Facebook fshiu qindra llogari të Muxhahedinve Khelk në Shqipëri

Categoria: Lajme

Facebook, kësaj të marte në mbrëmje fshiu qindra llogari të rreme që kishin lidhje me grupin terrorist Muxhahedinet Khelk në Shqipëri.

Sipas raporteve Associated Press, rrjeti social Facebook hoqi qindra llogari, që lidheshin me grupin e hipokritëve Muxhahedin në Shqipëri, anëtarët e të cilëve përdorën llogaritë për të publikuar postime të rreme nga qeveria iraniane duke përdorur llogari, imazhe dhe profile të rreme. Bëhet me dije se Facebook u ka mbyllur muxhahedinve 274 llogari, 41 faqe dhe 21 grupe.

Sipas raportit, Facebook zbuloi se llogaritë administroheshin nga një vend i vetëm në Shqipëri, që drejtohej nga një grup njerëzish që punonin në emër të Muxhahedinve (hipokritëve).

 

Facebook ka gjetur të dhëna të tjera rreth një selie në Shqipëri, ku paguhen punëtorë për të postuar lajme shpesh të pasakta në rrjetet sociale.

Facebook më tej njoftoi se rrjeti i llogarive të rreme të Muxhahedinve ishte aktiv që nga viti 2017 dhe  deri në fund të vitit 2020, ku gjithsej më shumë se 300 llogari, faqe dhe grupe prej tyre u fshinë nga Facebooku dhe Instagrami.

Në disa raste, këto llogari të rreme përdorën fotografi të personave të famshëm iranian ose të kundërshtarëve të vdekur.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur