Faqja e lajmeve dhe analizave Habilian fillon aktivitetin e saj në gjuhën shqipe

Categoria: Lajme

Pasi kanë kaluar 12 vjet nga publikimi i faqes së lajmeve dhe analizave Habilian e cila është aktive në tre gjuhë , frengjisht, arabisht dhe persisht, tanimë asaj i shtohet edhe gjuha shqipe.

Habilian është e specializuar në mbulimin e lajmeve dhe çështjeve në lidhje me grupet terroriste iraniane që veprojnë kundër Republikës Islamike të Iranit dhe vendeve të tjera të botës.

Organizata Muxhahedine Halk është ai grup i cili gjatë katër dhjetëvjeçarëve të fundit ka vrarë 12000 qytetarë iranian dhe tani, pasi u larguan nga Iraku, janë vendosur në Shqipëri. Sipas dokumenteve të publikuara nga agjencitë e zbulimit dhe qëndrat studimore kërkimore të perëndimit, kjo organizatë që ka qenë për vite të tëra në listën e terrorizmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe të disa shteteve të tjera në botë, është akuzuar për rrëmbim njerëzish, vrasje, pastrim parash, dhënie rryshfetesh dhe krime të tjera si këto.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur