husejnit. Maliki ishte tepër i vendosur që ta largonte këtë organizatë nga Iraku. Shumë shtete të tjera gjithashtu kishin pranuar disa nga anëtarët e MEK, por Rajavi e dinte se me të mbërritur në Evropë nuk do të mbetej më kush në organizatë . Së fundmi ajo pranoi të shpërngulej në Shqipëri, ose më saktë iu imponua të shkonte atje. Në Shqipëri, ashtu siç nuk e kishte parashikuar Rajavi, numri i anëtarëve që largohen nga MEK po rritet. Pavarsisht ndërprerjes së ndihmës ekonomike nga ana e organizatës të firsmosur nga Mohammad Seyid Al-Muhamedithin( një anëtar i lartë i MEK) në Gjenevë , problemi i të larguarve nuk u zgjidh por e forcoi më shumë vendosmërinë e tyre për të qëndruar të ndarë.
Sipas informacioneve të sakta, për shkak të numrit gjithnjë e në rritje të të ndarëve në Tiranë, organizata ka marrë një vendim të rëndë për ta zgjidhur këtë problem gjë që është shndërruar në çështjen e ditës në brendësi të saj. Përgjegjësit e MEK u bëjnë presion të vazhdueshëm të ndarëve si Abdullah Tehranit, të largohen menjëherë nga Shqipëria dhe janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar nga trafikantët për t’i larguar jashtë vendit ndërkohë që në vitin 1995 politika e MEK ishte e kundërt me të tashmen. Në atë kohë anëtarët e ndarë nuk duhet të lejoheshin të mbërrinin në Evropë sepse sipas lobit ndikues të Organizatës Muxhahidinët Khalk në Evropë, nuk ishte regjimi iranian ai që u prishte punë te Bashkimi Evropian, por vetë anëtarët e larguar të MEK ishin ata që u dilnin përballë në çdo vendim që donin të mernin.
Aktualisht, sipas provave , 200 deri në 250 persona mbahen të mbyllur në veri të Tiranës larg syve të komisionerit të lartë të Kombeve të Bashkuara dhe madje as qeveria shqiptare nuk është në dijeni të kësaj gjëje. Rreth 30 femra , anëtare të klasës së lartë, mbahen të mbyllura në një vend tjetër nën mbikqyrje të rreptë. Edhe transformimi i Këshillit të Lidershipit në Këshill Qëndror nuk i ka ndaluar femrat nga largimi. Ata e kryen këtë shndërrim që t’u mbushin mendjen anëtareve të reja në moshë të qëndrojnë por askush nuk i ndalon ato nga largimi sepse nuk shohin ndonjë vizion apo të ardhme të përbashkët në atë organizatë të errët. Të vjetrat gjithashtu nuk kanë shumë vite për të menduar për një të ardhme të përbashkët. Mashtrimet e tërë viteve të kaluara kanë lënë gjurmë mbi to dhe nuk mashtrohen më nga fjalët e tyre.
Për këtë arsye u mbajtën dhe të ashtuquajturat zgjedhje ku Zahra Marichi u zgjodh përgjegjësja e parë dhe Narges Azadanlu, e bija e Mahmood Azandanlu dhe Shehrzade Sadr, u zgjodh si njëra nga këshilltaret e Marichit. Sigurisht që me arratisjen e pesë grave nga grupmosha të ndryshme dhe disa burrave, janë penguar të gjitha planet dhe programet e organizuara dhe fati dhe kolapsi i MEK është gjithnjë më i qartë dhe Shqipëria, që në organizatë quhet si vëllai i zbuluar, është pika e fundit dhe vija e finishit të MEK.
Nuk është keq të përmendim dhe fenomenin e të ashtuquajturave zgjedhje në organizmin e organizatës.
Çështja e zgjedhjeve është aq kontadiktore me ideologjinë e MEK saqë në një dialog të Masoud Rajavit me Mahmood Mahdavi i njohur ndryshe si Mahmood Kaemshehr, në një mbledhje të vitit 1989, ku ky e fundit e pyeti atë se përse nuk kishin zgjedhje në organizatë? Ai e bëri këtë pyetje që të tjerët ta dëgjonin sepse një numër i madh të rinjsh të sapo ardhur në organizizatë pyesnin për zgjedhje dhe mënyrën e emërimit që Masoudi bënte në organizatë.
Koncepti i zgjedhjeve ishte i huaj për Rajavin i cili emëronte dhe shkarkonte këdo nga bordi i drejtuesve pa i dhënë shpjegime ndokujt. Përsa kohë përkrahësi i tij Sadam Husejni të ishte në pushtet, ai nuk kishte nevoje t’i jepte kujt shpjegime.
Masoudi iu përgjigj vetë pyetjes së Mahmood Kaeshehrit dhe tha se nëse i emëronin zyrtarët me zgjedhje ishte kusht kënaqja e më të ultëve dhe ti mundohesh të fitosh pëlqimin e më të ultëve dhe jo të lartëve. Sigurisht që me të lartët ai kishte qëllim veten e tij.
Në organizatën Muxhahidinët Khalk nuk ka ndodhur kurrë asnjë zgjedhje . Në vitet e fundit të sundimit të Sadam Husejnit në zgjedhjen e Mozhgan Parsai në vitin 2001, Rajavi e prezantoi atë dhe u kërkoi të gjithëve të votonin pro ose kundër duke ngritur dorën. Kush guxonte që në atë ambient të tmerrshëm të votonte kundër personit të cilin vetë Masoudi e kishte ulur krah vetes?Në qoftë se Rajavi do të heshte dhe nuk do të tregonte asnjë shenjë nga demokracia, Maryam nuk do të qetësohej dhe në qoftë se Masoudi do të kërkonte ta pushonte , të tjerët do ta përçmonin dhe do ta injoronin karakterin e saj. Emërimi i Mozhgan Parsait ishte si shpërblim të shërbimeve të saj në sulmet kudër qyteteve kufitare në fund të viteve 90.
1-Zgjedhjet e para u zhvilluan pas pushtimit amerikan të Irakut ku u zgjodh Sadigheh Hoseinin sepse në kampin ku amerikanët i mbanin muxhahedinët ishin arratisur shumë anëtarë dhe si përfundim shumë agjentë të agjencive të ndryshme amerikane kishin arritur të intervistonin shumë persona të arratisur të cilët ishin torturuar nga MEK dhe kishin arritur të mernin informacione më të sakta rreth gjendjes së brendshme të kampit të muxhahedinëve. Ata gjithashtu ishin në gjendje të hetonin dhe të mësonin rreth burgut të kështjellës që ishte një ndërtesë parafabrikate .
2-Hera e dytë ishte në vitin 2011 kur pala diskutuese e qeverisë amerikane , me emrin Butler i cili kishte shkuar atje për negocim për të evakuuar kampin Ashraf ku menjëherë në fillim të bisedës zgjodhën si regjistruese Zahra Akhyanin. Butler e njihte mirë sistemin e brendshëm të udhëheqjes së organizatës prandaj nuk i bëri shumë përshtypje kjo shfaqje dhe madje as nuk u habit fare që të thonte se çlidhje kishte ky filmin dhe kjo zgjedhje me misionin e tij.
3-Hera e tretë që u kryen zgjedhjet ishte viti kur organizata e Maryam Rajavit u mblodh dhe u përzu nga Iraku drejt Shqipërisë. Por për cilin person duhet votuar këtë radhë? Për personat e këshillit dhe të pensionuarit apo për ish-zyrtarët e vetëpunësuar për të cilët zgjedhjet e brendshme të organizatës janë e fundit gjë që u intereson dhe nuk mendojnë tjetër vetëm se për rrogat e tyre dhjetëra mijëra dollarëshe. Përkrahësit gjithashtu të cilët janë në një numër shumë të vogël , nuk llogariten fare në planet e organizatës dhe mjaftojnë vetëm për të mbushur rreshtat e para gjatë mbledhjeve që MKO organizon për çdo vit në Paris. Këtë herë zgjedhjet janë për politikën shqiptare sepse shumë nga zyrtarët nuk janë të kënaqur me qëndrimin e MEK në vend pavarsisht dhuratave dhe donacioneve që jepen për qëndrimin e tyre në Shqipëri dhe sidomos për shkak të 250 anëtarëve të ndarë në rritje të cilët janë një burim informacioni për politikën e Tiranës rreth të vërtetave të Organizatës Muxhahidinët Khalk.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir