Arrest shtëpie në Tiranë nëpërmjet Organizatës Muxhahidine Halk

Categoria: Lajme

Në fillim është e nevojshme të kuptojmë ç’do të thotë të jesh i burgosur në shtëpi që sipas  këndvështrimit ligjor do të thotë zona e lirisë së një personi të mbyllur nga autoritetet në një shtëpi apo vend dhe të jetë i ndaluar nga udhëtimi jashtë saj apo i kufizuar në dalje dhe takime me njerëz. Tani do ju shpjegoj se përse kam përdorur këtë mënyrë sepse kjo gjë që po ju shpjegoj po ndodh aktualisht në Tiranë , kryeqytetin e Shqipërisë  nëpëmjet MKO-së dhe është e padurueshme. Tani le të shqyrtojmë këto pyetje: Përse muxhahidinët mbajnë persona që kanë lidhje me ta, të burgosur në shtëpi të ndryshme?! Kur ishim në Irak , kujdestarët na thonin se qeveria irakiane nuk na lejonte të dilnim jashtë kampit, por tani që jemi në Tiranë ku populli dhe qeveria shqiptare nuk ka vendosur asnjë barrierë që të pengojë daljen tonë , përse nuk kemi lejen e daljes?!

Përse muxhahidinët i ndalojnë këto liri të personave në qytet dhe madje edhe brenda vendeve ku banojnë  dhe përse nuk na lejojnë të kemi marrëdhënie shoqërore me qytetarët e zakonshëm të këtij vendi. Përse nuk na lejojnë të dalim vetëm dhe përse duhet të jenë disa persona mbi ne që të na kontrollojnë dhe madje edhe kur të dalim në rrugët e zgjedhura nga organizata të ecim si lopë( më falni që po e përdor këtë shembull)  me kokën ulur dhe mos të shikojmë rrotull vetes. Përse duhet të jetë kështu? Kjo gjë bëhet shkak e tradhëtisë së revolucionit të Merjem Rexhavi dhe nuk duhet që ç’do gjë që shikojnë ta portretizojnë për organizatën dhe ta mohojnë plotësisht lirinë e imagjinatës dhe mendimit personal.  Përse i kanë vendosur të gjitha këto kufizime  dhe kontrolle të lirisë ? Përse nuk  lejojnë që ç’dokush të dalë jashtë me atë që dëshiron? Atmosfera e marrëdhënieve brenda MKO-së është një marrëdhënie plotësisht policeske dhe ushtarake në një mënyrë që anëtarët nuk kanë guxim të lëvizin të lirë jashtë kampit. Më pas duhet të japin përgjigje se përse dolën jashtë dhe se çfarë kanë bërë. Tani shtrohet kjo pyetje se përse gjatë gjithë javës vetëm dita e shtunë synohet për liri dalje në Tiranë?! Duket sikur kampi i muxhahidinëve është një burg ku të burgosurve u jepet leje vetëm një ditë në javë të takohen me njerëzit. Të gjitha këto “përse” dhe pyetje  i kisha në mëndje kur isha brenda kampit të muxhahidinëve dhe gjithmonë pyesja me vete se përse na bëhet tërë ky presion?! Nga çfarë kanë frikë?!

Udhëheqësit e Organizatës Muxhahidine Halk vazhdimisht na thonë në veshë që kanë besim vëllazëror te ne, atëherë përse është kaq e keqe dhe e pabesë sjellja juaj?! Përse nuk na lejoni që ne të dalim jashtë vetëm?! Të gjitha këto pyetje na bëjnë budallejn , por fatkeqësisht e vetmja përgjigje që mora nga muxhahidinët është se i bëjnë këto gjëra për shkak të revolucionit dhe armikut dhe se edhe vetë unë duhet të përshtatem me ta dhe se nuk isha më i lejuar të bëja  pyetje dhe të flisja fjalë të tilla.

Shpresoj që deri këtu lexuesit e nderuar të mos jenë lodhur dhe ta kenë kuptuar më së miri kuptimin e burgimit në shtëpi në Tiranë nëpërmjet MKO-së. Në  të vërtetë anëtarët e kësaj organizate nuk kanë asnjë liri zgjedhjeje  dhe janë si rrobotë në gatishmëri të urdhërave të MEK dhe në qoftë se dikush nuk i respekton  atëherë çështja e tij ka marë fund.

Kam qenë dëshmitar  për të gjitha pikat që shkruajta  dhe jam përballur ç’do ditë me to. MEK ka pretenduar vazhdimisht se është një organizatë revolucionare që ka ideale dhe ideologji por për mua është i papërtypshëm fakti  që kjo  organizatë  pretendon të jetë  vazhdimisht në dijeni për gjendjen e anëtarëve të saj. Fatkeqësisht vepron të kundërtën dhe nuk ka aspak besim te anëtarët e saj dhe nuk duron asnjë fjalë të drejtë nga ana e tyre. Madje u mohon edhe të drejtën për të lëvizur të lirë jashtë kampit.

Tani le të japim një përgjigje. E vërteta është kjo që tani organizata e di mirë që nuk mund t’i ndajë anëtarët e saj nga bota e jashtme si në kampin Liberty dhe Ashraf dhe t’i ngujojë me një gardh. Në Tiranë atyre u janë hapur sytë ndaj botës së jashtme dhe nuk duan të qëndrojnë në botën e  tyre të ngushtë dhe të errët dhe duan të kenë lidhje me botën e re të jashtme. Kjo gjë është e padurueshme për MKO-në  dhe për këtë arsye përpiqet  me gjithçka ka në dorë që t’i mbajë ata të izoluar dhe të mos i lejojë të kenë marrëdhënie me botën e jashtme, por organizata e di mjaft mirë që proçedurat e tjera nuk kanë ndikim . Tani unë kërkoj nga ju lexues të nderuar që këto fjalë t’ua përcillni njerëzve të ndërgjegjshëm dhe t’u tregoni se çfarë krimi dhe padrejtësie po bëhet në Tiranë nëpërmjet MEK.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur