Muhamed Agh Atabai, vëllai i një anëtari të sektit Rajavi, ka bërë një ankesë kundër qeverisë shqiptare pranë Komitetit të KB për Zhdukjen me Forcë të vëllait.
Sipas Feragh, nga të dhënat e Shoqatës së Shpëtimit të Qendrës Golestan, Muhamed Agh Atabai, që është në pritje të vëllait të tij Hamidit, ndërsa përshkroi historinë e vëllait të tij, bëri kërkes që ta gjente atë dhe të siguronte mundësinë e komunikimit me të.
Teksti i ankesës është si më poshtë:
Grupi i Kombeve të Bashkuara që punon për Zhdukjet e Detyruara ose të Vullnetshme WGEID.
Komiteti i Kombeve të Bashkuara për rrëmbimet me Forcë.
Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut
Përshëndetje.
Unë quhem Muhamed Agh Atabai, jam një banor që jeton në qytetin e Gonbad të Kavous në provincën Golestan, në Iranin verior. Vëllai im Hamid Muhamed Agh Atabai është kapur nga Organizata Muxhahedin Khelk më shumë se 35 vjet më parë gjatë luftës Iran-Irak dhe u transferua me forcë në kampin e organizatës në Irak
Unë kam shkuarë në Komitetin e KB, në Gjenevë dhe Zvicër, në vitin 2013 për të gjetur dhe kontaktuar vëllain tim. Atje kam shkuarë së bashku me disa familjarë dhe të afërm të disa personave të tjerë të cilët ishin zhdukur gjithashtu në Irak. Një zyrtar i komitetit më tha se ata nuk mund të bënin asgjë për ne sepse Iraku nuk është nënshkrues i Konventës Ndërkombëtare të KB për Mbrojtjen e të gjithë Personave nga rrëmbimet me Forcë dhe nuk është përgjegjës para komitetit.
Kanë kaluar katër vjet që nga prania e Organizatës Muxhahedin Khelk në Shqipëri, dhe sigurisht vëllai im është transferuar me forcë në Shqipëri me këtë organizatë. Shqipëria është një shtet nga nënshkruesit e konventës përkatëse dhe sipas dispozitave të kësaj konvente ky shtet është përgjegjës për veprimet e organizatave dhe grupeve të tilla si Muxhahedint Khelk, të cilat janë të vendosura në atë vend dhe mbështeten plotësisht prej saj.
Gjatë gjithë këtyre viteve, unë u kam dërguar letra dhe mesazhe të gjithë zyrtarëve përkatës të qeverisë shqiptare duke kërkuar që vëllai im të gjendet dhe të më jepet mundësia ta takojë ose të paktën ta telefonojë. Por të gjitha përpjekjet e mia nuk u morën në konsiderat dhe nuk mora asnjë përgjigje nga autoritetet shqiptare. Duhet të theksoj se qeveria shqiptare nuk u jep viza shtetasve iranianë me kërkesë të Muxhahedinve Khelk, kështu që është e pamundur për mua të udhëtoj në atë vend dhe ta ndjek çështjen me autoritetet gjyqësore atje.
Me shpërthimin e virusit Covid-19 dhe vdekjen e dhjetëra njerëzve të bllokuar në kampin MEK në Shqipëri javët e fundit, shqetësimi im për gjendjen e vëllait tim në atë kamp është dyfishuar.
Atë që unë dëshiroj është që ankesa ime drejtuar qeverisë shqiptare, e cila sipas Konventës Ndërkombëtare të KB për Mbrojtjen e Të gjithë Personave nga Zhdukja me Forcë duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e Organizatës Muxhahedin Khelk, që ndodhen në vendin e tyre, dhe që të kem një gjurmë kontakti me vëllain tim që është rrëmbyer në mënyrë të pavullnetshme dhe të sigurohem se ai është mirë.
Faleminderit shumë.
Muhamed Agh Atabai
Gonbad Kavous - Golestan - Iran
Fundi i mesazhit
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir