Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Habilian ( familja e dëshmorëve iranianë të vrarë nga terroristët) tha: “ Kam dëshirë që ta bëjmë shoqërinë shqiptare të kuptojë rrezikun e prezencës së muxhahidinëve. Amerikanët kanë lënë shumë dokumente në lidhje me krimet e MKO-së.”
Sejed Muhammedxhevad Hasheminejad, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqaës Habilian, në një intervistë me agjencinë e lajmeve iraniane Tasnim tha duke iu referuar veprimtarive të Shoqatës: “ Ka më shumë se një vit që jemi duke punuar me disa vëllime të librit “ Kalendari i ngjarjeve terroriste”. Vëllimi i parë i tij i cili mbulon vrasjet e viteve 57’-58’ ( sipas kalendarit iranian) u zbulua në Kongresin ndërkombëtar të Dëshmorëve të vrarë në Tehran dhe është afërsisht 500 faqe. Vëllimi i dytë dhe i tretë janë duke u përgatitur për publikim.”
Ai duke iu referuar aktiviteteve kryesore të vitit të kaluar tha: “ Ne në Shoqatën Habilian gjatë vitit të kaluar kishim bisedime dhe takime me karakter ndërkombëtar në lidhje me grupet terroriste dhe aktivitetet e tyre në shtetin tonë. Duke u përqëndruar në prezencën e grupit Muxhahidine Halk në Shqipëri dhe fillimin e aktiviteteve të tyre aty, ne vendosëm gjuhën shqipe në faqen tonë të internetit Habilian dhe përveç gjuhës franceze, angleze dhe arabe, tani lajmet janë dhe në gjuhën shqipe.”
Hasheminejad shtoi: “ Qëllimi jonë nga kjo punë është që ta bëjmë shoqërinë shqiptare, veçanërisht shoqërinë politike dhe median, të kuptojë rreziqet e pranisë së muxhahidinëve. Kemi shpjeguar për ta që Amerika ka lënë pas shumë dokumente në lidhje me krimet e MEK. Në fakt, në vend që t’i kthejnë këta kriminelë në shtetet e tyre, duke marrë parasysh rrezikun që përbëjnë, i dërguan në shoqërinë shqiptare. Kjo shoqëri duhet të njihet me krimet e tyre.”
Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Habilian, në vazhdim të shfaqjes së aktiviteteve të ndërmarra tha: “ Vitin e kaluar patëm një sërë bisedimesh dhe takimesh me liderat dhe personalitetet fetare, politike dhe ndërkombëtare në lidhje me krimet e kryera nga grupet terroriste ( në veçanti MKO-ja )dhe aktivitetet e ndërmarra nga Shoqata Habilian në lidhje me këtë çështje. Mbajtja e 181 ekspozitave dhe 16 memorialeve në përkujtim të dëshmorëve të vrarë nga terroristët në qytete dhe krahina të ndryshme të vendit ka qenë gjithashtu një ndër aktivitetet e vitit të kaluar. Ne gjithashtu përfunduam një sërë intervistash dhe mbledhje të dokumenteve nga familjet e dëshmorëve të vrarë prej terroristëve.”
Hasheminejad në vazhdim tha: “ Themelimi dhe lëshimi i një gazete të veçantë të quajtur “ Gazeta e specializuar për studimet mbi terrorizmin” ishte një tjetër ndër aktivitetet që vumë në dispozicion në kioskat e shtypit. Mbajtja e katër konferencave të specializuara në universitetet e Shirazit, Isfahanit, Imam Sadik (as) dhe Qendrës së Dokumentimit të Revolucionit Islamik, me pjesëmarrje të profesorëve të shquar, mbi 2500 postime në Shoqatën e Lajmeve Habilian, prodhimi i tre dokumentarëve mbi krimet e terrorizmit në vend si dhe lëshimi i një filmi, ishin ndër aktivitetet e Shoqatës vitin e kaluar.”
Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Habilian në vazhdim tha: “ Natyrisht që disa prej aktiviteteve që u përmendën më sipër do të vazhdojnë dhë gjatë këtij viti, sepse çështja e terrorizmit, krimeve të tij dhe përdorimi i mjeteve të pushtetit nga ata kriminelë është një çështje e vazhdueshme dhe e ndryshueshme. Në vazhdim të punës, Shoqata Habilian do të përpiqet të merret dhe me natyrën e problemeve.”
Aktivitetet e Habilian për prezantimin e krimeve të Organizatës Muxhahidine Halk në shoqërinë shqiptare/ Botuar në dy vëllime të librit “Kalendari i ngjarjeve terroriste”
Categoria: Lajme
Tagged under
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir